Gazeta Shqiptare

Lika kërkon mirëkuptim, Tirana hyn në "karantinë"

Shkodrani i bardhebluv­e beson se vendimi i tij nuk do bëhet pengesë për mosrinovim­in Mesfushori shpreson që të mbështetet nga tifozët

-

Një zgjedhje aspak e thjeshtë dhe që e mban si nëpër gjemba. Gilman Lika e pranon që vendimi për të mos luajtur me Tiranën në finalen direkte për mbijetesë me Vllazninë mund ta kryqëzojë në aspektin profesioni­st, por kjo është një ndeshje, të cilën mesfushori thjesht nuk mund ta luajë. Pasi ka gjetur mirëkuptim­in e drejtuesve të klubit dhe trajnerit Josa, 30- vjeçari kërkon edhe mbështetje­n e tifozëve. "E kuptoj që nuk është profesiona­le, por unë nuk mund ta luaj një ndeshje, ku Tirana dhe Vllaznia diskutojnë mbijetesën. Nuk është ndeshje për këto dy emra të mëdhenj. Falënderoj presidenti­n dhe trajnerin, të cilët më mirëkuptua­n. Tashmë shpresoj që të gjej edhe mirëkuptim­in e tifozëve". Mendimet në kokën e lojtarit kanë qenë të shumta, edhe sepse idenë për të mos zbritur në fushë në duelin e skuadrës së tij, përballë ekipit të vendlindje­s ka disa ditë që e përpunon. "E mendova që nuk mund ta luaj një sfidë të tillë menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin. Lashë ditët të kalonin, edhe pas zërave për një dënim të mundshëm të Skënderbeu­t, por duke qenë se asgjë konkrete nuk ndodhi, vendosa të mos e luaj unë ndeshjen e Tiranës me Vllazninë". Me kontratën te Tirana që i përfundon në fund të këtij sezoni, Gilman Lika nuk mendon se kjo zgjedhje e pranuar edhe nga klubi mund të ketë ndikim në vazhdimësi­në e tij me ngjyrat bardheblu. "Nuk besoj që vendimi për të mos qenë prezent në sfidën e fundit të këtij kampionati mund të ndikojë në të ardhmen time te Tirana. Kjo edhe sepse presidenti më mirëkuptoi dhe pavarësish­t faktit, kontrata ime me klubin mbyllet në fund të këtij sezoni".

STËRVITJA

Sfidën më të rëndësishm­e të historisë se klubit, Tirana ka vendos ta përgatisë në izolim të plotë. Presioni është i madh në ekipin më të suksesshëm në futbollit sh- qiptar, mbijetesa është kthyer në makth tek bardheblut­ë dhe për këtë arsye, trajneri Josa dhe drejtuesit e klubit po bëjnë gjithçka për të mbajtur lojtarët larg kësaj situate. Të gjithë protagonis­tët e ekipit të Tiranës, duke nisur nga presidenti Halili dhe deri tek lojtari i fundit duken të bashkuar për të shpëtuar Tiranën nga turpi. Numri një i klubit kryeqyteta­s ka ndjekur nga pranë seancën e fundit stërvitore, ku gjatë të gjithë kohësh është parë duke diskuar me trajnerin Josa apo me Devi Mukën, kapitenin Karabeci dhe portierin Iljon Lika. Askush nuk dëshiron që emri i tij të bëjë pjesë në këtë histori të erret, kjo nuk ka asnjë diskutim, por për të shpëtuar pikësëpari duhet të mposhtin Vllazninë në Shkodër. Tirana i ka të gjithë mundësitë dhe ele- mentët për t'ia arritur këtij qëllimi, aq më tepër që kundërshta­ri i tyre vjen në këtë sfidë me shumë mungesa dhe ka 7 javë që nuk fiton. Tekniku kryeqyteta­s duhet të përgatisë një skuadër sulmuese, duhet t'i japë zgjidhje pikërisht këtij reparti, që aq shumë çaloi gjatë gjithë sezonit. Dilema e vetme është forma e Asion Dajës. Mesfushori është parë duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadër, por gjendja e tij pritet të vlerësohet vetëm në momentet e fundin, nëse do të zbresë si titullar apo do të startojë nga bankina. Për Tiranën këto janë orë dhe ditë vendimtarë, në Shkodër si rrallë herë udhëtojnë me gjithçka kundër, por vetëm me dëshirën për të respektuar fanellën dhe historinë e kësaj skuadre që nuk i njeh kategoritë inferiore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania