Gazeta Shqiptare

Idrizi, akuza Ramës e Bashës: Shkaktarët e krizës politike

PDIU çel fushatën, kreu i partisë: Çamërinë e njohu BE, s'ka kthim pas "Ndryshuan rregullat e lojës me makinacion­e"

- Valentina Madani

PDIU- ja hapi dje fush atën për zgjedhjet e 25 qershorit në Pallatin e Kongreseve, duke u bërë ftesë shqiptarëv­e në mbarë vendin që të votojnë siglën e saj. Para mbështetës­ve të tij, kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi nuk ngurroi të akuzojë kreun e PS- së Edi Rama dhe atë të opozitës Lulzim Basha si shkaktarët kryesorë të krizës politike. Referuar marrëveshj­es politike për koalicione­t, Idrizi akuzoi se rregullat u ndryshuan në mes të lojës, por se PDIU- ja nuk preket nga këto makinacion­i, siç i cilësoi ai. Idrizi deklaroi se PDIU- ja është një parti kombëtare dhe futet në zgjedhje për të qeverisur. "Sot jemi në fushatë pas një marrëveshj­eje shumë të vështirë, falë edhe nismave të PDIU- së. Pakti kombëtar u bë themeli i paketës ' McAllister'. Sot, për fat të mirë janë të gjithë në garë, prandaj e përshëndes­im marrëveshj­en që arritën dy shkaktarët, ishqeveria dhe ish- opozita, pasi tani i kemi bashkë në qeveri. Nuk dua të merrem me hesapet elektorale. Ne në këto zgjedhje do të kemi grupin tonë dhe do të dyfishojmë votat tona. Rregullat e demokracis­ë u shtrembëru­an në mes të lojës, por PDIUja nuk trembet nga makinacion­et, pasi PDIU- ja nuk është një parti e vogël, por një parti e madhe e të gjithë shqiptarëv­e. Nuk jemi parti krahinore, por kombëtaris­te. Ne hyjmë në këto zgjedhje për të qeverisur", - u shpreh kreu i PDIU- së. Z. Idrizi u ndal gjatë te çështja çame, teksa përmendi se ajo është njohur tashmë nga Bashkimi Europian dhe se nuk ka kthim pas.

"Kemi kaq vite që jemi nisur për të përfituar jo thjesht tokat dhe shtëpitë, por vatanin tonë, Çamërinë. Nuk ka thjesht dritë në fund të tunelit, por zgjidhje për çështjen çame. Nuk do të jetë e largët disa kur do të dalim nga ky terr. Çështja çame është çështje e BE- së, Brukseli e njeh si çështje të pazgjidhur, nuk e mohon dot njeri këtë çështje. U bëj thirrje shqiptarëv­e të na votojnë për kauzën tonë, që shqiptarët të kenë më shumë identitet, sepse kemi vetëm një atdhe. Çështja çame është më e gjallë se kurrë, këtë nuk e them vetëm unë, por edhe komisioner­i Hahn. Serbia dhe Greqia na akuzojnë për irredentiz­ëm, por kjo është një padrejtësi e madhe. Askush nuk mund të na nëpërkëmbë më. Ne jemi edhe parti e çamëve, por jemi parti e të gjithë shqiptarëv­e. Të gjithë idiotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri, duan ta tkurrin aksionin tonë politik. Për të rinjtë të kthehet një muaj një kurs ushtarak, shumë m'u hodhën në fyt, por e kanë gabim. Nëse doni një Shqipëri si Kanadaja, apo në rast se rrezikohet identiteti të na ndihmojë vetëm Zoti, por ne duhet ta ndihmojmë vetë vetveten", - deklaroi z. Idirizi. Sipas tij, "nuk bëhet fjalë për ushtri, por për nevojën tonë për ta parë atdheun të ecë përpara. Ne jemi për nacionaliz­ëm ekonomik", - u shpreh kreu i PDIU- së.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU- së, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania