Gazeta Shqiptare

Sportisti me 50 medalje: S'më japin lekët e akorduara për arritjet e mia

18- vjeçari: Bashkia e Tiranës s'më jep asnjë motivacion, kam nderuar flamurin shqiptar Bekim Basha: Kam 200 mijë lekë për të marrë

-

jve në 2013, që u zhvillua në Spanjë, dhe Kupa e Botës për të Rinj në 2016, që u zhvillua në Umag të Kroacisë. Këto të dyja, pasi e para është eventi im i parë i nivelit elitar, ndërsa e dyta pasi kam arritur rezultatin më të mirë deri më tani në karrierë.

Çfarë çmimesh ke fituar?

Kam arritur dy herë, një herë vendi i 5- të dhe një herë vendi i 7- të në Ballkan. Dy herë kam qenë në 10 më të mirët e Europës, një herë vendi i 9- të ndërsa një herë vendi i 5- të. Po ashtu, kam fituar medaljen e argjendit në Kupën e Botës për të Rinj. Kam marrë mbi 50 medalje kombëtare dhe ndërkombët­are.

Një vendim i Këshillit Bashkiak i para 2 viteve të akordoi një shumë prej 200 mijë lekësh. Me çfarë motivacion­i?

Motivacion­i ka qenë fitimi i dy medaljeve të argjendta në botërorin e Shotokanit që u zhvillua në Prishtinë. A i ke marrë këto para? Paratë po bëhen 2 vite që janë kudo, vetëm te unë jo... Pse nuk i ke marrë ende? Ndoshta për arsye teknike ose për paaftësi të personelit të institucio­nit përkatës. Habitem se si ka fonde për të ndërtuar qendra rekreative sportive ose kulturore që kushtojnë qindra- mijëra euro, dhe nuk paska disa miliona lekë të vjetra, të cilat më takojnë me ligj për të m'u dhënë.

Çfarë përgjigjej­e ke marrë nga bashkia?

Përgjigjja e vetme që kam marrë është kjo: Në lidhje me kërkesën e parashtrua­r nga ana e sportistit, po ju përcjellim bashkëlidh­ur kësaj shkrese kopje të shkresës me nr. prot. S- 5813/ 4, M- 69082, datë 04.05.2016, të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Menaxhimit Financiar, ku shpjegohen arsyet e pamundësis­ë së ekzekutimi­t të vendimeve të Këshillit Bashkiak për shpërblimi­n e sportistëv­e. Por, bashkëngji­tur nuk ka pasur asnjë motivacion, sikurse më thuhet në përgjigjen e bashkisë. Çfarë apeli ke? Apeli im i vetëm është që paratë e sipërpërme­ndura nuk janë as 1/ 10 e harxhimeve të deritanish­me që familja ime ka shpenzuar për mua. Këto para do jenë një simbol i mirëfunksi­onimit dhe i vlerësimit nga qeveria kundrejt meje si sportist. Unë përfaqësoj Shqipërinë dhe flamurin shqiptar, jo veten time dhe familjen time. Ndoshta vështirësi­a për t'i marrë këto para vjen edhe sepse ky vendim më është akorduar në kohën e qeverisjes së Lulzim Bashës. Përveç kësaj, i kërkoj ministres së re të Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, t'i çojë klubit "Studenti" grantin për të më paguar. Unë sapo kam mbushur 18 vjeç dhe tashmë kam kaluar me të rriturit, çka do të thotë se sipas legjislaci­onit në fuqi duhet të marr rrogë. Ajo që dua të di është: Kur do më jepet mundësia për të përfaqësua­r denjësisht shtetin shqiptar?

Unë sapo kam mbushur 18 vjeç dhe tashmë kam kaluar me të rriturit, çka do të thotë se sipas legjislaci­onit në fuqi duhet të marr rrogë. Ajo që dua të di është: Kur do më jepet mundësia për të përfaqësua­r denjësisht shtetin shqiptar?!

 ??  ?? Faksimile e përgjigjes së Bashkisë së Tiranës, ku nuk shpjegohen arsyet e mosekzekut­imit të pagesës
Faksimile e përgjigjes së Bashkisë së Tiranës, ku nuk shpjegohen arsyet e mosekzekut­imit të pagesës
 ??  ?? Sportisti Bekim Basha
Sportisti Bekim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania