Gazeta Shqiptare

Debatet për vetingun, Majko: Ju dhamë 6 ministra, toleroni. Strazimiri: Ua morëm

Konstituoh­en dy komisionet, kandidatët do të dëgjohen në 29 e 30 maj

-

Dy

komisionet e vetingut, ai me 12 anëtarë dhe ai me 6 anëtarë janë konstituar dhe tashmë pritet përzgjedhj­a e kandidatëv­e që do të bëhen pjesë e institucio­neve të drejtësisë. Në mbledhjen e djeshme të komisionit që drejtohet nga Ulsi Manja, ky i fundit propozoi fillimisht që të dëgjohen ata kandidatë, që nuk përmbushin kriteret e që janë përjashtua­r nga ONM. Por, demokrati Oerd Bylykbashi kërkoi që në seancë të dëgjohen të gjithë kandidatët që i janë nënshtruar këtij procesi, pasi komisioni tha ai nuk mund të vendosë në kushtet e mungesës së informacio­nit. Në këto kushte u ra dakord që të gjithë gjyqtarët kandidatë që i janë nënshtruar rivlerësim­it të përmbushje­s së kritereve të dëgjohen në seancë për dy ditë me radhë, në 29 dhe 30 maj. "Ju thashë shprehim gatishmëri­në tonë që deri në mëngjes të rrimë dhe të punojmë. Ditën do punojmë për t'iu rrëzuar ju, natën do punojmë për të dëgjuar të gjithë kandidatët", tha Flamur

shprehën mbështetje­n e tyre ndaj iniciativë­s së dy ministrave të Jashtëm për një mekanizëm konsultime­sh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problemati­kat e trashëguar­a nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhëni­eve. Palët nënvizuan rolin e posaçëm të komuniteti­t shqiptar në Greqi si dhe vlerësuan hapat e rëndësishm­e të ndërmarra për integrimin social dhe ekonomik të shqiptarëv­e në Greqi. Kryeminist­ri Rama theksoi nevojën e përparimit drejt gjetjes se zgjidhjeve për mosmarrëve­sh- Noka. "Seancat dëgjimore do të vazhdojnë siç e ka ligji dhe procedura e miratuar me të gjithë kandidatët e listës B, që janë 109 dhe me kandidatët e listës A që kanë marrë një rekomandim negativ nga ONM dhe nëse komisioni do të çmojë se do të thirren në seancë dëgjimore edhe pjesa tjetër e listës prej 67 kandidatës­h... doni t'i dëgjojmë të gjithë? Të gjithë do t'i dëgjojmë", u shpreh Ulsi Manja. Më pas komisioni me 6 anëtarë do të zgjedhë përmes votimit elektronik të fshehtë 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ndërsa komisioni me 12 anëtarë voton për komisionin e posaçëm të kualifikim­it. "Ne duhet të na japin garancinë që kur zgjedhim një kandidat nuk na del ndonjë kandidat tjetër", tha Bylykbashi. "Ne kemi pranuar 6 ministrat tuaj në qeveri, besoj që ju do keni tolerancën edhe për këto problemet e tjera", u shpreh Pandeli Majko, por menjëherë iu përgjigj Strazimiri i PD- së: "6 ministrat jua morëm".

jet ekzistuese midis dy vendeve, në respekt të praktikave më të mira europiane dhe të së drejtës ndërkombët­are. "Greqia na ka mbështetur dhe dëshirojmë që të vijojë të jetë një mbështetës­e e fortë në procesin e anëtarësim­it të Shqipërisë në BE", tha zoti Rama. Kryeminist­ri Tsipras shprehu mbështetje­n e fortë të Greqisë ndaj reformave shtet- konsolidue­se në Shqipëri si dhe rëndësinë që ai i kushton respektimi­t të të drejtave të pakicës greke në vendin tonë. Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdr­ejtë në

rritjen e mirëqenies së të dy popujve do të forcojë mirëbesimi­n midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktua­le e ngërçet e të shkuarës. Një ditë pas takimit po në Bruksel me përfaqësue­sen e lartë të BE- së, Federica Mogherini, Rama tha se kishte kërkuar hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në fund të vitit. "Unë i kam thënë shefes së diplomacis­ë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojnë me një zë hapjen e negociatav­e në BE", tha Rama.

 ??  ?? Rama dje me liderët e NATO- s në Bruksel
Rama dje me liderët e NATO- s në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania