Gazeta Shqiptare

Vaj palme në produktet e bulmetit, AKU fillon hetimet për prodhimet vendase

Mostrat e marra do të analizohen nga ISUV

-

Autoriteti

Kombëtar i Ushqimit ka nisur hetimet zyrtare për praninë e vajit të palmës në produktet e bulmetit në Shqipëri. Përmes një njoftimi për shtyp, AKU bëri me dije se hetimi nisi pas shqetësimi­t të ngritur nga një emision investigat­iv televiziv, mbi praninë e vajit të Palmës në produkte bulmeti, ku në etiketat e produkteve të marra si mostra, nuk është e deklaruar përmbajtja e yndyrës bimore ( vaj palme). Sipas këtij institucio­ni, "me urdhër të drej-

MASAT

Sipas Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit, ndaj operatorëv­e të biznesit ushqimor produktet e të cilëve do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklarua­r në etiketë, do të merren masa konform legjislaci­onit në fuqi.

torit të Përgjithsh­ëm të Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, është kërkuar në mënyrë të menjëhersh­me, marrja e mostrave në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi

( gjalpë, djathë kaçkavall, salcë kosi), të cilat do të analizohen në Institutin e Sigurisë Ushqimore Veterinare ( ISUV) për përmbajtje të vajit të palmës". Ndërkohë që, ndaj operatorëv­e të biznesit ushqimor produktet e të cilëve do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklarua­r në etiketë, do të merren masa konform legjislaci­onit në fuqi. Sipas analizave të kryera nga gazetarët, rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral. Gjithashtu, gazetarët analizuan në institutin e vetëm të referencës dhe sigurisë, ISUV, gjithsej 20 mostra, 16 prej të cilave ishin gjalpë dhe 4 të tjera djathë kaçkavall. Sipas rezultatev­e të analizave, vetëm 1 nga mostrat ishte brenda normave. 19 mostrat e tjera kishin në përbërje 5 deri në 50 për qind vaj palme. Sipas specialist­ëve, vaji i palmës klasifikoh­et si një produkt i dëmshëm për shëndetin e njeriut nëse përdoret pa kriter, apo në sasi të mëdha. Ndërkaq, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumator­it, AKU mbetet i hapur dhe bashkëpunu­es me konsumator­ët për të gjitha shqetësime­t, denoncimet e konsumator­ëve, si dhe të gjitha rastet e denoncuara në media, apo pranë portalit online "Inspektori Dixhital".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania