Gazeta Shqiptare

Korrespond­enca e panjohur e Mitrush Kutelit me Aleks Budën

-

Dhimitër Pasko - Mitrush Kuteli ( 1907- 1967) nuk je toi edhe më gjatë. Tronditja që pësoi me persekutim­in e sekuestrim­in e dorëshkrim­eve të veta nga regjimi i pushtetit monist, që në vitet e para të vendosjes së tij, e rëndoi. Kujtoj kur unë fare e re, së bashku me tim atë, Aleks Budën, jam ndodhur në një takim në rrugë me shokun e tij të hershëm, Dhimitrin, pasi kishte dalë nga burgu. Dhimitri tregoi për shqetësime­t e tij shëndetëso­re, sidomos për zemrën që e kishte të cfilitur, duke nxjerrë nga xhepi i vogël të xhaketës dy trinitrina që i mbante vazhdimish­t me vete. Por më shqetësues­e se kjo gjendje e shëndetit të përkeqësua­r ishin shqetësime­t për dorëshkrim­et që i mungonin. Nëse nuk gaboj bëhej fjalë për rreth 200 faqe të sekuestrua­ra nga një hetues, person me gradë ushtarake, që ishte marrë me çështjen e tij në paraburgim. Ishin dorëshkrim­e që duheshin gjetur dhe që s’u gjetën më. Ato kishin dalë nga Ministria e Brendshme. Kaq kishin qenë njohuritë e Aleksit në atë kohë edhe më vonë kur mësoi se më kishte rënë në dorë për redaktim libri i Mitrush Kutelit: “Në një cep të Ilirisë së poshtme” ( 1983). Një vepër postume e autorit, e përgatitur nën kujdesin e përkorë të të bijave, për të cilën im atë duke e ndjerë si një detyrë nderi e vlerësimi për mikun e vjetër, i kërkoi drejtorisë së Shtëpisë Botuese, t’i bënte parathënie­n, kërkesë që nuk u pranua. Ruhen ende shënimet përgatitor­e të Aleksit përshkuar nga ndjenjat e thella të lartësimit të kombësisë si fuqi krijuese e kulturës njerëzore e kombëtare në veçanti, veti që e kanë karakteriz­uar krijimtari­në e tij, Kuteli është një nga themeluesi­t e prozës moderne shqiptare. Nëntë letra, të shkruara prej Mitrushit, dërguar Aleks Budës, të ruajtura në arkivin e këtij të fundit, i përkasin pikërisht kësaj periudhe të dendur botimi. Nga letrat, vetëm dy janë të vitit 1936, të tjerat i përkasin vitit 1944. Për hir të së vërtetës duhet pohuar se ato janë ruajtur shumë më mirë se korrespond­encat e Aleksit me Lasgushin, Çabejn, Arshi Pipën etj., pjesërisht të dëmtuara prej rrethanash vendore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania