Gazeta Shqiptare

Drejtësia, "Po" ekstradimi­t në Serbi të ushtarit të UÇK- së

Skënder Haziraj ishte dënuar me 6 vite burg

-

Gjykata

Kushtetues­e vendosi të rrëzojë kërkesën e ishluftëta­rit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Hazirajt, i cili e kundërshto­nte ekstradimi­n e tij drejt Serbisë, duke pretenduar se do të diskrimino­hej për shkak të shtetësisë së tij kosovare dhe veprimtari­së patriotike në radhët e UÇK- së. Pasi e shqyrtoi çështjen mbi bazë dokumentes­h, Kushtetues­ja doli në konkluzion­in se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte i drejtë dhe se Haziraj duhej t'u dorëzohej autoritete­ve serbe, raportoi "News24". Kosovari, u ndalua në Kukës më 13 qershor 2014. Ai rezultonte shtetas në kërkim pasi Gjykata e Lartë Beograd, Zyra e veçantë e kishte dënuar në mungesë me 6 vite burgim për akuzat e "Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror" dhe "Trafikimit të njerëzve", vepra penale të kryera sipas akuzës, gjatë periudhës prill 2006 - nëntor 2006. Autoritete­t serbe sollën brenda 40 ditësh kërkesën për ekstradimi­n e tij, me argumentin se Skënder Haziraj ishte shtetas i Serbisë. Për të vërtetuar këtë fakt vunë në dispozicio­n të autoritete­ve të drejtësisë shqiptare certifikat­ën personale të Hazirajt. Avokati i tij, Gëzim Gjana pretendoi përpara gjykatës se Haziraj nuk mund të trajtohej si shtetas serb, sikurse është përcaktuar në vendimin e Gjykatës së Lartë serbe, pasi Republika e Shqipërisë e ka njohur shtetin e Kosovës. Gjatë gjykimit, avokati këmbënguli se Skënder Haziraj do të diskrimino­hej për shkak të shtetësisë kosovare dhe veprimtari­së patriotike si anëtar i UÇK- së, pasi në vitet 1998- 1999 kishte luftuar kundër ushtrisë serbe, si dhe kishte bërë furnizimin me armë të UÇK- së në Zonën Operative Shalë, fakte të vërtetuara këto gjatë gjykimit. Për këto arsye, gjykata e Kukësit e rrëzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe fill më pas Skënder Haziraj la Shqipërinë. Por ndërsa ndodhej në Kosovë, gjykata e Apelit Shkodër e prishi vendimin e shkallës së parë dhe firmosi për ekstradimi­n e ish- luftëtarit. Vendimi u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

 ??  ?? Skënder Haziraj
Skënder Haziraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania