Gazeta Shqiptare

Vasko Popa, djaloshi i veshur thjesht nga Vojvodina

-

mat, s’ka kohë. Në lojë futen kritikët e tij. Kjo lojë poetike që bën në formë dhe përmbajtje është e pakuptuesh­me për njerëzit, të cilat janë mësuar me poezinë stereotip të kohës. Ndoshta biografët e tij sllavë mund të thonë më shumë. Është arumun, pjesëtar i një pakice që shtegtimin e ka në gjak, në ide dhe kudo.

Vite më vonë, ankthin e tij ekzistenci­al e zbulon Ted Hughes pas përkthimit të Vaskos nga bashkëkomb­ësi i tij, por tashmë emër i madh në SHBA, Çarls Simiç. Epo le të vazhdojë, duket sikur thonë- dhe e lënë, pa ditur se me këtë rast serbët kanë përballë tyre një pararendës të poezisë moderne kombëtare dhe një njeri që do t’ua çojë këtë zhanër në letërsinë më cilësore të kohës. Për fat, një brez i tërë kosovarësh, formuar në Beograd dhe në viset e tjera të ish- federatës e thithin. E lexojnë në origjinal. Është i afërt, sepse edhe tek ai atdheu mëmë mungon. Edhe ata u falin shqiptarëv­e përmes ndikimit të tij, vargjet e para moderne të pasluftës. Teksa Kosova luan me fatin e saj dhe ndjen një frymëz të paktë paqtimi, Vojvodina prehet në qetësi me imazhin simbolik të shushurima­ve të fushave të gjëra, falë këtij qytetari të saj, që i është blatuar një eksperienc­ë e vërtetë surrealist­e. Në një varg bashkon vizionin e popullit, të pamundurën dhe humorin folklorik me idetë filozofike. Kur të gjithë kthjellohe­n dhe shikojnë se kanonet e Realizmit po tranden pak si shumë, dikush kujtohet: poeti po e tepron. Dhe, Vasko bën marifetin ‘ zhytet’ në lojë. Mbështetet në folklor dhe ato teprimet e popullit i shpreh ndryshe. Si ndryshe? Fare ndryshe pra. Heq patetizmat, lë një sintaksë fare të zakonshme, saqë kushdo që e përkthen kuj- ton se para vetes ka një amator që bën poezi, por që kur e shikon së dyti, kupton se ka rënë në grackën e lojës së poetit që edhe në rutinën e shpifur dhe moçalin e ndjenjës kap detajet e vogla dhe kinse të parëndësis­hme.

Ted Hughes, që vjen nga një eksperienc­ë e gjatë ankthi me të shoqen, Silvia Plath, do të shkruajë për të se: “Ndërsa Popa u zhyt thellë e më thellë në jetën e vet, duhet thënë se ai filloi t’i ngjasonte një universi, i cili kalonte përmes një universi tjetër. Është një nga gjërat më tërheqëse në poezinë moderne, për të vëzhguar këtë udhëtim të bërë prej tij”. Më mirë ndoshta s’ka kush e shpreh. Fati nuk e çon te Nobeli, por dashamirët krijojnë një çmim tepër të vlerësuar në Serbi, ku për çdo vit i kujtojnë emrin më 29 qershor. Ne ‘ e braktisim’, ai s’mundet. Na fut në ankthin e tij dhe duket se shërimi i vetëm është ta ndjekim lojën e tij për të përfunduar në një ankth më të madh. Të shërohemi përmes vetë ankthit. Diku, një kritik i vet, bën një paragon me Borghesin, që do thotë se: ‘ Po çfarë problemi ka nëse vetë ankthi vajton nga ferri. Tek Vasko nuk ka qarje. Nuk ka nevojë për idile për një sistem të ri ekonomiko- social dhe nuk bën as disidentin apo të Madhin. Ai shkruan drejt dhe përcjell në një të tërë: dashuri dhe hare, hidhërim dhe zemërim, energji por edhe atë ankthin, që vetëm të shtohet kur e lexon për të të lehtësuar sërish pas pak, kur has një ankth më të paktë. Ai e ka rrugën. Na tregon lojën e tij. Neve thjesht e ndjekim dhe përpiqemi ta bëjmë lojën. Ne, pra të gjallët... kinse pa ankth’.

Vasko Popa ( 29 qershor 1922- 5 janar 1991) u lind në fshatin e Grebenac të Vojvodinës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi me partizanët dhe pasi u kap nga gjermanët, u përcoll në kampin e Përqendrim­it në Beèkerek ( sot Zrenjanin në Serbi). Poezitë e para arriti t’i botojë në “Knji• evne novine” ( Revista letrare) dhe në të përditshme­n “Borba” ( Lufta). Që nga viti 1954 deri më 1991 ishte redaktori i shtëpisë botuese “Nolit”. Më 1953 botoi veprën e parë me koleksione vjershash “Kora” ( Lehje). Një punë tjetër e rëndësishm­e e tij përfshin edhe vëllimin “Fusha pa qet”- 1956, “Qielli tjetër”- 1968, “Toka e ngritur”- 1972, “Ujku i kripur”1975 dhe “Molla e Artë” 1978. Përmbledhj­a e tij me poezitë e shkruara gjatë viteve 1943– 1976, një botim që u përkthye edhe në anglisht, erdhi më 1978 me një hyrje të poetit të njohur britanik Ted Hughes.

Ai shkruan drejt dhe përcjell në një të tërë: dashuri dhe hare, hidhërim dhe zemërim, energji por edhe atë ankthin, që vetëm të shtohet kur e lexon për të të lehtësuar sërish pas pak, kur has një ankth më të paktë.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Vasko Popa
Në foto: Vasko Popa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania