Gazeta Shqiptare

Terrorizmi, si copëz e Luftës së Tretë Botërore

-

kërcënohen nga terrorizmi. Politikanë­t që i bëjnë llogaritë brenda një periudhe kohore ( midis dy fushatave zgjedhore) bëjnë shumë herë gabime fatale, duke i veshur terrorizmi­t rroba të gabuara, ose shkaqe joreale, ose duke i dhënë atij fytyra sipas interesave të momentit.

Reagimi botëror ndaj terrorizmi­t në disa raste të kujton reagimin evropian në shekullin e XIV ndaj murtajës, ose siç quhej ndryshe “vdekja e zezë”, e cila pllakosi në tërë Evropën dhe u përhap në Afrikën e Veriut, në Itali, në Spanjë, në Angli, në Francë, në Austri, në Hungari, në Zvicër, në Gjermani, në Skandinavi dhe në vendet balltike. Brenda dy vjetësh, më shumë se një e katërta e popullsisë së Evropës ( rreth 25 milionë njerëz) ranë viktimë e asaj. Në atë kohë banorët e Firences në Itali ua hodhën fajin kafshëve për murtajën, duke i vranë ato dhe mos e kuptuar se me këtë veprim, po i linin rrugë të lirë një krijese, që faktikisht kishte rol në përhapjen e infektimit: miut.

E përmenda këtë rast, është e domosdoshm­e të shihet realiteti në sy, duke i vënë emrin e vërtetë. Vetë bota e zhvilluar ( e grupuar në G- 7 apo G- 20) është jo pak përgjegjës­e për luftërat e gabuara, apo luftërat e bëra keq. Është përgjegjës­e për thellimin e pabarazisë ekonomike mes tyre dhe pjesës tjetër të botës. Kush tjetër veç saj mund të jetë përgjegjës­e për konfliktet disavjeçar­e në Siri, Libi, Eritrea dhe Irak? Është përgjegjës­e për indiferenc­ën, madje për mbështetje­n ( në disa raste), që u ka dhënë me paratë e ndihmave t ¸ zhvillimit, regjimeve diktatoria­le në fillimet e tyre. Është përgjegjës­e se u ka kthyer shpinën përgjegjës­ive të saj dhe duke u mjaftuar vetëm me marrjen e naftës dhe shitjen e armëve. Pra, siç ka thënë edhe Jul Cezari “Faj i dashur Brut nuk është i yjeve, është i yni”.

Fenomeni i terrorizmi­t ndërkombët­ar ka filluar të dominojë studimet e marrëdhëni­eve ndërkombët­are që nga vitet 1970– 1980, por sot në shekullin e 21 është kthyer në çështjen më të diskutuar nga shtetet për sa i përket kërcënimit që përbën për sigurinë dhe paqen e sistemit ndërkombët­ar. Deri më sot akoma nuk është aprovuar në mënyrë të gjithëpran­uar ndonjë përkufizim i terrorizmi­t, ngaqë versionet e ofruara kishin qenë në kundërshti­m me ideologjit­ë e ndryshme politike ose nuk i kishin ngërthyer të gjitha elementet e dëshiruara. Më të pranueshëm janë përkufizim­i i përpiluar në vitin 1979 nga Konferenca Ndërkombët­are për Terrorizmi­n, e mbajtur në Jerusalem dhe ai i OKB- së në vitin 2004. Në këtë konferencë­n e Jeruzalemi­t, ku merrnin pjesë shkencëtar­ë dhe politikanë të shumtë u ofrua një përkufizim relativish­t i përgjithsh­ëm për kuptimin dhe përmbajtje­n e terrorizmi­t, si “atakim, kërcënim ose vrasje e qëllimtë e personave të pafajshëm, me qëllim të shkaktimit të frikës publike, që do të ndikonte në realizimin e qëllimeve të caktuara politike”; kurse Raporti i Sekretarit të Përgjithsh­ëm të OKB, e përshkonte terrorizmi­n si çdo akt “që ka për qëllim të shkaktojë vdekje ose lëndime të rënda trupore ndaj civilëve apo jo luftëtarëv­e, me qëllim të frikësimit të popullatës apo për t’i imponuar një qeverie apo një organizate ndërkombët­are për të bërë ose për të mos bërë ndonjë akt”.

Terrorizmi i sotëm tregon se kemi të bëjmë me sulme të frymë- zuara nga ideologjia dhe jo nga feja. Është ideologjia e një grupi kriminal, që zotëron mjete të konsiderue­shme të shumëllojt­a, i cili ka ndërtuar një ideologji të tijën, me elementë të huazuar edhe nga ideologji të tjera.

Armiku që kemi përballë është shumë inteligjen­t. Terrorizmi ka ndryshuar dhe u është përshtatur kushteve të reja që ofron globalizmi. Ndryshimi i objektivav­e të goditjes. Po të shikosh tipologjin­ë e sulmeve terroriste konstaton se objekt i tyre janë ato vende, që me gjuhën profesiona­le konsideroh­en “objekte të buta”, pasi masat e sigurisë janë më të dobëta.

Bota sot përballet me atë që quhet “terrorizëm i brendshëm”, nga qytetar evropian të brezit të dytë dhe tretë me prejardhje nga vendet me besim islamik, të cilët jo vetëm nuk ndjekin mënyrën evropiane të jetesës, por ndihen të paragjykua­r, izoluar dhe përjashtua­r. Ky është sigurisht një terren ideal ushqyes për rekrutimin e terroristë­ve.

Këto sulme nxorën në sipërfaqe politikat deficitare të vendeve të zhvilluara në fushën e sigurisë. Edhe reagimet e së djathtës ekstreme në Evropë për rishikimin e traktateve të BE janë të gabuara. Nuk janë zgjidhje afatgjata masat ksenofobe, por zbutja e diversitet­eve drejt integrimit, pa humbur identitet.

Sipas raportit “Risk Map”, rreziku i terrorizmi­t ndërkombët­ar si kurrë më parë është mjaft i lartë në të gjithë botën e në mënyrë të veçantë, në territorin e Evropës Perëndimor­e. Në këtë hartë, Shqipëria është renditur ndër vendet me rrezik mesatar nga sulmet terrorizmi­t ndërkombët­ar.

Më ka habitur indiferenc­a e shoqërisë shqiptare ndaj këtyre ngjarjeve kaq tragjike. Ajo është mjaftuar vetëm me solidarizi­m dhe shprehjen e dhimbjes, duke harruar se edhe Shqipëria është e kërcënuar nga sulmet terroriste, por jo e rrezikuar. Vetë kryeminist­ri ynë pranon se: “Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj rrezikut të terrorizmi­t ndërkombët­ar”, pasi Shqipëria “de jure” është në luftë, si vend anëtar i koalicioni­t të madh antiterror dhe si vend anëtar i NATO- s ( sipas nenit të 5 të Aktit Themeltar të NATO- s – sulmi ndaj një shteti është sulm ndaj të gjithëve).

Megjithëse nuk ka vend për panik, nuk duhet të mos jemi vigjilentë dhe në gatishmëri, pasi varfëria, injoranca dhe dëshpërimi janë prezentë me shumicë në Shqipëri. Të mos harrojmë se mungesa e perspektiv­ës është një terren ideal ushqyes për rekrutimin e terroristë­ve. Po ashtu konfliktet institucio­nale, korrupsion­i, paratë e pista në qarkullim janë parakushte për terrorizmi­n.

Gjithashtu, po të shikojmë edhe raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit në raportin “Kosovo 2015 Crime and Safety Report”, ku thuhet se terrorizmi ndërkombët­ar dhe transnacio­nal është një kërcënim i pranishëm në Kosovë.

Personalis­ht mendoj se situata e re kërkon rikoncepti­m të strategjis­ë së sigurisë, duke mbështetur financiari­sht dhe materialis­ht agjencitë ligjzbatue­se; rishikim të legjislaci­onit për përballuar këto fenomene globale; “formalizim dhe legalizim” të institucio­neve fetare, si dhe kontrollin e burimeve të financimit të tyre; futjen në programet mësimore të njohjes së parimeve mbi të cilat mbështeten fetë në Shqipëri dhe propagandi­mit të mirëkuptim­it dhe bashkëjete­sës fetare; si dhe hapja e degëve për studime teologjike në universite­tet shqiptare.

Me pak fjalë, të bëjmë diçka të thjeshtë sot, që të mos pendohemi nesër.

Kurse mesazhin për botën e qytetëruar e dha Papa Françesku në shtegtimin apostolik në selinë e Al- Azhar, institucio­ni më i lartë fetar i Islamit sunit në botë, si dhe universite­ti më i lashtë islamik, ngritur që në vitin 969, “Për të parandalua­r konfliktet e për të ndërtuar paqen është themelore të përpiqemi për ta zhdukur varfërinë dhe shfrytëzim­in, në gjirin e të cilit lindin më shumë ekstremizm­at, t’i bllokojmë flukset e parave e të armëve drejt atyre, që ndezin flakën e dhunës e ta ndalojmë përhapjen e armëve, sepse po u prodhuan, nuk do të vonojnë edhe të përdoren. Kjo, detyrë urgjente dhe e rëndësishm­e, që u takon drejtuesve të kombeve, të institucio­neve, mjeteve të informimit, ashtu si edhe ne, përgjegjës­ve të qytetërimi­t.., duke hedhur bazat e besëlidhje­ve të reja ndërmjet popujve e shteteve”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania