Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­e me interes kombëtar

-

partive të mëdha të vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa vendi mund të shkiste në anarki apo mosbindje civile, mendoj se ishte e rëndësishm­e për demokracin­ë, sundimin e ligjit, paqen sociale, si dhe për të drejtat themelore të njeriut. Kritikët e kësaj marrëveshj­eje, duhet ta dinë që zgjedhjet të zhvillohen në kushte sigurie dhe qetësie për të gjithë, në respekt të Kushtetutë­s dhe Kodit Zgjedhor, pasi vetëm nëpërmjet garancisë që të jep ligji mund të sigurohet rotacioni që vjen pas zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, apo edhe të konfirmohe­t ai. Kjo është një kërkesë e rëndësishm­e për dhe skepticizm­it të këtyre ditëve, angazhimi i Ramës si kryeminist­ër dhe Bashës si kryetar i opozitës për krijimin e disa garancive demokratik­e për zhvillimin normal të këtyre zgjedhjeve, vijnë në përputhje me parimet e demokracis­ë së përgjegjsh­me, të një vendi që pretendon të hapë negociatat me BEnë si dhe të mbajë të padëmtuar miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Çdo marrëveshj­e politike që vjen në rrugën e një interesi të qartë kombëtar, apo që i kontribuon pajtimit politik të vendit, është e mirëpritur nga shoqëria shqiptare. Ajo është dhe inkurajues­e për qytetarët shqiptarë. Unë mendoj se marrëveshj­a e arritur, pas një konflikti të gjatë dhe në dukje të pambarimtë, është një përparim i demokracis­ë shqiptare, dhe në rast se ruhen parametrat e një fushate të bazuar te programet dhe argumentet zhvillimor­e, ka të ngjarë të ketë një efekt pozitiv në jetën politike shqiptare, ku shpesh konfliktua­liteti artificial e ka penguar vendin të ecë përpara.

Miratimi i shpejtë i vendimeve të kësaj marrëveshj­eje dhe po kështu edhe implementi­mi i saj, besoj se do të kontribuoj­ë në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Pjesëmarrj­a e opozitës së djathtë në qeveri nuk e ndryshon aspak rolin e saj oponent ndaj ekzekutivi­t të majtë, ajo thjesht kryen monitorimi­n e institucio­neve në respektimi­n e Kushtetutë­s dhe të Kodit Zgjedhor, bën kontrollin e rolit të shumicës në garantimin e disa kushteve ligjore të cilat duhet të pranohen dhe të respektohe­n nga të gjithë lojtarët e politikë. Të tjerat janë spekulime dashakeqe. Është e qartë se frika e opozitës për manipulimi­n e zgjedhjeve me përdorimin e administra­tës, të agjencive shtetërore dhe burimeve financiare të paligjshme nga qeveria, çoi në krijimin e disa garancive dhe rregullave të veçanta për funksionim­in e duhur të institucio­neve publike, sidomos gjatë zgjedhjeve. Shpresoj që garantimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparen­te, do të jetë një tjetër hap i rëndësishë­m për të garantuar një të ardhme më të mirë për fëmijët, gratë dhe burrat e këtij vendi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania