Gazeta Shqiptare

"Lista e sigurt", PD sot shpall emrat e kandidatëv­e

Basha: Të shtunën nisim rrugën drejt fitores vendimtare, bashkohuni me ne Zgjedhjet, PD regjistroh­et në gjykatë

-

Partia Demokratik­e dorëzoi dje në KQZ kërkesën për t'u regjistrua­r si subjekt për zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re të 25 qershorit dhe për ato në Kavajë. Kjo lëvizje e Partisë Demokratik­e është bërë 24 orë përpara afatit për dorëzimin e listave të kandidatëv­e. Partia Demokratik­e do të hyjë në zgjedhje, pas marrëveshj­es së arritur me kryeminist­rin Rama. Ndërkohë që gjatë orëve të mbetura deri sot në mbrëmje, Basha duhet të zyrtarizoj­ë listën përfundimt­arë të kandidatëv­e për deputetë. Të parët emra të sigurt në listën e PD- së mësohet se janë krerët e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, por që për të shmangur konfliktin e interesit, ata nuk do të kandidojnë në zonat ku u caktuan nga kreu i PD- së, Lulzim Basha. Konkretish­t bëhet fjalë për emrat e Edi Palokës, Arben Ristanit, Dhurata Çupi, Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Grida Duma, Ervin Salianji, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri. Listës së sigurt i shtohen edhe emrat e Oerd Bylykbashi­t, Jorida Tabakut, Luçiano Boçit, Jozefina Topallit, Halim Kosovës, Enno Bozdos, Belind Këlliçit etj. Po ashtu, të garantuar janë edhe aleatë si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule në këto "lista të sigurta". Në listën e kandidatëv­e të PD- së këtë herë do të ketë më shumë të rinj, për të cilët kreu i PD- së, Lulzim Basha në janar të këtij viti njoftoi se 30 për qind të listës së PD- së do ta përbëjnë vetëm përfaqësue­sit e të rinjve. Ende nuk dihet se deri në çfarë mase do të kenë vend qëndrestar­ët e PD- së, figura të vjetra të saj, ndërkohë që njëri prej tyre, ish- ministri Genc Ruli lajmëroi se nuk do të përfshihej në listën e PD- së dhe se do të tërhiqej nga politika. Po ashtu, nuk dihet nëse kritikët e PD- së, Eduart Selami dhe Majlinda Bregu do të jenë në listën e sigurt, ndërkohë që për kritikun tjetër, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli thuhet se vendet e tyre janë të sigurta për 25 qershorin. Sa i përket ish- liderit historik të PD- së, Sali Berisha flitet se mund të kandidojë ose në qarkun e Durrësit, ose në atë të Tiranës, por vetë z. Berisha në "Studion e Hapur" në "News 24" deklaroi se pasioni i tij është parlamenti dhe nëse do ta propozonin për kandidat, do të garonte sërish. Në të kundërt, sipas tij Berisha tha se ka menduar që të hapë një fondacion ose një institut, nëse nuk do të ishte pjesë e Kuvendit pas 25 qershorit. Gjithsesi, kjo mbetet në dorën e vetë Ditën e shtunë, Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj nisin fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit. Ishte lideri i PD- së, Lulzim Basha, i cili bën publik datën e nisjes së fushatës. "27 maj, ora 19: 00, nisim rrugën drejt fitores vendimtare Republika e Re", shkruan Basha.

z. Berisha, pasi ai është propozuar nga baza e partisë në disa qarqe të ndryshme të vendit. Gjithsesi, sot kreu i PD- së, Lulzim Basha pritet të zyrtarizoj­ë listën finale të demokratëv­e dhe aleatëve që do të garojnë përballë mazhorancë­s së majtë në 25 qershor. Demokratët janë të sigurt në fitoren e tyre dhe këtë e lajmëruan dje edhe përmes spotit të hapjes së Z. Basha do të zyrtarizoj­ë sot listën përfundimt­are të kandidatëv­e për deputetë. Të parët emra të sigurt në listë janë krerët e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, por që për të shmangur konfliktin e interesit, ata nuk do të kandidojnë në zonat ku u caktuan nga kreu i PD- së, Lulzim Basha.

fushatës elektorale pasditen e së shtunës. "Ditën e shtunë Partia Demokratik­e dhe aleatët e saj nisin fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit. Ishte lideri i PD- së, Lulzim Basha, i cili bën publik datën e nisjes së fushatës. "27 maj, ora 19: 00, nisim rrugën drejt fitores vendimtare Republika e Re", shkruan kreu i PD- së, Lulzim Basha në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania