Gazeta Shqiptare

Ruli: Nuk do jem në listën e kandidatëv­e të PD

Ish- ministri i Berishës tërhiqet nga politika

-

Katër

herë ministër dhe pesë herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë me Partinë Demokratik­e, Genc Ruli duket se i mbyll me kaq hesapet me politikën. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD- së, Lulzim Basha. Kështu, emri i Rulit pritet të mos jetë as në listën e kandidatëv­e për deputetë të PD. "I kam komunikuar kryetarit të Partisë Demokratik­e, se nuk do të kandidoj më për deputet dhe tërhiqem nga politika", tha z. Ruli. Kështu, emri i Rulit pritet të mos jetë as në listat e kandidatëv­e për deputetë. Shkak për vendimin, sipas Rulit është për t'u lënë hapësirë të rinjve, pasi për të, politika ka nevojë për figura të reja. "E kam thënë edhe më herët që nuk do të kandidoj, largohem nga Kuvendi, t'u lëmë hapësirë të rinjve. Politika shqiptare ka nevojë për figura të reja", është shprehur Ruli. Një muaj më parë, i ftuar në "Këndi ne Ekselencës" në emisionin "Vila 24" në "News 24", Ruli deklaroi se nuk e kishte ndarë mendjen nëse do vazhdonte karrierën politike apo do të tërhiqej përfundimi­sht. Genc Ruli, një nga themeluesi­t e Partisë Demokra- tike, u rikthye në PD në vitin 2005, pas një kohe të gjatë jashtë politikës. Ne tri legjislatu­rat e fundit, ai ishte deputet i Gjirokastr­ës, ku fillimisht u zgjodh në maxhoritar dhe më pas në dy legjislatu­ra kryesonte listën në këtë qark. Së fundmi, ai ishte angazhuar në Njësinë nr. 5 në Tiranë. Dy vjet më parë, Ruli i dërgoi një tjetër letër Bashës, ku i bënte të ditur se tërhiqej nga pozicioni i nënkryetar­it të Komisionit Parlamenta­r të Veprimtari­ve Prodhuese, por më pas u rikthye.

 ??  ?? Genc Ruli
Genc Ruli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania