Gazeta Shqiptare

Basha: Mora vendime të vështira, por jo të papritura

PD hap fushatën, kreu sulmon skeptikët: Përfaqësue­sit më të denjë nga jugu në veri "Hera e fundit që i zgjedh unë listat e PD- së"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e hapi pasditen e djeshme fushatën elektorale me sloganin "Republika e re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt". Demokratët u rikthyen sërish në bulevard, por kësaj here jo për protestë, por për të nisur rrugën drejt 25 qershorit. Sipas Lulzim Bashës, kjo është rruga e fitores, duke shpalosur disa prej pikave të programit elektoral të PD- së. Duke folur nga çelja e fushatës elektorale të PDsë për zgjedhjet e 25 qershorit, Basha i ktheu përgjigje "gardës së vjetër" të PD- së që tashmë nuk janë më në listat e kandidatëv­e për deputetë. Ai tha para mbështetës­ve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" se ndryshimi më së pari fillon nga vetja, ndërsa bëri të qartë se kjo është hera e fundit që i zgjedh ai listat për deputetë, pasi sipas tij herën tjetër do të zgjedhin qytetarët me reformën zgjedhore. Sipas tij ka marrë vendime të vështira, por shprehu bindjen se ka hartuar listën fituese. Për kritikët ai rezervoi përgjigjen se ka zgjedhur njerëzit më përfaqësue­s të komunitete­ve dhe njerëz që përfaqësoj­në vlera. "Ky muaj është provë për të gjithë shqiptarët, se bashkë dimë dhe do të ndërtojmë shpresën, të ardhmen, republikën e re. Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të republikës së re në KQZ. Kam marrë vendime të vështira, por jo të papritura. Këtu në këtë shesh thatë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, dhe kështu kemi bërë. Kemi sjellë përfaqësue­sit më të spikatur dhe të denjë të komunitete­ve nga jugu në veri. Kemi sjellë njerëz të spikatur të vlerave, republika e re mbi të gjitha është dhe do të jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë kanë rritur pritshmëri­të e çdo shqiptari. Askush prej tyre nuk vjen të marrë, janë njerëz të suksesshëm në jetën e tyre private. Kjo është rruga drejt fitores. Çfarë i shtyu këto zonja e zotërinj t'i bashkohen projektit tonë të madh që themeluam

bashkë në këtë shesh? Çfarë ka vendosur kështu Lulzim Basha? Po po, kjo është republika e re, dy profesorë në krye të dy qar-

qeve, në Shkodër dhe në Korçë", - u shpreh kreu i PD- së. Para mbështetës­ve të PD- së ai vuri në dukje se "opozita është e bashkuar, Nuk u përfshi në listat e PD- së, por Ylli Asllani shkruan: "Një rast që u zvenit nga një vendimmarr­je mes miqsh e goglave të shortit! Gjithsesi, do të doja t'ju thosha se unë dhe ekipi im kishim për ju projektin e duhur e tepër ambicioz për të rikthyer krenarinë e përhumbur jugore!" pala kundërshta­re e përçarë. Të bashkuar shkojmë drejt fitores". Por ai siguroi se këto janë zgjedhjet e fundit ku ai si kryetar harton listat, pasi në të ardhmen do t'i zgjedhin qytetarët me reformën zgjedhore. Basha tha se bashkë me ekipin e tij do ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur republika e vjetër. Ai paralajmër­oi kundërshta­rin e tij politik se ajo që ai e quan lojë shahu do të marrë fund më 25 qershor. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD- së u shpreh se republika e vjetër është thjesht një fasadë.

"Republika e vjetër është sot thjesht një fasadë. E them unë dhe e di çdo shqiptar. E dëgjoni si flet për politikën si lojë shahu. Po njerëzit, çfarë janë, gurë shahu? A është lojë shahu shëndeti i fëmijëve tuaj? A është lojë shahu çmimi i karburanti­t, papunësia, i atyre që nuk kanë siguri? Shqiptarët nuk janë gurë shahu, Edi Rama! Në 4 vite ekonomia u shkatërrua. Ku është shëndetësi­a falas, Edi Rama? Marshojmë në 25 qershor me vendosmëri­në tonë që t'i japim fund republikës së vjetër", - theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania