Gazeta Shqiptare

Sulm terrorist në Athinë, Papademos i shpëton atentatit

Ish- kryeminist­ri grek mori një zarf- bombë që i shpërtheu në duar, plagoset edhe shoferi Pas operacioni­t, është jashtë rrezikut për jetën

-

Ish- kryeminist­ri grek, Lu kas Papademos është pla gosur rëndë, pasi ka hapur një pako- bombë brenda automjetit me të cilin udhëtonte. Sipas informacio­neve, në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, prej të cilëve njëri është plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Athinë, ndërsa siç raporton "BBC", Papademos dhe shoferi i tij nuk janë në gjendje rreziku për jetën. Mediat greke raportuan se Papademos, ka qenë në automjetin e tij pasi ka marrë një zarf, brenda të cilit kishte bombë, dhe pasi e ka kuptuar se çfarë përmbajtje­je ka brenda, e ka hedhur atë në dysheme. Më pas bomba ka shpërthyer, duke e plagosur atë në fytyrë, duart, bark dhe këmbë, ndërsa bashkë me shoferin, edhe ai i lënduar, u transportu­an me urgjencë në spital. Ish- kryeminist­ri, 70 vjeç, i është nënshtruar një operacioni kirurgjika­l, ndërsa thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke e kanë cilësuar ngjarjen si një akt terrorist. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë lloj pajisjeje është përdorur për të kryer këtë shpërthim. Lucas Papademos është emëruar kryeminist­ër në nëntor të vitit 2011, mes trazirave ekonomike dhe politike, duke shërbyer në këtë post deri në maj të vitit 2012. Ekonomisti udhëhoqi Greqinë jashtë krizës së vështirë financiare të atyre viteve. Ai ishte kryeminist­ër i qeverisë teknike në 2011- 2012, ose qeverisë së unitetit kombëtar, ndërsa mbahet mend për shtrëngimi­n e masave financiare me qëllim marrjen e këstit të radhës nga FMN- ja. Ai ka qenë gjithashtu zëvendëspr­esident i BQE. Pas negociatav­e të gjata, kryeminist­ri që po largohej, George Papandreu dhe udhëheqësi i opozitës së Demokracis­ë së Re, Antonis Samaras, arritën një marrëveshj­e për emrin e shefit të ri të qeverisë, i cili duhej të bindte Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombët­ar të jepnin 8 miliardë euro ndihmë të nevojshme për vendin brenda 15 dhjetorit, për të paguar faturat dhe për të shmangur falimentim­in në minutën e fundit. Me një përvojë mjaft solide si një profesor universite­ti, por edhe në financë ndërkombët­are, Lucas Papademos, atëherë 64 vjeç, ish- zëvendëspr­esident i Bankës Qendrore Europiane ( BQE), është një personalit­et mjaft i shquar dhe i respektuar në Greqi e jashtë saj. I lindur në Athinë në vitin 1947, pasi u diplomua në kryeqyteti­n grek, Papademos studioi në SHBA, ku u diplomua në Institutin e Teknologji­së në Massachuse­tts ( MIT), më parë në Fizikë e më pas mori doktoratur­ën në Inxhinieri Elektronik­e në vitin 1972 dhe një në Ekonomi në vitin 1978. Ndërsa studionte, ka punuar si kërkues në MIT. Karriera e tij akademike fillon pranë Departamen­tit të Ekonomisë në Universite­tin e Kolumbisë në NjuJork, ku gjatë periudhës 1975- 1984 shërbeu si asistent dhe më pas si profesor.

Më 20 mars, 8 pako me bomba u zbuluan në një zyrë postare në Athinë. Mediat ndërkombët­are raportuan atëherë se objektivi ishin disa zyrtarë të BE- së, që punojnë në sektorin e biznesit dhe financave. Megjithatë, subjektet e tyre reale nuk arritën të verifikohe­shin nga autoritete­t përkatëse.

 ??  ?? Sulmi terrorist në Athinë
Sulmi terrorist në Athinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania