Gazeta Shqiptare

Deputeti i PS- së, Alfred Peza merret zyrtarisht i pandehur

Peza: E gjitha kjo, farsë e ndyrë. Avokati: Është fitore e sigurt Prokuroria e Përgjithsh­me e akuzon për 3 vepra

-

Prokuroria e Përgjiths hme ka marrë zyrtar isht të pandehur deputetin Alfred Peza, ndërsa mesditën e djeshme iu komunikuan edhe akuzat e ngritura ndaj tij. I shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Peza u paraqit paraditen e djeshme në organin qendror të akuzës, ku iu njoftuan akuzat dhe firmosi aktet e dosjes. Kështu, në përfundim të hetimeve, prokuroria e çoi dosjen e tij në Gjykatën e Lartë, duke e akuzuar atë për veprat penale "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", si dhe "Refuzim për deklarim, mosdeklari­m, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive". Sipas prokuroris­ë, nga hetimet rezultoi se i pandehuri zotëron një pasuri me vlerë 840 milionë lekë, ku sipas organit të akuzës, burimi i të cilave është i dyshimtë. Në dalje të prokuroris­ë, deputeti i Partisë Socialiste nuk bëri asnjë koment për mediat, ndërsa avokati i tij Ardian Visha e cilësoi të sigurt fitoren me drejtësinë. "Ky rast nuk ka kënd që të qëndrojë në tokë. Akuzat janë ngritur nga prokuroria pa pasur prova. Për mua është një rast i lehtë për t'u fituar. Është një rast i ndërtuar keq nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Çdo avokat do ishte i lumtur ta kishte këtë rast sepse është një fitore e sigurt", - tha Visha. Hetimet ndaj Alfred Pezës nisën muaj më parë pas kallëzimit të bërë nga ILDKP- ja. Nga hetimi u zbulua se bashkëshor­tja e Pezës kishte investuar shumën prej 1 milion eurosh për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë. Me kërkesën e prokuroris­ë, Gjykata e Krimeve të Rënda firmosi për sekuestrim­in e "Ky rast nuk ka kënd që të qëndrojë në tokë. Akuzat janë ngritur nga prokuroria pa pasur prova. Për mua është një rast i lehtë për t'u fituar. Është një rast i ndërtuar keq nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Çdo avokat do ishte i lumtur ta kishte këtë rast, sepse është një fitore e sigurt", - tha Ardian Visha.

pasurisë së Pezës, kjo sipas ligjit "Antimafia". Ndërsa Gjykata e Lartë, pak ditë më parë e rrëzoi kërkesën e prokuroris­ë duke refuzuar kështu edhe sekuestron.

REAGIMI I PEZËS

Pak orë pas vendimit të prokuroris­ë, Alfred Peza reagoi me një status në "Facebook". "Fati e deshi që Prokuroria të ishte kujdesur që mbërritje ime atje, ' të koinçidont­e' me takimin e parë mes ministrit të Ri të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Kështu që kamerat dhe gazetarët e harruan për çfarë kishin shkuar dhe në të drejtën e tyre, zgjodhën që të fokusohen tek unë dhe avokati im, z. Ardian Visha. E gjitha kjo farsë e ndyrë ka filluar të çmontohet, menjëherë pas tërheqjes sime nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë rrëzoi me vendimin unanim të pesë anëtarëve të Kolegjit Penal, kërkesën e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për vendosjen e sekuestros preventive ndaj parave të mia", shkruan Peza.

 ??  ?? Alfred Peza
Alfred Peza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania