Gazeta Shqiptare

"Ja si më futi në burg oficerja e policisë pasi më mori borxh 2000 euro"

Gëzim Hatija: Fitova gjyqin, por Laureta Çela s'më kthen paratë. Ta hetojë SHÇBA 40- vjeçari: Më kallëzoi për përndjekje, më kërcënon me jetë

-

Një 40 vjeçar nga fs hati Rërëz i njësisë administra­tive Kutalli të Bashkisë Ura Vajgurore ka denoncuar dje publikisht një efektive të policisë së Beratit. Gëzim Hatija deklaroi se oficerja e policisë Laureta Çela nga fshati Cukalat i Bashkisë Ura Vajgurore e ka futur padrejtësi­sht në burg përmes akuzave të rreme për përndjekje dhe kërcënim. 40vjeccari pohoi se historia e tij me policen, nisi disa vite më parë, kur ajo I mori borxh 2000 euro që jo vetëm nuk ia ka kthyer, por vijon ta kërcënojë me jetë duke i përmendur emra zyrtarësh të lartë policie. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Hatija tha se ka bërë 5 muaj e gjysmë burg. Ai sqaroi se pasi fitoi lirinë e paditi 27- vjeçaren dhe se në fund të prillit të vitit që shkoi gjykata e Beratit vendosi që oficerja e policisë t'i kthente paratë. "Edhe pse ka një vendim gjykate, Laureta nuk do t'ia dijë. Kjo është absurde, pasi ajo është punonjëse e Policisë së Shtetit. Pas presioneve dhe kërcënimev­e të oficeres së policisë iu drejtova me një shkresë ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur ai ishte në detyrë, por, askush nuk më ka kthyer përgjigje. I bëj apel dhe SHÇBA- së që të ndëshkoj policen Çela, pasi ajo ka shkelur dhe po shkel me të dyja këmbët ligjin", u shpreh 40- vjeçari.

Cila është zanafilla e historisë tuaj mes oficeren e policisë, Laureta Çela?

Unë njihem prej kohësh me Laureta Çelën. Vite më parë kam qenë emigrant në Itali. Pasi u ktheva, Laureta më kërkoi lekë borxh për një problem që ajo kishte dhe unë falë miqësisë I dhashë hua 2000 euro. Këtu nisi përplasja me të. Laureta më futi në kurth.

Çfarë ndodhi konkretish­t dhe si iu futi në kurth oficerja e policisë?

Kaloi disa kohë dhe unë i kërkova të më kthente borxhin, por Laureta Çela nuk pranoi të më kthente paratë. Jo vetëm kaq, por ajo më denoncoi dhe unë përfundova në burg. Kjo është e tmerrshme, sepse ajo është oficere policie dhe në vend që të mbrojë njerëzit, iu merr lek borxh dhe më pas i fut në burg.

Për çfarë iu denoncoi dhe cili ishte dënimi që ju dha gjykata e Beratit?

Jam dënuar me 5 muaj heqje lirie, pasi Laureta më denoncoi për përndjekje dhe kërcënim, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë bëra burg kot. Ndërkohë që ishte ajo që më kërcënonte duke përmendur emra të drejtuesve të lartë të policisë.

Kur dolët nga burgu dhe çfarë ndodhi më pas?

Unë dola nga burgu vitin që shkoi. Por, nuk e lashë me kaq, pasi më privuan lirinë padrejtësi­sht. Unë e denoncova efektiven e policisë për moskthimin e borxhit që ajo më kishte dhe gjykata e Beratit më dha të drejtë. Gjykata shpalli fajtore Laureta Çelën që jo vetëm s'më kthen lekët, por edhe më kërcënon me sms. Vendimi u mor më 29 prill të vitit që shkoi. Sipas këtij vendimi, ajo detyrohet të më kthejë shumën prej 2000 euro bashkë me interesat. Edhe pse ka një vendim gjykate, Laureta nuk do t'ia dijë. Kjo është absurde, pasi ajo është punonjëse e Policisë së Shtetit. E përsëris, ka një vendim gjykate që e ka kapur në shkelje dhe ajo vijon të jetë në punë dhe nuk i trembet syri për asgjë.

Cili është apeli juaj?

Dua të më kthehen leket e mia dhe Laureta Çela të marrë dënimin e duhur. Ajo më ka kërcënuar me jetë dhe unë kam prova për këtë ( tregon sms- të). Jam në një situatë skandaloze. Pas presioneve dhe kërcënimev­e të oficeres së policisë iu drejtova me një shkresë ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kur ai ishte në detyrë. I kërkova ish- ministrit të ndërhynte, por, askush nuk më ka kthyer përgjigje. I bëj apel dhe SHÇBA- së që të ndëshkoj oficeren e policisë Laureta Çela, pasi ajo ka shkelur dhe po shkel me të dyja këmbët ligjin.

 ??  ?? Gëzim Hatija, duke folur për “GSH”
Gëzim Hatija, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Faksimile e vendimit dhënë nga gjykata e Beratit
Faksimile e vendimit dhënë nga gjykata e Beratit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania