Gazeta Shqiptare

' masakron' Skënderbeu­n

Menaxheri Gerhard Takaj pezullohet 18 muaj nga aktiviteti. Gjoba për tifozët e 4 klubeve të ndryshme 10 ndeshje pezullim për Salihin, 8 ndeshje për Osmanin

- Jeton Selimi

Problemet dhe polemi kat që prodhoi finalja e titullit në Kukës, i kanë kushtuar shtrenjtë Skënderbeu­t. Prej kontestime­ve ndaj gjyqtarit dhe episodeve në fushën e lojës, Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit ndëshkoi ashpër dy prej lojtarëve kryesorë të korçarëve. Bëhet fjalë për sulmuesin Hamdi Salihi dhe mbrojtësin Tefik Osmani, të cilët janë ndëshkuar me pezullime afatgjata, të argumentua­ra me sjellje antisporti­ve. Për grisjen e kartonit të kuq të gjyqtarit Jorgji, Salihi pezullohet për dhjetë javë nga aktiviteti. Ndërkohë, për fjalët fyese dhe përplasjen fizike me arbitrin, që i kushtuan edhe kartonin e kuq gjatë ndeshjes, Tefik Osmani pezullohet për 8 javë. "2. Lojtari i KF ' Skënderbeu', Tefik Osmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/ 1/ a) të KDS, dënohet me 8 ( tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3. Lojtari i KF ' Skënderbeu­t' Hamdi Salihi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshti­m me etikën sportive, në bazë të nenit 49/ 1/ a) të KDS, dënohet me 10 ( dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti", lexohet në njoftimin e FSHF- së.

Ndëshkimet për Skënderbeu­n janë të rënda në aspektin sportiv, edhe sepse me masat disiplinor­e Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicio­n 10 futbollist­ë për ndeshjen e fundit të kampionati­t ndaj Partizanit. Por, mungesat e Salihit dhe Osmanit do të peshojnë mbi të gjitha në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku më datë 31 maj korçarët do të luajnë ndaj Tiranës. Dënimit nuk i shpëtoi edhe menaxheri i përgjithsh­ëm i klubit të Skënderbeu­t, Gerhard Takaj, që për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes në Kukës është pezulluar për 18 muaj nga aktiviteti. "4. Zyrtari i KF ' Skënderbeu' Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/ 2/ b) të KDS dënohet me 18 ( tetëmbëdh- jetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës".

Ndër të tjera, Komisioni i Disiplinës pezulloi për dy ndeshje sulmuesin e Vllaznisë, Brunild Pepa, për protesta me fjalë ofenduese. Për sherrin në fundin e ndeshjes ndërmjet Flamurtari­t dhe Laçit, me dy ndeshje u pezulluan edhe mbrojtësi i vlonjatëve, Ivan Jakovljevi­c dhe ai i kurbinasve, Bruno Lulaj.

Ndërkohë ka pasur gjoba për shumë nga klubet e superiores. Kështu, Kukësi e Skënderbeu janë dënuar respektivi­sht me 2 dhe 1 milion lekë të vjetër gjobë. Por nuk ka shpëtuar as Partizani, që është dënuar me

1 milion lekë gjobë për shkak të ofendimeve në kor të tifozëve të tij kundrejt Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe Flamurtari, me të njëjtin motiv është dënuar me 1 milion lekë të vjetër gjobë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania