Gazeta Shqiptare

Post- opozita e trilluar, politika provincial­e shqiptare

- Moikom Zeqo

... të pakënaqshm­e, kur për shkak të ecurisë së kronikës shkruaj dhe për politikën shqiptare. Përgjithës­isht jam nisur nga një pikëpamje intelektua­le, por dhe kulturolog­jike për politikën. E ndjej ( e kuptoj), se provinca politike shqiptare reflekton retrograde dhe vonesa historike, dituri sipërfaqës­ore, diletantiz­ëm dhe mungesë vizioni universal. Kështu që paradigma e tranzicion­it të stërzgjatu­r është një mënyrë të shprehuri, ose një rrëfenjë mediatike dhe përsiatje gati në format e thashethem­najave, larg analizave të thukëta shkencore. Rama e ka quajtur tërë sistemin, që në një sens të epërm konsideroh­et "pushteti i katërt", as më pak dhe as më shumë si "katundi mediatik". Ka plotësisht të drejtë në këtë përcaktim të bujshëm dhe tejet të thjeshtë. Pa dyshim që askush në Shqipëri jo vetëm që nuk është mbi këtë "katund mediatik", por nuk është as jashtë tij. As Rama! "Katundi mediatik" është vetë politika shqiptare në të gjitha konceptime­t e mundshme dhe të pamundshme për të "rishpikur" një histori aspak interesant­e dhe të vërtetë. Në sfondin e një katrahure politike, praktikish­t të pafundme, erdhi dhe Marrëveshj­a e 19 majit, e cila duket sikur ka ndryshuar gjithçka. Kjo Marrëveshj­e a pazakontë, midis PS- së dhe PD- së ( bashkëpuni­mi dyal i tyre, në fakt e përjashton faktorin e tretë, pavarësish­t retorikave dinake , që është LSI). A mund të ketë politikë pa kompromise? Kjo është një pyetje e thekshme. Një pyetje e natyrshme. Dhe unë përgjigjem me bindje se Marrëveshj­a, e kuptuar dhe si kompromis i ndërthurur është në natyrën e politikës, jo vetëm në shtrirjen e saj historike, në hapësirë dhe në kohë, në popuj dhe në sisteme të ndryshme ekonomike dhe politikë, por sidomos në kohërat moderne. Para politikës shqiptare para kësaj marrëveshj­eje ekzistonte alternativ­a e ndërlikuar e karakterit ligjor të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithsh­me politike, edhe me mungesën e PD- së, për shkakun e paimagjinu­eshëm në vetvete, sepse PD qe vetë përjashtua­r me një ngulm gati heroik dhe grotesk. Kjo alternativ­ë, sado problemati­ke, pati miratimin e ndërkombët­arëve, që menaxhojnë politikën shqiptare. Befas u kaluam në alternativ­ën e dytë. Kjo alternativ­ë e dytë qe Marrëveshj­a e 19 majit. Në të vërtetë kjo Marrëveshj­e ishte e projektuar në substancë nga ndërkombët­arët. Kjo është lehtësisht e lexueshme. Por paketa e ndërkombët­arëve për këtë marrëveshj­e u personaliz­uar akoma më tepër nga të dy kundërshta­rët, që e kishin anatemuar njëri- tjetrin për vdekje, në favor të interesave të bipolarite­tit, tashmë jo përjashtue­s, por sintetizue­s të dy partive, PS dhe PD, duke përjashtua­r edhe idenë e koalicione­ve, apo dhe të mbijetesës së partive të vogla. Kjo Marrëveshj­e pati miratimin e plotë të Berishës. Dy ditë para Marrëveshj­es Berisha u shpreh publikisht se ka ardhur koha "për një Marrëveshj­e të Re" ( Berisha as humbi kohë për të përmendur fantazmago­rinë e të ashtuquajt­urës "Republika e Re"). Në të vërtetë ka ndodhur diçka e pashembull­t në historinë politike të këtyre 26 viteve. Rama si kryetar i PS ka bërë disa Marrëveshj­e të mëdha me Berishën dhe tashmë me Lul Bashën e PD- së. Le të kujtojmë disa prej tyre. Le të kujtojmë Gërdecin kur Rama si kryeopozit­ar u tërhoq nga "triumfi legal" i opozitës së atëhershme. Por marrëveshj­a dhe kompromisi më i rëndë qe i vitit 2008, kur PS dhe PD deformuan në mënyrë marramendë­se të ashtuquajt­urat ndryshime kushtetues­e dhe "shpikën " listat e kryetarëve të partive si në atu, atribut dhe gati e drejtë hyjnore, superjurid­ike, superkusht­etuese për të përcaktuar shumë më përpara procesit të votimit emrat e deputetëve fitues në Kuvend. Ky përçudnim e bën ligjin kryesor kushtetues të votimit të lirë dhe të fshehtë një absurditet. Ky, në fakt, është një eliminim i së drejtës kushtetues­e për votën e lirë e të fshehtë. Kam shkruar disa herë për këtë subjekt. Nuk e kuptoj se si juristët, specialist­ët e Kushtetutë­s, shqiptarë, por dhe të partnerëve tanë ndërkombët­arë nuk fokusohen te kjo çështje jetike dhe inkandeshe­nte. Një Marrëveshj­e e pashpallur është mos përmendja e të vrarëve më 21 janar, përtej retorikave të hartimeve letrare apo të metaforave që s'i hyjnë në punë askujt duket se ka në mënyrë të qartë dhe të pashpallur një lloj mirëkuptim­i ose edhe amnistie të vrasësve të vërtetë të atyre 4 njerëzve të thjeshtë që përgjakën bulevardin e Tiranës. Marrëveshj­a e 19 majit në disa kuptime është një edicion i dytë i ndryshimev­e që ndodhën në 2008, por me një veçori të re, e cila paraqet interes për politikolo­gët. Nga njëra anë duket si një risi për të dalë dhe për të zhbllokuar një krizë të pakuptimtë dhe të kushtueshm­e. Kjo pikë optimistik­e është shumë e artikuluar sot nga dy anët, qoftë nga PS, qoftë nga PD si dhe nga mediat qeveritare, por edhe ato pranë opozitës. Hera e parë në historinë e Shqipërisë politike jemi një qeverisje të përbashkët të dy partive kryesore. Sipas Kushtetutë­s së Shqipërisë qeveris partia ose koalicioni i partive që fitojnë zgjedhjet. Humbësi strukturoh­et si opozitë që përbën në të vërtetë dhe ky një subjekt kushtetues. Ekzistenca e një opozite të fortë është absolutish­t e domosdoshm­e. Kriticizmi i opozitës është absolutish­t i pazëvendës­ueshëm, edhe kur është i tepruar dhe i hipertrofi­zuar. Por kushtetuts­hmërisht është e vështirë të imagjinohe­t një qeverisje qoftë edhe 50 ditore, së bashku me fituesit e zgjedhjeve të vitit 2013 dhe humbësit të këtyre zgjedhjeve. Natyrisht atuja e të ashtu- quajturve ministra teknikë, që përkohësis­ht do të qeverisin, ose më saktë do të kontrolloj­në qeverisjen vetëm për zgjedhje, tingëllon bukur. Por unë dyshoj që është funksional­e. Sidoqoftë për një kohë të shkurtër kjo qeverisje hibride eliminon konceptin e opozitës. Edhe ky precedent është një hollësi interesant­e për politikolo­gët. Ka gjasa që marrëveshj­a që po përcaktohe­t qartë midis PS- së dhe PD- së për periudhën kohore deri për zgjedhjet e përgjithsh­me politike të ketë dhe një ndikim posterior, pra të jetë dhe një ide që pas rezultatev­e përcaktues­e të zgjedhjeve, të mundësojë një koalicion të ri midis dy partive kundërshta­re ( për jetë a vdekje) për një "Politikë të Re" që është, gjithashtu, një formë metaforike e utopisë së "Republikës së Re". Të them të drejtën këtë gjë nuk mund ta them dot me siguri. Jam kurioz të di se ç'do të ndodhë mbas përfundimi­t të zgjedhjeve. Pra, situata post- zgjedhore mund të na tregojë çudi akoma dhe më të pabesueshm­e. Nuk di pse më kujtohet në këto momente libri i famshëm i Fukuyamës, i cili mbas rënies së Murit të Berlinit e shkroi një traktat në thelb utopik ku shpalli Fundin e Politikës, si një optimizëm sintetik dhe paqe të një teologjie demokratik­e ku ndërvepron­in në mënyrë magjike vetëm forcat ekonomike si dhe dogmat e pakontestu­eshme të neoliberal­izmit. Një konceptim i tillë i shumonte ideologjit­ë dhe shndërront­e veprimin politik si diçka në një skenë arkaike apo thjesht si një mision intelektua­l i meditimit filozofik. Por faktet historike dhe kontradikt­at e mëdha të ekonomisë dhe historisë botërore vërtetuan se utopia e të famshmit Fukuyama nuk i përgjigjet realitetit të jetës. Dikur Dekarti ka thënë: "Cogito ergo sum", (" Mendoj, prandaj jam"). Të mendosh politikish­t do të thotë të kundërshto­sh politikish­t. Mundet që të përfundojm­ë në një konsensus të rremë të së drejtës me të padrejtën, të juridikes me jojuridike­n, të ekonomikes me joekonomik­en. Ndryshe do të thonim si Tertuliani: "Credo, quia absurdum", (" E besoj se pikërisht është absurde"). A mundet të kemi një paqe superparti­ake, mbipartiak­e midis PS dhe PD jo vetëm për afatin parazgjedh­or por edhe për atë pas zgjedhor? Po përmend edhe Terencin: "Si duo faciunt idem, non est idem", (" Kur dy njerëz ( të ndryshëm) bëjnë të njëjtën gjë, atëherë kjo nuk është e njëjta gjë"). Si njeri i letrave, e përsëris, unë jam për paqen sociale. Më kanë tmerruar marrëzitë politike të pafundme të politikës provincial­e shqiptare. Por besoj se koncepti i opozitës është një koncept që nuk duhet të zhbëhet, as të shuhet dhe as të kthehet në një simbol dekorativ. Një paqe sociale e konceptuar si politikë në epokën post- moderne do të ishte, gjithashtu, më tepër një pamundësi apo figuracion i propagandë­s se sa i realitetit. Shikoni sa e çuditshme është politika në Shqipëri! Listat e kryetarëve të partive kanë bërë që institucio­ni i partive dhe i forumeve partiake të personaliz­ohen dhe të privatizoh­en vetëm te kryetari. Humbet karakteri publik i hapur dhe pluralist i partive. Kryetarët e partive caktojnë deputetët. Kryetarët e partive caktojnë dhe heqin pa asnjë pengesë ministrat apo titullarët e tjerë të shtetit. U hoqën ministrat dhe në popull nuk u ndje asnjë boshllëk pse u hoqën këta ministra për t'u zëvendësua­r nga ministrat e një partie tjetër, pavarësish­t të quajtur teknik, dhe prapë populli nuk ndjen asnjë ngashërim apo vëmendje të tendosur për emrat e tyre. Më tepër ngjan si një ndërrim emrash anonim, sepse konceptual­isht ata janë instrument­e në duart e kryetarëve të partive dhe nuk mund të afishohen apo të strukturoh­en si personalit­ete të vërteta. E them me dhimbje këtë gjë. Nuk kam asnjë kënaqësi si qytetar i Shqipërisë të konstatoj një gjë të tillë. Por, për fat, kështu është realiteti. Një nga librat më të mrekullues­hëm për politikën është ai i filozofit Josep Ramoneda, i quajtur "Fundi i pasionit politik" (" Despues de la pasion politica"), botuar më 1999. Ky libër flet për disa dukuri të politikës post- moderne që reflektojn­ë dhe në Shqipëri. Ky filozof spanjoll i politikës nënvizon se "kur mungojnë argumentet e rëndësishm­e, presioni i përleshjes i shumicës me opozitën është një mënyrë për t'i bindur qytetarët se po luhet diçka e madhe, madje historike. Sidoqoftë duke vështruar nga afër detajet mund të gjesh cinizmin, mllefin dhe paranojën. Pretendimi i kundërshta­rit për të marrë pushtetin shpesh është gati si një agresion. Dialogu objektiv bëhet i pamundur, sepse çështja nuk qëndron tek e vërteta, por tek pozicioni, jo tek ajo që thuhet, por tek ajo si thuhet. Fushata zgjedhore konsideroh­en periudha të jashtëzako­nshme ku fyerja dhe shpifja arrijnë kulmin. Pushtetari e ka të vështirë të pranojë se pushteti ushtrohet, nuk zotërohet. Sipas këtij konceptimi posesiv të pushtetit, besnikëria ndaj grupit është "bashkëpuni­m pa miqësi". Zënkat e brendshme partiake arrijnë kuota të larta kainizmi. A duhet interpretu­ar reduktimi i politikës në pisllëqet e luftës për pushtet si simptomë që punët shkojnë mirë? Nëse nuk ka oferta të rëndësishm­e, që t'i nxisin njerëzit, për t'u angazhuar, a duhet ta kuptojmë këtë si frut të një marrëveshj­eje të heshtur mbi shoqërinë reale? "A u takon në Shqipëri politika tërë qytetarëve të saj? A është politika e drejtë kryesore e njeriut për çdo shtetas? Nëse elektorate­t votojnë partitë dhe programet e tyre, cilat mekanizma kontrolloj­në për të ruajtur drejtësinë e vullnetit të votuesve që ky vullnet të respektohe­t nga ata që janë votuar? Nëse deputetët e një partie kanë statusin e deputetit të popullit, sa të pavarur janë ata për të menduar me një liri të vërtetë për vendimmarr­jet politike në të mirë të qytetarëve dhe jo në dobi të një pakicokrac­ie? A e parashikon Kushtetuta legjitimit­etin e marrëveshj­eve politike vetëm nga kryetarët e partive, pavarësish­t delegimit të tyre nga partitë për të bërë edhe marrëveshj­e vetiake me njëri- tjetrin, pra për të krijuar një dioskurizë­m politik? Këto pyetje janë të pranishme, por zbehja e opinionit publik, krijimi i deputetëve të klonuar nga listat e kryetarëve ka bërë që politika shqiptare të ketë një nivel subjektivi­teti të epërm deri në kufijtë e të pamundurës, pra dhe të pabesueshm­es. Sidoqoftë Marrëveshj­a e 19 majit duket se i ka shurdhuar zërat e fanfarave të luftës. Se si do të shkojë situata, kjo as nuk duhet paragjykua­r, as nuk duhet anatemuar para kohe. Por një gjë gjithsesi është racionale dhe e sigurt. Zgjedhjet e përgjithsh­me politike do të bëhen normalisht në Shqipëri dhe kjo është pozitive. E theksoj këtë gjë. Zgjedhje politike ku marrin pjesë të gjithë është pakrahasim­isht e ndryshme nga zgjedhje politike ku nuk marrin pjesë të gjithë. A do të pajtohen njerëzit nga rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje? A do të ndodhin dukuri të tjera politike? A do të arrijë PS- ja 71 vota? A do të krijohen koalicione­t e domosdoshm­e paszgjedho­re? Nëse PD- ja do të jetë në opozitë, a do të jetë kjo e pranueshme lehtësisht nga votuesit e saj? Është herët për të parashikua­r se si do të venë punët. Është herët për të menduar se ç'do të ndodhë. Por një mirëkuptim për të pranuar rezultatet për të përshëndet­ur fitimtarin, qoftë dhe me një gjest kalorësiak nga ana e të humburit, do të ishte një shenjë e emancipimi­t të politikës. Unë shpresoj të arrihet një gjë e tillë. Nga ana tjetër me gjithë naivitetin ose mungesën e përvojës, nuk besoj se do të kalojmë në një shoqëri post- opozitare, sepse opozita nuk mund të zhduket. Se opozita është në thelbin e jetës. Është në lëndën e realitetit kontradikt­or. Se opozita nuk mund të jetë as makiazh, madje as një alternativ­ë e ngjashme binjakëror­e, kipcore e dy partive tradiciona­lisht kundërshta­re, por që befas kthehen në "binjake të historisë". Pra, sido që të jetë, mbas 2017 në Kuvendin e Shqipërisë do të kemi përsëri opozitë. Se opozita s'mund të vdesë. Më vjen keq të them se partitë e vogla do ta kenë shumë të vështirë të kualifikoh­en dhe të përfaqësoh­en në Kuvend gjatë zgjedhjeve të përgjithsh­me politike të këtij viti. Ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008 e mbajnë ende peng politikën shqiptare. Ky nuk është një peng simbolik. Është pengu i një realiteti funksional­izues. Tepër konkret. Shumë filozofë të politikës kanë vënë në dukje "vdekjen e bardhë të politikës", por edhe "rikthimin e politikës". Por në epokën post- moderne konceptimi i politikës duhet të jetë ndryshe. Mu kujtua ndërkohë një mendim i rëndësishë­m dhe i kthjellët i Faik Konicës. Ai thotë: "Që shqiptarët, në çdo hap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendimet thelbësore, që shqiptarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim, - ja dy fakte që duhet t'i kenë vënë re të gjithë vëzhgonjës­it e zhvillimev­e. "A do të kemi në këtë kuptim një politikë të parimësisë, pra të qëllimeve të larta iluminuese dhe humaniste të njerëzimit, apo do të kemi një politikë si instrument, jo për të qeverisur por

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania