Gazeta Shqiptare

Junajtid fiton Europa Ligën dhe siguron biletën e Championsi­t

Anglezët bëhen skuadra e 5- të në kontinent që ka fituar çdo trofe pas Juventusit, Ajaksit, Bajernit dhe Çelsit "Djajtë e kuq" mposhtën Ajaksin 2- 0 në Stokholm

- Jeton Selimi

Nuk ka surpriza, Mançester Junajtid fiton finalen e Europa Ligue, duke siguruar trofeun e parë europian të kësaj kategorie. "Djajtë e Kuq" thyen me lehtësi Ajaksin në ndeshjen e Stokholmit, me rezultatin 2- 0. Skuadra e Zhoze Murinjos e interpreto­i me mjeshtëri këtë 90minutësh, duke nxjerrë në pah limitet e holandezëv­e me një grup shumë të ri lojtarësh pa eksperienc­ë në evenimente të tilla. "Friends Arena" priti në një mbrëmje të paharruesh­me dy prej skuadrave më të titulluara të kontinenti­t, ku që në minutat e para Mançester Junajitid mori kontrollin duke treguar muskujt, por me kalimin e minutave edhe "harkëtarët" kërkuan të jepnin sinjale jete. Gjithsesi, ishte mister 100- milionëshi Pol Pogba, që zhbllokoi sfidën me një goditje jo të pakapshme, por të fuqishme. Anglezët në festë, Ajaksi i shokuar. Pogba tregoi se në të tilla ndeshje klasi, por edhe milionat e shpenzuara nga Mançester Junajtid arrijnë të bëjnë diferencën. Ajaksi tentoi të çante në qendër të mbrojtjes Junajtidin, por pa ia dalë mbanë, pavarësish­t dëshirës që në të tilla raste nuk është e mjaftueshm­e. Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, një tjetër blerje e verës, Henrikh Mkhitarjsn shteroi shpresat e bardhekuqv­e për të mbajtur të haur sfidën. Një goditje e rëndë për skuadrën e Peter Bosz, ku Dolberg, Jounes dhe Traore, lojtarë që ndiqen nga gjysma e klubeve të mëdha europiane, nuk arritën të nxirrnin në vitrinë vetitë e tyre më të mira. Me kalimin e minutave, skuadra e Zhoze Murinjos menaxhoi në mënyrë perfekte rezultatin dhe tentoi madje të shënonte edhe golin e tretë me Rashford të vetëm në sulm, por edhe kaq mjaftoi që Mançester Junajtid të shpëtojë një sezon gati- gati të dështuar. Me trofeun e parë të Europa League në muze dhe të dytin për Zhoze Murinjon në aventurën e tij të re me "Djajtë e Kuq", për skuadrën më të lavdishme të Anglisë hapet një kapitull i ri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania