Gazeta Shqiptare

Ndryshon Formulari i Deklarimit të Pagesës së TVSH- së, reflektohe­t ulja e TVSH- së në turizëm në 6%

-

Formulari

i Deklarim it të Pagesës ( FDP) i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka shënuar një ndryshim, duke reflektuar reduktimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për strukturat akomoduese në 6%. Ky ndryshim bëhet efektiv që në deklarimin e qershorit. Sipas burimeve zyrtare nga Tatimet, në Fletoren Zyrtare Nr. 113, datë 22 maj 2017, është publikuar Ligji Nr. 71/ 2017, datë 27.04.2017 "Për një shtesë në ligjin nr. 92/ 2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", të ndryshuar. Sipas këtij ndryshimi, në nenin 49, të ligjit nr. 92/ 2014, "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", të ndryshuar, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: "3. Shkalla e reduktuar e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuar­a në legjislaci­onin e fushës së turizmit, është 6%. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave." Ky ndryshim ligjor, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare, përkatësis­ht nga data 05.06.2017. Për sa më sipër, Tatimet bëjnë të ditur që formulari i Deklarimit e Pagesës së TVSHsë ( FDP), i ndryshuar, do të përfshijë periudhën tatimore qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14.07.2017. Kuvendi miratoi në seancën e fundit parlamenta­re uljen e TVSH- së për strukturat akomoduese nga 20 në 6%, me synim nxitjen e sektorit të turizmit. Vendimi u mirëprit nga operatorët turistikë, të cilët deklaruan se kjo do të ndikojë pozitivish­t në ecurinë e turizmit në vend. Kjo është hera e parë në vend që kemi përshkallë­zim të TVSH- së për një kategori të caktuar shërbimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania