Gazeta Shqiptare

Ja si e realizoi atentatin killeri 35- vjeçar

Detajet e reja, shoqërohen 15 persona. Policia, hetime mbi lidhjet e Mirvjen Hysenit Ekzekutori i pamaskuar zbriti nga makina dhe qëlloi me kallash 2 viktimat

- Enrik Mehmeti

Krijohet identikiti i at entatorit të ngjarjes në Vlorë ku mbetën të vrarë pronari i televizion­it "Vlora Chanel" Mirvjen Hyseni dhe drejtori i OSHEE- së Roland Saliu. Sipas kamerave të sigurisë të bankës ngjitur dhe hotelit, mësohet se makina "BMW" që u përdor për ngjarjen ka kaluar disa herë në rrugë. Atentati ka ndodhur rreth 10 minuta pasi është larguar vajza e Mirvjen Hysenit, e cila ishte duke lozur pranë lokalit me shoqen e saj. Atentatori ka gjuajtur në fillim në distancë, ndërsa më pas ka dalë dhe u është afruar viktimave duke u shtirë sërish. Të gjitha këto veprime i çojnë hetuesit drejt pistës se atentatori ka qenë i paguar. Pronari i televizion­it ka qenë duke pirë ujë në momentin e ngjarjes, ndërsa mësohet se plumbi ka marrë të parin në kokë drejtorin e OSHEE- së, i cili ka qenë pozicionua­r me kurriz nga rruga. Atentatori është rreth 35 vjeç dhe mbante në kokë një kapelë. Makina e përdorur në vrasje dyshohet se është deklaruar si e vjedhur jashtë pas hyrjes në Shqipëri, ndërsa targat mendohet të jenë vjedhur në Durrës. Sipas hetimeve paraprake, në shënjestër të atentatit ka qenë pronari i televizion­it "Vlora Chanel", Mirvjen Hyseni. Ai njihet në Vlorë si një njeri korrekt, ndërsa bashkëshor­tja e të ndjerit është aktualisht këshilltar­e në Këshillin Bashkiak të qytetit. Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me pozicionin e tij si drejtues televizion­i.

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se biznesmeni Mirvjen Hyseni mund të jetë ekzekutuar për shkak të konfliktev­e që mund të ketë pasur me persona të tjerë dhe deri te drejtimi i medias, ku për këtë pistë po verifikohe­n dhe kronikat e transmetua­ra së fundmi nga televizion­i "Vlora Chanel". Dje policia ka marrë në pyetje të afërm të viktimës si dhe punonjës së këtij televizion­i lokal. Gjithashtu, hetuesit kanë përqendrua­r hetimet edhe tek e shkuara e

40- vjeçarit Hyseni, qoftë kur ka qenë emigrant në Spanjë dhe në Itali, por edhe në Shqipëri. Njëri nga viktimat e masakrës së Çoles, që ndodhi në prill të vitit 2015, ishte kushëri i tij. Gjithashtu, gru-

pi hetimor po heton dhe për makinën e atentatorë­ve, e cila u gjet e djegur në fshatin Panaja. Ekspertët pohuan se automjeti tip "BMW 320" me targa AA 348 PC dyshohet të jetë vjedhur në Durrës pak ditë

më parë. Makina është në pronësi të shtetasit I. C., i cili ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e mjetit, ndërsa pritet të merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen. Tre autorët e krimit e kanë

përdorur makinën para dhe pas atentatit dhe me të kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

CEREMONIA E VARRIMIT

Pasditen e djeshme janë Vrasja e dyfishtë ka tronditur banorët e Vlorës. Kjo dhe për faktin se atentati mafioz ka ndodhur në qendër të qytetit dhe se ekzekutori ka rrezikuar seriozisht dhe jetën e personave të tjerë. Mësohet se atentatit të së mërkurës i shpëtoi paq edhe vajza e mitur e biznesmeni­t Mirvjen Hyseni, e cila pak para breshërisë me kallashnik­ov ishte duke lëvizur me biçikletë pranë tavolinës ku po pinte kafe i ati me kreun e OSHEE- së, Roland Saliu. zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave. Në orën 14: 00 është zhvilluar ceremonia për Roland Saliun, ku kanë marrë pjesë shumë personalit­ete të politikës dhe jashtë saj. Një orë më pas, pikërisht në vendin ku ndodhi atentati është zhvilluar ceremonia mortore e Hysenit. Për shkak të numrit të madh të personave që merrnin pjesë në varrim dhe kohës së keqe është krijuar trafik i rënduar për në rrugën e varrezave. Familjarë të viktimave kanë vendosur lule në tavolinën ku ata mbetën të vrarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania