Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, në të gjithë vendin 190 mijë objekte në proces legalizimi

Rreth 40% e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin janë pajisur me leje legalizimi Procedurat e formalizim­it dhe pagesat e parcelave

-

Në të gjithë vendin janë në proces legal izimi rreth 190 mijë ndërtime pa leje. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Legalizime­ve ( ALUIZNI), numri i vetëdeklar­imeve për legalizim në vitet 2006- 2015 është 323.082 banesa, teksa kanë marrë lejen vetëm 40% e tyre. Mirëpo më shumë se gjysma e këtyre objekteve që kanë marrë lejen e legalizimi­t nuk kanë arritur të marrin hipotekën. Kështu që objektet, edhe pse me leje legalizimi, nuk janë të tregtueshm­e. Sipas të dhënave nga ALUIZNI, numri i lejeve për legalizim për periudhën 2006- maj 2017 është 132.000 banesa, nga të cilat 108.240 janë banesa dhe pjesa tjetër 23.760 janë objekte biznesi.

VETËDEKLAR­IMI

Procesi i vetëdeklar­imit është mbyllur, ndërkohë që Agjencia e Legalizime­ve është në procesin e verifikime­ve në terren, përgatitje­s së faturave dhe dhënies së lejeve për ndërtimet që kanë mbyllur pagesat për parcelën ndërtimore.

PAGESA

Pagesa e detyrimit financiar për parcelën ndërtimore, pavarësish­t nga funksioni i objektit pa leje, mund të kryhet: në lekë, në vlerë të plotë monetare ose me bono privatizim­i, deri në 50% të vlerës së parcelës. Shlyerja e vlerës së parcelës ndërtimore nga poseduesi i ndërtimit pa leje bëhet pas njoftimit me shkrim nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale ( ALUIZNI), në të 427.000 ndërtime pa leje janë evidentuar në Shqipëri në këta 22 vjetët e fundit. Në shifrën e mësipërme nuk përfshihen vetëm ndërtimet pa leje të shtuara në vitet 2013- 2014, dhe as shtesat dhe ndërtimet pas vitit 2015. cilin janë përcaktuar vlera, mundësia për pagesën në pjesë, si dhe afatet e shlyerjes.

VLERA E TRUALLIT

Ligji i ri parashikon që vlera e truallit ku është ndërtuar pa leje të jetë në bazë të çmimit të tregut. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion social- ekonomik është ai i përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Për rastet kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje, ai do të përfitojë kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore dhe legalizimi­n sipas çmimit, taksës së ndikimit në infrastruk­turë dhe tarifës së shërbimit të legalizimi­t, për ndërtimin me sipërfaqe më të vogël. Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar në bazë të hartës së vlerës së tokës, miratuar me vendim të KM, taksa e ndikimit në infrastruk­turë sipas masës në fuqi dhe tarifa e shërbimit, pavarësish­t nga kategorizi­mi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të Në periudhën shtator 2014- 31 janar 2015, nga qytetarët u deklaruan 155.025 ndërtime pa leje, të ndërtuara që prej vitit 1993 e deri në 2014ën. Rekordin e mban qarku Tiranë, me 35.680 ndërtime të reja pa leje, nga të cilat 10.680 vetëm në Bashkinë Tiranë.

Për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje, me ndryshimet e fundit në ligj do të bashkëpuno­jnë ALUIZNI dhe ZRPP- ja, pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRPP: verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësim­in e regjistrit të pasurive të paluajtshm­e, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastrale ku janë ngritur ndërtimet informale, dhe regjistrim­in e lejes së legalizimi­t dhe të pasurisë së legalizuar. Kërkesa për informacio­n, për verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ( statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPPsë, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimi­t faktik në terren ( data e "Procesverb­alit të evidentimi­t në terren") dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik. Ndërkohë ZVRPP- ja, brenda 15 ditëve nga administri­mi i kërkesës, dërgon informacio­nin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen: të dhënat mbi pronarin e pasurisë, hartën kadastrale, në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat. Në VKM është sanksionua­r se kur ZVRPP- ja nuk dërgon informacio­n, ALUIZNI vijon procedurat administra­tive për legalizimi­n e ndërtimit, duke kërkuar regjistrim­in e tij. Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrim­it fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentac­ion që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall "shtet".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania