Gazeta Shqiptare

Vasili: Taksë 8% për pagat, e ulim dy herë “progresive­n”

LSI zbardh programin elektoral: Ku ndryshon nga ai i partive të tjera "Do të ulim mbi 2 herë taksat për qytetarët"

-

Kryetari i LSI- së, Pet rit Vasili zhvilloi dje një bashkëbise­dim në "Facebook" me qytetarët në lidhje me programin e LSI- së në këto zgjedhje dhe situatën aktuale politike. Pas 4 vjet qeverisje me taksën progresive deri në 23 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ulje drastike të taksave. Në një bashkëbise­dim online me qytetarët, kryetari Petrit Vasili tregoi arsyen përse taksat e larta nuk janë të duhurat. "Taksa absurde prej 23% e ka dekurajuar biznesin, ka rritur dukshëm informalit­etin, pasi mjafton t'ju kujtoj që nga 12.000 persona që paguanin tatime dhe paguanin këtë lloj takse, në pak kohë u përgjysmua­n në 6.000", - tha Vasili. Propozimi i LSI- së e ruan progresivi­tetin mbi të ardhurat, por ul taksat në mënyrë drastike. "Për të gjithë ata persona që shpërblehe­n mbi 350.000 lekë të vjetra e deri në 2 milionë, taksa e tyre do të jetë vetëm 8 për qind. Ndërsa për ata që paguhen mbi 2 milionë lekë të vjetra, taksa e re e propozuar nga LSI- ja do të jetë vetëm 10%", - saktësoi Vasili. Kreu i LSI- së tha se propozimi i kësaj partie për uljen e taksave dhe programi konkret për punësimin do të ulë informalit­etin dhe do të mund të hapë 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë. Gjatë bash- këbisedimi­t, Petrit Vasili përmendi se në programin e LSI- së parashikoh­et hapja e 100 mijë vendeve të reja të punës për të rinjtë. Kreu i LSI- së theksoi se këto vende të reja pune për rininë do të jenë të mirëpaguar­a. I pyetur nga komentuesi­t në "Facebook" në lidhje me premtimin e Ramës për 300 mijë vende, Vasili tha se ky është një premtim i pambajtur. Duke nënvizuar se mazhoranca në katër vite nuk arriti të mbante premtimin elektoral për 300 mijë vende të reja pune, Vasili tregoi se ku ndryshon plani i punës i LSI- së nga planet e partive të tjera. "Diferenca është realizmi. Kemi prezantuar një plan punësimi që drejtohet drejtpërsë­drejti te të rinjtë. Është një plan të cilin e bluajmë në kokë prej kohësh, prej vitesh. Elemente të rëndësishm­e kemi futur edhe në fushata të mëparshme të pushtetit vendor dhe qendror. Sot e kemi më të konsolidua­r se kurrë, me 100 mijë vende të reja pune vetëm për të rinjtë dhe të shpërndarë mirë në sektorë ku vende pune realizohen realisht dhe nuk janë thjesht premtimi elektoral i radhës, apo të themi formalizim­i i radhës, i cili konsideroh­et punësim, e të tjera histori si këto që nuk kanë bindur askënd dhe i kanë bërë të rinjtë të mos e prekin dot me dorë punësimin që kanë ëndërruar. Pra, do të thosha që gjëja kryesore dhe mbi të gjitha është realizmi. Një plan që realizohet në mënyrë konkrete dhe që të rinjtë do ta prekin me dorë", - deklaroi kreu i LSI- së. Ai premtoi jo vetëm punësim, por edhe punë të mirëpaguar.

"I tërë sfondi që ne kemi krijuar me 100 mijë vendet e punës, është jo vetëm 100 mijë vende të reja, por edhe punë të mirëpaguar­a, dhe këtu kemi dhënë dy përgjigje të mëdha: punësim më shumë dhe punësim i mirëpaguar", - tha z. Vasili.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i LSI- së, Petrit Vasili
Kreu i LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania