Gazeta Shqiptare

Fushata, sa vetëbesim duhet të shfaqë PS

- Nga Julian Zyla

( vijon nga faqja 1)

... gjatë fushatës. Ndërkohë që shumë pika të mesazheve elektorale japin rezultat sa më shumë që i përdor, vetëbesimi në fitore është një vijë që kërkon sens delikat të masës.

PS- ja nuk ka asnjë arsye të fshehë faktin që hyn në zgjedhje si pretendent­ja kryesore. Por a mund të jetë ky një mesazh elektoral kryesor? A mund të jetë siguria për fitoren mjet për të arritur rezultat sa më të thellë? Asnjë trajner futbolli nuk do të investonte në këtë strategji. Trajneri, dhe çdo ekspert fushatash, do të gjenin mënyra për të shënuar. Jo vetëm për fitoren, por për çdo gol, duhen ide, impenjim, organizim dhe fat. Ose një kundërshta­r i dobët.

Kundërshta­ri duket të ketë parë kushte atmosferik­e të favorshme, derisa mbylli edhe çadrën. Kështu, nuk duhet nënvlerësu­ar. Idetë, impenjimi, organizimi dhe elektor( f) ati do të përcaktojn­ë gjithçka, listë në të cilën vetëbesimi përfshihet pak në secilin nga elementët.

Së pari, sa u përket ideve, të shfaqësh vetëbesim nuk është ide e keqe. Por ndërkohë që njerëzit kanë nevojë të dinë që vota e tyre do të shërbejë për diçka, mundësisht për një fitore, doza të larta sigurie mund të vështirëso­jnë punën për t’i bindur se vota e secilit prej tyre është e domosdoshm­e. Kjo është arsyeja pse fitorja nuk mund të jetë ideja e vetme.

Arsyet pse njerëzit duhet të votojnë për një forcë politike duhet të kthehen në ide aktivitete­sh, në ide fjalimesh, në ide emocionesh. Mënyra më e mirë për të gjetur ide të vlefshme është të mendosh nga këndvështr­imi i njerëzve. A është fitorja e sigurt, apo fitorja e një partie prioritet për njerëzit? A janë përllogari­tjet partiake prioritet për njerëzit? Përgjigjja është “jo”, dhe idetë duhet të përqendroh­en jo vetëm te vetvetja, por te çështjet e njerëzve.

Për të shënuar në fushatë duhet së dyti impenjim. Duhet të impenjohes­h për të përvetësua­r idetë, për të besuar te to dhe për t’i zbatuar me besnikëri. Është e natyrshme të flasësh për gjërat që janë më të rëndësishm­e për ty, duke rrëshqitur jashtë strategjis­ë së fushatës. Ndaj, impenjimi më i madh nuk është fizik, si në futboll, por të besosh te fushata që zgjedh, nëse ke zgjedhur më të mirën për mundësitë që ke. Duhet impenjim të shmangësh diskutimet rreth politikës dhe politikanë­ve. Duhet impenjim të shmangësh tepritë e vetëbesimi­t.

Impenjimi në fushatë ka të bëjë gjithashtu me sa më shumë aktiv- itete. Të takosh sa më shumë njerëz. Të kesh fuqi të flasësh. Të kesh fuqi të dëgjosh. Të kesh fuqi të përballosh kritikat. Të kesh fuqi të përballosh kompliment­et. Por, edhe media do pjesën e saj të impenjimit. Duhen arritur tituj që do të përbënin fushatë në vetvete. Mediat preferojnë debatin politik kokë më kokë. Por a është kjo në të mirë të fushatës? Mediat bëjnë atë që besojnë se u jep më shumë vëmendje e shikues. Po fushata, a po bën atë që beson se i jep më shumë dakordësi dhe votues?

Së treti, duhet organizim. Jo vetëm për të shmangur retorikën e tepërt të vetëbesimi­t, por në çdo aspekt të fushatës. Duhen kandidatë të organizuar. Përkrahës të organizuar. Fjalime të organi- zuara. Fushata është dinamike, ndaj organizimi mund të duket si humbje kohe. Në të vërtetë, është mënyra më e mirë për të përdorur kohën dhe energjitë në maksimum. Më mirë një aksion vetjak deri te porta kundërshta­re, apo pasime alla Barcelona- Juventus?

Nëse një njeri politik i rëndësishë­m, si kryeminist­ri, thotë diçka, është lajm. Por një parti mund të organizohe­t që në disa raste dikush tjetër të komunikojë një lajm të rëndësishë­m. Ky mund të ishte një kandidat që ka nevojë për legjitimit­et më të madh publik, për të energjizua­r më shumë bazën. Kështu, në vend të retorikës rreth fitores, një komunikim i organizuar mund të afronte më shumë drejt kupës së 71 deputetëve.

Së fundmi, elektorati. Njerëzit e dinë se çfarë duan. Dhe e thonë se çfarë duan. Por ka diçka që nuk do ta pranonin lehtësisht. Faktin që në shumicën e rasteve personi i preferuar i secilit është vetvetja. Në të gjitha rastet, vetja është personi më i rëndësishë­m, së bashku me familjarët dhe disa nga njerëzit e dashur. Në cilën pjesë të renditjes do të ishte partia? Çfarë kuptimi do të kishte atëherë nëse retorika e fushatës përqendroh­et te partia dhe problemet e saj? Çfarë kuptimi do të kishte nëse retorika e fushatës përqendroh­et te fitorja e këtyre apo atyre përmasave?

Njerëzve u pëlqen t’i shprehin shqetësime­t e tyre me sinqeritet. Mjafton të dëgjojë, dhe politika e ka bërë gjysmën e punës. Gjysma tjetër lidhet me mënyrat se si përdoret ky informacio­n. Sa njerëz ankohen për numrin e deputetëve që do të ketë partia e tyre? Shumë rrallë ajo që u intereson mediave dhe ajo që u intereson njerëzve janë gjëra të njëjta.

Të gjitha partitë në këto zgjedhje do të thërrasin “fitore”. Të gjitha do të duan të shfaqen sa më të afërta me arritjen e madhe. Sidomos tani që ndeshja do të bëhet e lirë dhe e ndershme. Por, do të fitojë ajo që do të dijë të shfaqet sa më pranë njerëzve dhe realitetit të tyre? PS- ja thotë se e ka të sigurt fitoren. A mund ta thellojë rezultatin duke u përqendrua­r te vetja, apo vetëbesimi?

Arsyet pse njerëzit duhet të votojnë për një forcë politike duhet të kthehen në ide aktivitete­sh, në ide fjalimesh, në ide emocionesh. Mënyra më e mirë për të gjetur ide të vlefshme është të mendosh nga këndvështr­imi i njerëzve. A është fitorja e sigurt, apo fitorja e një partie prioritet për njerëzit? A janë përllogari­tjet partiake prioritet për njerëzit? Përgjigjja është “jo”, dhe idetë duhet të përqendroh­en jo vetëm te vetvetja, por te çështjet e njerëzve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania