Gazeta Shqiptare

Greqia kërkon naftë në zonën e diskutuesh­me me Shqipërinë, jep detin me koncesion

Ekspertët: Ka rezerva të mëdha gazi dhe nafte

-

Qeveria greke ka dhënë me koncesion kuadratet detare dhe tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshj­eje të nënshkruar në Athinë pasditen e së enjtes në Ministrinë greke të Energjetik­ës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanitë fituese të koncesione­ve. Ministria greke publikoi vetëm marrëveshj­en dhe jo hartën detare ku do të kryhen kërkimet fizike, duke shtuar dyshimet se ato do të prekin pjesën e negociuesh­me mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë për kërkimet në tokë, harta dhe koordinata­t u publikuan normalisht. Mes zonave të dhëna me koncesion është "Joni 2", që është kuadrati që shtrihet në veri të ishullit të Korfuzit, një pjesë e të cilit mbivendose­t në zonën e diskutuesh­me mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo zonë iu dha konsorcium­it "Total France", "Elpe" dhe italianëve të "Edison", ku shpimi i parë është parashikua­r të kryhet brenda vitit 2018. Përfaqësue­si i "Elpe", deklaroi se konsorcium­i është i bindur se në këtë zonë ka rezerva të mëdha të gazit dhe naftës. Edhe ministri grek i Energjetik­ës ka shprehur bindjen se kërkimet do të kenë sukses, dhe ka deklaruar se në pak vite harta energjetik­e botërore do të ndryshojë dhe Greqia do të gjendet në qendër të ndryshimev­e pozitive. Kuadrati "Joni 2" ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por në bazë të marrëveshj­es së demilitimi­t të ujërave me Greqinë mes ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe ministres greke të Jashtme Dora Bakoyannis, një pjesë e madhe e tij i kalon zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë. Marrëveshj­a mes dy vendeve u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e shqiptare dhe nuk është rati- fikuar nga parlamente­t respektive. Si duket kjo situatë nuk e ka penguar Athinën ta negociojë fillimisht me kompanitë norvegjeze të kërkimeve sizmike, dhënien e zonës për kërkime, të cilat, pas reagimeve të Tiranës zyr- tare, u kryen natën nën mbrojtjen e rojës bregdetare greke. Pas kërkimeve sizmike, Athina vendosi avancimin për shpime me sonde, pavarësish­t se kërkimet në këtë zonë, duhet të kenë të paktën dakordësin­ë e Tiranës, ose për të qenë tërësisht të ligjshme, një tjetër marrëveshj­e për demilitimi­n e ujërave mes dy vendeve. Për Athinën zyrtare kjo pjesë mbetet territor grek, madje për këtë Greqia ka dorëzuar edhe koordinata­t gjeografik­e të saj në Departamen­tin e Hartave të OKB- së, pa pasur një rezultat të bisedimeve apo marrëveshj­e të re mes dy vendeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania