Gazeta Shqiptare

Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

-

... habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, "Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtës të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolli­ste plus Loro Boriçin ( d. m. th. Saliun), në sulm bjeri t'i biem dhe pa stol rezervash… Sala s'e bënte kurrë këtë skuadër!" "Po çfarë lidhjeje ka, - i thashë. - Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri- tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!"

Lulzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimt­arët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.

E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vit- rinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administro­jë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua ‘ boll qave’ apo kur nuk ia var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.

Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po me sa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend ( meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) ‘ nuk e di a do jesh në parlamenti­n e ri(?)’. Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur ia thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për marrëveshj­en politike! M’u dhimbs vërtet! Burrë i mençur, po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjesht funksionon Lulzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.

Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimt­arët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshje­s as ditën kur mbyllin sytë përgjithmo­në.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania