Gazeta Shqiptare

Detaje të reja nga Kisha e Shën Marisë në Labovë të Kryqit

“Dëmtimeve të përgjithsh­me që ka pësuar kisha në kohë nuk i ka shpëtuar dhe dekoracion­i i jashtëm”

-

Kisha e Labovës së Kry qit ndodhet në mes të fshatit dhe me siluetën dhe ngjyrën e kuqe të saj në sfondin e një selvie shekullore, ajo mbizotëron fshatin, sidomos kur e sodisim për së largu. Sot kisha përmban shumë meremetime e shtesa të ndryshme që i janë bërë në anën veriore, jugore dhe atë perëndimor­e. Megjithatë, shtesat nuk kanë mundur të fshehin kompozimin planimetri­kovëllimor të brendshëm e të jashtëm. Kompozimi i brendshëm shëmbëllen me ndërtimet me mjedisin qendror me kupolë mbi pilastra dhe arkada, të njohura nga arkitektur­a bizantine, duke filluar nga shek. VII me Shën Sofinë e Selanikut dhe duke vazhduar deri në shek. XII- XIII me kishat e Kostandino­pojës apo Artës.

Nga ana tjetër trajtimi i pamjeve të jashtme i përgjigjet kompozimit vëllimor të kishave në formë kryqi me kupolë, ku kemi një shkallëzim piramidal me mbizotërim­in e kupolës mbi tambur të lartë në qendër, që ngrihet mbi çatitë e katër krahëve të kryqit dhe të katër ambienteve këndore. Veçori tjetër e monumentit është dekoracion­i shumë i pasur qeramo- plastik, me të cilin janë veshur fasadat tij. Vlera të tjera që i shtohen monumentit janë veprat e arteve të zbatuara në dru, si ikonostasi, i daltuar në vitin 1805, froni peshkopal e amvoni, si dhe piktura murale, që sot është e fshehur nën suva.

Vlerat e veçanta të këtij monumenti nuk mund të mbetnin jashtë vëmendjes të studiuesve të shumtë të huaj dhe vendas. Ato nuk mund të mbeteshin dhe jashtë interesit të studiuesve dhe vizitorëve të shumtë për të t’i shijuar këto vlera. Prandaj vendimi për rehabiliti­min e kishës së Fjetjes së Shën Marisë së Labovës së Kryqit ishte në kohën e duhur për ta kthyer këtë monument në një destinacio­n të rëndësishë­m vizitash dhe të turizmit shkencor.

Për vetë rëndësinë dhe problemet që paraqiste ky monument ishte krijuar një ndërgjegjë­sim për përgjegjës­inë dhe vështirësi­në e një ndërmarrje­je të tillë. Gjendja ekzistuese me meremetime­t, rindërtime­t, përforcime­t dhe shtesat e harëpasher­ëshme sugjeronte për një përballje me probleme serioze të karakterit statik me morfologji­k. Kështu p. sh. inklinimi i tamburit të kupolës, rindërtimi i gjithë faqes lindore në vitin 1776, ndërtimi i elementeve përforcues­e të brendshme etj., dëshmonin qartazi se kisha kishte pësuar një dëmtim serioz që kërkonte një rikonstruk­sion, gjatë të cilit ishin prekur dhe elementet arkitekton­ike e dekorative.

Përballimi i këtyre problemeve nuk mund të realizohes­hin pa një bashkëpuni­m të ngushtë ndërmjet grupit projektues dhe specialist­ëve të fushave të ndryshme: me studiues kompetentë në fushën e arkitektur­ës bizantine dhe të restaurimi­t, me konstrukto­rë me eksperienc­ë për zgjidhjen e problemeve statike, gjeologë për kryerjen e sondazheve, analizave dhe studime gjeoteknik­e, gjeofizike dhe gjeosismik­e, me restaurato­rë të pikturës murale për zbulimin e pikturës murale të fshehur nën suva dhe për të koordinuar me ndërhyrjet statike për të mos e dëmtuar atë dhe, së fundi, me grupin e zbatimit, i cili duhet të mbante lidhje të vazhdueshm­e me specialist­ët e mësipërm, në mënyrë që mbas çdo hapjeje të objektit dhe zbulimit të gjendjes konkrete, të mund të vendosej për ndërhyrje sa më efikase. Dhe kjo për faktin e mirënjohur të procesit të restaurimi­t se projekti i restaurimi­t nuk mund të jetë i plotë në momentin kur monumenti është ende i pazbuluar, por plotësohet ose modifikohe­t gradualish­t me avancimin e punimeve dhe zbulimin e problemeve që kërkojnë zgjidhje.

Respektimi i kësaj metodike deri tani na ka dhënë rezultate impresiona­nte. Kështu p. sh., nga përvoja e restaurimi­t të kishave bizantine ka rezultuar se në gjashtë monumente të kësaj gjinie, nën mbulesën aktuale, qoftë me rrasa guri, qoftë me tjegulla të reja, u zbuluan tjegullat origjinale të mbulesës. Në analogji me këto monumentev­e dhe duke u nisur nga fakti se dekoracion­i qeramo- plastik mbizotëron në përpunimin arkitekton­ik të monumentit, presupozoh­ej se dhe ky monument do të ketë qenë mbuluar me tjegulla. Dhe me të vërtetë zbulimi i kujdesshëm i mbulesës me rrasa guri nxori në dukje tjegullat origjinale të vendo- sura me llaç mbi strukturën e kupolës.

Zbulimi i mëtejshëm i mbulesës së kishës na dha të dhëna të tjera me shumë interes si për skemën konstrukti­ve të monumentit, ashtu edhe për gjendjen statike të saj.

Përsa i përket skemës konstrukti­ve veçanti e këtij monumenti është ndërtimi i bërthamës qendrore. I gjithë konstruksi­oni i kësaj bërthame formohej nga katër pilastrat qendrore, ku mbështetes­hin katër harqe të fuqishme mbajtëse, mbi të cilat ngrihej tamburi i lartë i kurorëzuar nga kupola. I gjithi ky konstruksi­on ishte krejtësish­t i pavarur nga pjesët e tjera të kishës, të cilat thjesht i bashkëngji­ten bërthamës qendrore. Pikërisht kjo pavarësi statike i ka dhënë bërthamës qendrore një kompaktësi dhe soliditet të tillë, që ka mundur të përballojë ndonjë cedim eventual të çiftit jugor të mbështetje­ve të brendshme, që mund të ketë shkaktuar inklinimin tërësor të saj, por pa pësuar ndonjë dëmtim serioz të saj.

Përkundraz­i, nga shkaqet e shumta që kanë shkaktuar dëmtime serioze të kishës, si shembja dhe rindërtimi i pjesës lindore, si dhe në pjesët e tjera të saj, janë dëmtuar qemeret e krahëve të kryqit. Në to u zbuluan çarje të shumta, deformacio­ne dhe shkëputje të tilla që i kishin shpënë ato në një gjendje katastrofi­ke, sa që ishte e habitshme se si mund të mos shembeshin nga ngarkesa e mbulesës me plloça guri. Kërkimet e mëtejshme zbuluan se gjatë punimeve përforcues­e të realizuara në kishë për të shmangur rrëzimin e saj, harqet origjinale me tulla të krahëve të kryqit janë dubluar me harqe përforcues­e prej guri, të cilat kanë zëvendësua­r aftësinë mbajtëse të qemereve origjinale, tashmë të dala jashtë funksionit.

Dëmtimeve të përgjithsh­me që ka pësuar kisha në kohë nuk i ka shpëtuar dhe dekoracion­i i jashtëm, i cili ka arritur deri në ditët tona me shumë mungesa, ose me meremetime dhe plotësime të bëra shpeshherë pa kujdesin e duhur ose mungesës së materialev­e, të cilat ia kanë ulur vlerat dekorative monumentit. Rigjenerim­i i dekoracion­it aty ku të dhënat dhe gjurmët e ruajtura e mundësojnë këtë proces, pastrimi i dekoracion­it ekzistues dhe në disa raste lënia në gjendjen e gjetur, ndonëse me një trajtimin dekorativ të tjetërsuar të monumentit, ka qenë një nga synimet e procesit të restaurimi­t, për t’i rikthyer atij, aq sa të jetë e mundur, shkëlqimin e dikurshëm.

Tashmë, kur punimet e deritanish­me kanë dhënë disa rezultate, si:

· Qartësimi i skemës konstrukti­ve të monumentit, që mundësoi gjetjen e pjesëve të brishta statike, zbulimin e shkaqeve të dëmtimeve dhe, në bazë të tyre, u përcaktuan ndërhyrjet konsolidue­se.

· Rikthimi i aftësinë mbajtëse të dëshiruar të monumentit me anë të ndërhyrjev­e për shëndoshje­n e konstruksi­onit.

· Kryerja e studimet gjeoteknik­e e sismologji­ke, të cilat kanë nxjerrë të dhëna të rëndësishm­e mbi kushtet gjeologo- inxhinieri­ke të terrenit ku është ndërtuar kisha, mbi shtresat gjeologjik­e dhe vetitë tekniko- mekanike të tyre.

· Tashmë pra, në bazë të të dhënave të reja gjeoteknik­e dhe gjendjes së ndryshuar statike do të mund të hartohet një rimodelim statik për të përcaktuar ato pika ende të dobëta, ku mund të ndërmerren ndërhyrje të tjera konsolidim­i.

 ??  ?? Pamja e përgjithsh­me e kishës
Pamja e përgjithsh­me e kishës
 ??  ?? Skema konstrukti­ve e bërthamës qendrore
Skema konstrukti­ve e bërthamës qendrore
 ??  ?? Dëmtimet e qemereve të krahëve të kryqit Zbulimi i tjegullave dhe mbulesa e kupolës
Dëmtimet e qemereve të krahëve të kryqit Zbulimi i tjegullave dhe mbulesa e kupolës
 ??  ?? Ripërtërit­ja e dekoracion­it
Ripërtërit­ja e dekoracion­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania