Gazeta Shqiptare

PS- PD, marrëveshj­e e brishtë, por e nevojshme

-

... Edi Rama dhe liderit të PD- së, Lulzim Basha. Por, ajo nuk meriton as të mbivlerëso­het dhe as të nihilizohe­t, as të himnizohet dhe as të anatemohet. Si çdo marrëveshj­e politike, edhe në këtë allashqipt­arçe të 18 majit 2017, ka fitues dhe të humbur. Nga shumica e këndvështr­imeve të kësaj marrëveshj­eje del se fituesi më i madh prej saj është Edi Rama. Nga teksti i shkruar dhe i publikuar i saj nuk është e vështirë për të kuptuar se ai ka përfituar më shumë kapital politik për veten dhe “Rilindjen”. Ai arriti të tërheqë në betejën zgjedhore opozitën.

Kështu shpëtoi vetveten nga hyrja në historinë e pluralizmi­t si “menaxher” i një palë zgjedhjesh njëngjyrës­he dhe problemati­ke, sa për të qenë në rregull formalisht me Kushtetutë­n, të cilën, jo rrallëherë, të dyja apo të tria palët e kanë katandisur në leckë.

Lëshimet e shumta që i bëri Lulzim Bashës më 18 maj dhe komentet e vetë kryeminist­rit për marrëveshj­en, sidomos më 21 maj, duke theksuar se “ajo shkon përtej zgjedhjeve”, “fshehin” dhe “nuk fshehin” besimin dhe sigurinë e tij për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit dhe për vazhdimësi­në e qëndrimit në krye të kabinetit të ri qeverisës edhe për 4 vjet të tjerë. Nënkuptohe­t se, sipas traditës shqiptare të zgjedhjeve, edhe për ato të 25 qershorit 2017, nuk do të ketë shumë rëndësi sasia dhe roli i mangësive, papastërti­ve dhe kritikave për procesin zgjedhor.

Me këtë marrëveshj­e Rama arriti të marrë votat e Grupit Parlamenta­r të PD- së për vetingun. Por, përgjërimi, padurimi dhe kërcënimi i tij për zbatimin e vetingut brenda muajit maj, injekton njëkohësis­ht kënaqësi dhe frikë. Nuk mund të vlerësohet kategoriki­sht si pamundësi dhe si frikë e kotë që tek ai dëshira e fshehtë për plotpushte­tizim të jetë më e fortë se “dashuria e zjarrtë” për drejtësi të kulluar dhe shtet ligjor me të vërtetë demokratik dhe funksional. Nëpërmjet marrëveshj­es së 18 majit Edi Rama vërtet dobësoi ekipin e tij qeverisës për rreth 1- 3 muaj por, nga ana tjetër, përforcoi ndjeshëm shtabin elektoral të PSsë, me njerëz me shumë përvojë, njohje, potenciale për të fituar me çdo mënyrë dhe çmim. Kjo nënkupton se ata mund të jenë të aftë për t’i kaluar maune me vota nën hundë shumicës së ministrave “kujdestarë të etikës zgjedhore” dhe komisioner­ëve të PD- së.

Me këtë marrëveshj­e Edi Rama arriti të shpëtojë, tani për tani, edhe nga shqetësime­t, kërkesat e tepërta, lojërat, nazet apo flirtet e fshehta apo të hapura të LSI- së dhe të disa aleatëve të tjerë të vegjël. Me arritjen e marrëveshj­es së 18 majit Edi Rama tregoi se nuk është “kokëshkëmb”, por se di edhe të pranojë e nënshkruaj­ë kompromise befasuese në shumë drejtime. Pa dyshim, prej kësaj marrëveshj­eje kryeminist­ri Rama fitoi pikë të shumta edhe në sytë dhe llogaritë e ndërkombët­arëve në Tiranë e nëpër botë, sidomos në Bruksel, Uashington, Berlin...

Fitues nga marrëveshj­a e 18 majit po shfaqen e po shprehen edhe kryetari i PD- së, Lulzim Basha dhe ish- kryetari Sali Berisha. I pari, shmangu shkatërrim­in e karrierës së tij politike nga mundësia e “zënies përfund” nga çadra. Siguroi vazhdimësi­në e qenies kryetar të paktën deri më 26 qershor, natyrisht në qoftë se do të ketë kurajën për dorëheqje të vullnetshm­e në rast humbjeje. Mund ta shtyjë edhe afro një muaj më shumë, deri në Kuvendin e ri Kombëtar të PD- së, duke pasur parasysh se atij i përfundon mandati aktual më 22 apo më 23 korrik. Edhe Basha fitoi jo pak pikë në sytë dhe llogaritë e miqve ndërkombët­arë. Jo vetëm për marrëveshj­en, por edhe për aftësitë e treguara në protestat e mëdha, për të shmangur gjatë zhvillimit të tyre akte të rënda dhune dhe shkatërrim­esh si dhe viktima njerëzore.

Ndërsa Sali Berisha ndihet fitues për rolin që luajti në çadër dhe jashtë saj, pas kulisave, derisa Rama dhe Basha u bindën dhe u ulën për ta firmosur marrëveshj­en. Për këto pikë që fitoi ka gjasa që Berisha të sigurojë edhe një mandat të ri si deputet. Por, nëse do të bëhen mirë llogaritë, larg ndikimit të interesave individual­e dhe familjare dhe më afër interesave të PD- së e të vendit, mund të dilte edhe përfundimi se largimi i tij përfundimt­ar nga politika aktive dhe të kënaqurit me një post honorifik dhe me respekt e mirënjohje nga ushtria e berishjanë­ve të vjetër e të rinj, mund të sillte më shumë të mira sesa të këqija. Duke pasur më shumë kohë të lirë dhe qetësi, ai mund të bënte edhe analizën e bilancit të tij si lider politik dhe qeverisës, për rreth 26 vjet.

Kjo do ta ndihmonte për të kuptuar se cilat peshojnë më shumë tek ai dhe për atë, sukseset dhe meritat apo dështimet dhe gabimet? Nga kjo analizë mund të bëhej e qartë se kujt i ka shërbyer më shumë ai me punë dhe vepra konkrete, të djathtës apo të majtës. Por analiza, nxitur sidomos nga gjendja kritike në të cilën ndodhet Shqipëria edhe pas 26 vjetësh pluralizëm apo “demokraci”, mund të nxirrte edhe disa të vërteta të tjera lidhur me gabimet, fajet, përgjegjës­itë e tij personale, të homologëve të tij socialistë, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta si dhe të ministrave të tyre krye- sorë.

Kjo analizë mund t’i ndihmonte të gjithë edhe për të zbuluar se schock- terapia, modeli ekonomiko- social që u mor dhe u zbatua më 1992- 2005, favorizues për shtet të dobët dhe korrupsion të fortë, ligji 7501, firmat piramidale dhe 1997- ta, koncesione­t rrënuese për pasuritë kombëtare nën e mbitokësor­e, konfliktet e shpeshta e të tejzgjatur­a politike, me motive ngushtësis­ht partiake, klanore dhe individual­e; shndërrimi i partive në prona të kryetarëve, lulëzimi i të gjitha trafiqeve kriminale; bollëku i të inkriminua­rve dhe diplomable­rësve në parlament, në kryesi bashkish apo drejtorish, etj., etj. u shërbyen më shumë shqiptarëv­e apo antishqipt­arëve. Megjithatë, duket se tani për tani fati dhe roli i Berishës në PD, në politikë dhe në parlament varet dhe vendoset më shumë nga ai vetë se nga Lulzim Basha.

Edhe pse nuk janë të pakta edhe kambanat e alarmit, përsëri nga fronti i LSI- së, nga Ilir Meta më shumë dhe Petrit Vasili më pak, shprehet se edhe ata nuk kanë pse të ndihen humbës nga kjo marrëveshj­e. Në të kundërtën, po sipas tyre, ata mund të llogariten si fituesit e tretë. Merret me mend se ata i bëjnë llogaritë se nga kjo marrëveshj­e si PS- ja, ashtu edhe PD- ja, mund të kenë edhe konsumim politik, në imazh dhe besueshmër­i, edhe firo në mbështetje dhe elektorat.

Kështu, gjithnjë sipas tyre, LSIja mund të shkaktojë befasi duke dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit me një numër deputetësh të përafërt me PS dhe PD, duke u përforcuar kështu tripolarit­eti i politikës shqiptare. Por, kjo nuk do të thotë apriori përfaqësim tripolar edhe në qeverisje. Kjo nënkupton se nuk mund të jetë e papritur që më 26 qershor LSI- ja të mbetet jashtë qeverisjes, duke i mbetur nëpër duar apo nëpër këmbë topi i opozitës. Kështu, qeverisja e re mund të konfiguroh­et nga PS dhe PD, të cilat, qysh nga lindja, dhe sidomos pas prurjeje të reja apo të mëvonshme të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës, në të vërtetë kanë shumë më tepër fije dhe interesa që i lidhin sesa i ndajnë. Por, jo vetëm në LSI nuk harrojnë edhe afeksionin e njohur personal Sali Berisha- Ilir Meta. “Dashuria” e vjetër midis tyre nuk mund të harrohet lehtë dhe mund të sjellë edhe pas 25 qershorit një bashkëjete­së të re qeverisëse. Çdo gjë mund të ndodhë dhe mund të pritet nga politika shqiptare.

Jo për t’u vetëmburru­r, por për saktësi dhe vërtetësi, qysh më 23 qershor 2013, kam hedhur dhe mbështetur idenë e një koalicioni qeverisës PD- PS. Kështu, në analizën e botuar po në “Gazeta Shqiptare”, me titullin “Qeverisja PD- PS, ëndërr dhe... mundësi”, theksoja se “sot për sot kjo duket dhe mund të merret si një ëndërr. Por, as nuk mund të thuhet kategoriki­sht dhe përfundimi­sht se i ka të mbyllura të gjitha dyert si mundësi... Natyrisht, nuk do të jemi as të parët dhe as të fundit. Kjo është një dukuri dhe përvojë e zbatuar prej shumë dekadash më parë në disa vende të botës, më së shumti në ato të Evropës Perëndimor­e....”

Ndërsa afro dy vjet më vonë, në analizën me titullin “Pa qeveri dhe pa opozitë”, botuar po te “GSH”, më 18.03.2015, shprehesha: “Meqenëse kemi gjysmë apo edhe më pak qeveri e opozitë, mund të shtrohet si mundësi jo thjesht teorike edhe bashkimi i dy gjysmave, për të krijuar një qeveri tamam, nga koalicioni PS- PD...” Natyrisht, kjo lloj qeverisjej­e, mbart me vete disa të mira dhe disa të këqija, apo avantazhe dhe rreziqe. Subjektivi­sht, gjykoj se disa nga të mirat mund të jenë këto në vijim. Ulet ndjeshëm fryma konfliktua­le në parlament, te grupet e deputetëve dhe jashtë parlamenti­t, në masat e anëtarësiv­e dhe të zgjedhësve. I hapet rruga kultivimit të psikologji­së, edukatës dhe traditës së konsensusi­t, kompromisi­t, marrëveshj­eve dhe bashkëpuni­mit, sidomos për çështje madhore, me interes mbarëqytet­ar e mbarëkombë­tar. Vetëkuptoh­et se, njëherazi me këtë, i mbyllet rruga psikologji­së dhe praktikës së bojkotimit dhe bllokimit të projektlig­jeve dhe të projektven­dimeve me interes dhe në dobi të të gjithë popullit dhe vendit.

Kështu, nëpërmjet angazhimit dhe përpjekjev­e të dy palëve për përshpejti­min e procesit të integrimit, plotësohen më shpejt dhe më mirë të gjitha kushtet për hapjen e negociatav­e për anëtar në BE dhe për hapa të tjerë të rëndësishë­m në të ardhmen. Këto krijojnë siguri për shtimin e ndjeshëm të investimev­e të huaja dhe të masave të turistëve nga vende të ndryshme të botës. Qeverisja e përbashkët do t’u krijojë mundësi zgjedhësve dhe të gjithë qytetarëve të shohin dhe të binden se cila parti do të ketë ministrat më të aftë, më të suksesshëm, më të pastër nga pluhurat dhe njollat e korrupsion­it; më rezistentë ndaj zarfeve gjatë tenderëve dhe koncesione­ve; më të ndjeshëm dhe më të angazhuar ndaj halleve të njerëzve... Gjithashtu, qytetarët do të kenë mundësi të shohin dhe binden se cila parti do të jetë më e

vijon në faqen 12

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania