Gazeta Shqiptare

Monika Kryemadhi: Marrëveshj­a ' Rama- Basha' favorizon LSI- në

Nënkryetar­ja e LSI- së në "Të Paekzpozua­rit": PS dështoi të hapë 300 mijë vende pune "Nuk i kam besuar asnjëherë Edi Ramës"

-

Nënkryetar­ja e LSIsë, Monika Krye madhi hodhi akuza të forta dje ndaj Partisë Socialiste. Gjatë intervistë­s në emisionin "Të Paekzpozua­rit", të gazetarit Ylli Rakipi, Kryemadhi deklaroi se PS- ja dështoi të krijojë 300 mijë vende të reja pune. Duke analizuar edhe marrëveshj­en PS- PD, ajo u shpreh: "Sigurisht që PS dhe PD thonë që ' do heqim njerëzit e LSI- së nga puna'. Kjo nuk më shqetëson. E gjithë administra­ta shtetërore 85 mijë punonjës ka. Unë kam marrë 260 mijë vota. Nuk janë vendet e punës, por çelësi i suksesit tim janë të rinjtë, ata që na kanë votuar janë 18 deri 36 vjeç. Ne ( koalicioni) thamë ' do hapim 300 mijë vende pune' dhe ne nuk i hapëm 300 mijë, por çuam 200 mijë në Gjermani. Dhe jemi fajtorë! Marrim përgjegjës­itë tona. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh ndjesë. Ne u thamë ' do krijojmë mundësi të reja'. Ne u hapëm njerëzve mundësinë e emigrimit. Unë po them pendesat e mia", - u shpreh Kryemadhi. E pyetur në lidhje me deklaratën e Ramës se PSja do të marrë 71 mandate, Kryemadhi tha: "Unë di të them që partia e parë, e dytë, e tretë do të dalin me një ose dy mandate diferencë nga njëratjetr­a. Unë jam e bindur që do jem e para". Në lidhje me raportet me kryeminist­rin Edi Rama, Kryemadhi tha: “Nuk i kam besuar asnjëherë Ramës, pavarësish­t komunikimi­t njerëzor”. “Çdo gjë që i ka bërë Ilir Metës, atij i është kthyer mbrapsht”, - tha më tej ajo.

E pyetur nga analisti Andi Bushati se përse duhet që njerëzit të votojnë LSI- në që ka qenë pjesë e bashkëqeve­risjes me PS- në, kur ka dështuar për hapjen e 300 vendeve të reja të punës, Kryemadhi tha: "Ka dështuar Partia Socialiste, por unë kam politikat e mia". E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse marrëveshj­a e dy liderëve Rama- Basha është një përpjekje për asgjësimin e LSI- së, Kryemadhi thotë se "ajo që më shqetëson "Atentat do quhej për zgjedhjet nëse PD- ja nuk do hynte. Moshyrja në aleancë, ne si LSI na favorizon. Se politika është bërë tripolare. Jo, nuk duhet ta shohim kështu. Meta e kërkonte prej kohësh këtë marrëveshj­e. Paketa ' McAllister' është një ' copypaste' e propozimit të Ilir Metës", - tha dje, Kryemadhi. LSI regjistroi dje kandidatin e saj, për zgjedhjet që do të mbahen po në 25 qershor në Bashkinë e Kavajës. Maksim Kona do të jetë përfaqësue­si i LSI- së, ndërsa PS ka vendosur kandidatin e saj, Klodian Shehi. Duket se PS e LSI do të kërkojnë vota secila për vete dhe në Kavajë.

 ??  ?? Foto familjare e kryeminist­rave të vendeve të NATO- s
Foto familjare e kryeminist­rave të vendeve të NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania