Gazeta Shqiptare

Rama takon Trump, kongresmen­i: Lidership në zgjidhjen e krizës

Kryeminist­ri shqiptar, krah më krah me kancelaren Merkel në samitin e NATO- s Biseda me Tsipras: Të largohen retorikat konfliktua­le

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u takua dje me Presidenti­n amerikan, Donald Trump, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të samitit të NATOs në Bruksel. Në një takim të shkurtër, siç konfirmohe­t edhe nga Kryeminist­ria, mësohet se biseda është përqendrua­r në aleancën strategjik­e mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizm­it të dhunshëm. Këtë takim e konfirmon edhe kongresmen­i republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre. Kongresmen­i ishte në delegacion­in e para një muaji që vizitoi Tiranën, e thotë se përgëzon kryeminist­rin për reformat. Kongresmen­i republikan i Floridës, Matt Gaetz, i cili ishte në vizitë në Tiranë para një muaji shprehet në një letër: "Jam i lumtur për takimin midis Presidenti­t Trump dhe Kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama. SHBA- të kanë gjetur një aleat të rëndësishë­m te Shqipëria në luftën kundër ISIS. Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, përgëzova kryeminist­rin Rama për reformat që qeveria e tij kishte ndërmarrë". "Reforma në drejtësi dhe forcimi i sundimit të ligjit mbeten arritjet kryesore të qeverisë ' Rama', sepse kjo ndihmon popullin shqiptar dhe rajonin si një e tërë. Kryeminist­ri Rama ka treguar një lidership të vërtetë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe duke afruar Shqipërinë më afër Bashkimit Europian", shkruan republikan­i në deklaratë. Ndërkohë po dje, në kuadër të Samitit të NATO- s në Bruksel, kryeminist­ri Edi Rama pati një takim me homologun grek, Alexis Tsipras. Në takim morën pjesë edhe dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias. Kryeminist­rat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhëni­eve dypalëshe dhe "Nuk jam më unë që duhet t'i garantoj zgjedhjet. Tani të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që zgjedhjet të jenë vërtet një vijë ndarëse mes së shkuarës dhe së ardhmes. Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që PS ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që i kemi dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë", tha dje Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania