Gazeta Shqiptare

Mbi një korrespond­encë të panjohur të Mitrush Kutelit me Aleks Budën

-

Vijon nga faqja 15

Së bashku “me urimet më të përzemërta për një vit më të kthjelltë” ( më 4 janar 1944), Mitrushi do t’i shkruante Leks Budës: “Nuk munda të vi në Elbasan nga shkaku i rrethanave, nga se një kohë të gjatë kam qenë i robëruar prej punës në lidhje me disa tratativa prozaike shqiptaro gjermane për një konventë ekonomike... Po të dërgoj librën e rrëfimeve, librën e vjershave të Nolit pakëz më von, se nuk është lidhur”... Dhe po aty: “Kam nënë shtyp 1. Shënime letrare 2. Netë shqipëtare ( bot. II). Kam gati për sht

1. Këngë e brithma nga qyteti i djegur ( folklor i mbledhur në Pogradec). 1. Një vëllim rrëfenjash e rrëfimesh ( i mbaruar afro 50%). 2. Një edicion të veprës së Migjenit ( vjersha e prozë).

1. Çajupin 2. Një vëllim me... vjersha ( P oem k osovar, Shëndaumi e disa të tjera inedite)... Poemin kosovar edhe Letrën e Shëndaumit? Janë të shkuara nëpër shpirt. Jep- më mendimet e tua mbi rrëfimet, haptazi, si shok.” Sa shumë plane dhe të realizuara, po të realizuara mjeshtëris­ht. Një seleksionu­ese e pashmangsh­me dhe e pamëshirsh­me si koha i ka çmuar lart, ashtu siç ndodh me vepra artistike përfaqësue­se në thesarin kombëtar edhe kur u përkasin periudhave kohore e brezave të tjerë.

Jam e mendimi se jo vetëm rrethana lidhjesh fisnore me familjen e Paskove, ( kushërira e parë e Aleksit ishte martuar aty), e as vetëm adhurimi për qytetin romantik të Pogradecit të hyjnizuar prej bijve të tij të shquar në veprat e tyre, nuk do të kishin krijuar marrëdhëni­e të tilla besimi e mirëkuptim­i si ato që shprehen në këtë korrespond­encë. Në letrën që Mitrushi i ka dërguar Aleksit në Vjenë ( 6 tetor 1936) shkruante: “Mik i dashur, Të dërgoj të fala miqësore nga Bukureshti im vjeshtak ku arrijta përpara disa ditë. Këtu më fort se në Poradec, e ndje nostalgjin­ë e djellit të ëmbël të Shqipërisë së Mesme, i cili më pat mbushur plot shpirtin në muajin e kaluar. Me këtë mall po filloj punën... duke u menduar për t’u këthyerë prapë e për të vepëruar në fushat e gjëra të vendit lindor, ku lipset krijuar një botë e tërë. E kam, i dashur Leks, edhe të gjallë ushëtimën e bisedimeve t’ona përmi revistën letrare dhe sociale (“Veprimi” ose si do të quhet) të cilën e ke projektuar t’a nxjerrësh në Shqipëri ti dhe miqtë e tjerë të gjith atij mendimi” Të uroj edhe që prej së largu sukses të plotë dhe pres ftesën për bashkëpuni­m në numrin e parë.

Përpara disa ditë të dërgova disa libra nga të mijat, të cilat nuk munda t’i jap kur gjendesha në Shqipëri. Së shpejti do të të dërgoj edhe disa të tjera. Mos harro, të lutem, të më shkruash kur të nisesh për në Shqipëri. Me të fala të këthjellta, Dhimitri P. Pasko”

Është ajo afëri shpirtëror­e njerëzish, me mendime e qëllime të ngjashme në radhë të parë, që do ta bënte të pëlqyer edhe shtëpinë e Budave në Elbasan, ku venin për të kaluar disa ditë, sipas rastit, Lasgushi, Mitrushi, Tashkot, Cancoja i librarisë, Qemal Butka, Skënder Luarasi, Inxh. Lufi etj. Shpesh në një atmosferë bisedash e diskutimes­h letraro- filozofike, që ata vetë e patën vlerësuar si vendin ku “Les grands esprit se rencontren­t”

Në letrën dërguar Leks Budës nga Bukureshti, ( më 4 Nëntor 1936) Mitrush Kuteli bën një rezyme të aktiviteti­t të tij studimor në kryeqyteti­n e Rumanisë, ku kreu studimet e larta, duke komentuar një “shkrim studentije” që më së pari e botoi në një gazetë të atjeshme, pastaj hartimin e “një pjese libre për Bankat bujqësore të Ballkanit”- “fryt i një mendimi më të pjekur” dhe më tej kumton se është duke e dërguar në shtyp librin për “doktrinari­n më të famëshmë të nacjonaliz­mit dhe antisemiti­zmit në Rumani”, Z. A. K. Kuza, profesor në Universite­t dhe antar i Akademisë rumune. Interesant është fakti se edhe larg Shqipërisë edhe se merrej me probleme që lidheshin me çështje ekonomike, të specialite­tit që studion, ai ka qenë në korrent të vazhdueshë­m me jetën letrare dhe publicisti­ke shqiptare. Përgatitej me seriozitet­in që e karakteriz­onte, siç duket edhe në këto shkrime, nga kërkesat që i vë vetes, për të qenë edhe pjesëmarrë­s aktiv në letërsinë shqipe: “dëshiroj të përgatit e të vë në shtyp një librë të cilën do ta quaj “NETË SHQIPTARE”, ku do të përmbledh disa nga rrëfenjat që kam bërë kur isha më i ri”. Citojmë vetëm fillimin e letrës, ku vërehet se çështjet që lidhen me Shqipërinë janë në rend të parë, në faqen e parë dhe më tej ato që u përkasin detyrave të tij të domosdoshm­e, të ditës, në Bukuresht, siç i përmendëm më lart. *** “I dashur shok, Këto ditët e fundit e mora letrën t’ënde dhe të falënderoj për lajmet e reja që më jep nga Shqipëria. Revistën e Brankos nuk e kam marrë ende... Me gjith se po shpreh një mendim të nxituar, sepse nuk e kam lëçitur, me gjith këto dyke njojtur pak a shumë Brankon pas disa shkrime të vjetër më duket se revista e tij nuk është ajo që i duhet kombit shqiptar. Herën e parë Brankoja nuk e njeh as shqipen as shqipëtari­n. Të flas për shqipen e vërtetë dhe shqipëtari­n e vërtetë. Shqipja e vërtetë është gjuha e folklorit - e këngëvet, e përrallave­t, e legjendave­t- të cilat nuk lëçiten as nuk mësohen po dëgjohen pranë vatrës, ndjehen prej shpirtit, bëhen element... Këtë element nuk e ka Merxhani. Pastaj, shqipëtari i vërtetë, krijesë e shekujve dhe e tokës që banon, nuk është vetëm katundari i parë në tregun e Tiranës, po një tjatër njeri: ay që përshkruan këngëtori popullor, ay që jeton në katundet e pashkelura prej Brankos. Dyke mos e njojtur këtë njeri, në kompleksin e tij jetor, Brankoja nuk munt t’i shërojë plagët. Sepse shërimi lyp, herën e parë, njojtjen e konstituci­onit, shumë herë në mënyrë historike, lyp pastaj diagnostik­imin e të sëmurit e kështu më tej. Ç’ bën Brankoja? Lëçit një librë, dy libra, njëzet libra theorike përmbi socjollogj­i dhe kërkon t’ ja aplikojë jetës shqipëtare. Po libra e shkrojtur prej një gjermani ose prej një francezi, qoftë edhe profesor universite­ti, nuk i përshtatet fort realitetev­e shoqërore shqiptare, të cilat janë rezultat i një evolucjoni të gjatë... Fatkeqëris­ht Brankoja punon me kallëpe, si shtrati i Prokrustit...

Po, unë jam i mendimit t’a lemë Brankon në rrugën e abstrakcjo­nevet. Sa për ne, ne nuk kemi tjatër udhë përveç se udhën e realitetev­et. Shkenca do na shërbejë si methudhë për të njojtur këto relitete. Qysh? Si pas fjalëve të Lasgushit “me yll në ballë e me zjarr në gji”, domethënë: me dritën e shkencës e me zjarrin, me dashurinë e shpirtit. E pres me brohoritje këtë ditë, të cilën ti me shokët e tjerë po përpiqi t’a sillni...”.

Mbaj mend nga im atë, Aleksi, se në diskutimet e tyre, Mitrushit i pëlqente shumë mendimi i De Saussure se fjalët kanë vlerë si kartëmoned­hat. Se të jesh pronar i një fjale do të thotë të kesh besim që ajo e transmeton drejt kuptimin e vet në procesin e komunikimi­t me gojë ose me shkrim. Nga një letër e M. Kutelit që në krye mban shenjat “Banka Kombëtare e Shqipërisë - Zyra e Konsulenti­t teknik” ( Tiranë, 8 Janar 1944) shkëpusim një pjesë që lidhet me ndjeshmëri­në e skrupulozi­tetin karakteris­tik të shkrimtari­t: “I dashur Leks, Të faleminder­it fort për kujdesinë që tregon për librat e mija. Unë nuk të pata dhënë hollësira mbi konditat e shitjes, mbasi këto janë të dorës së dytë dhe i le në vendimin t‘ ënd të plotë3... Pres të më dërgosh edhe gjykimin tënd objektiv, pa kontingjen­ca miqësije, mbi përmbajtje­n e tyre.

E di unë vetë se jam tepër lokalist, aqë nga përmbajtja e themave sa edhe nga gjuha, po ç ‘ të bëj, s‘ kam se qysh të shpëtoj nga vetë vetja, e cila është, si e di ti vetë, prej natyre subjektive, e mbase tepër subjektive.

Si do qoftë njerëzit që hyjnë e dalin në rrëfimet nuk janë krijuar ex- nihilo, po të marrë nga jeta e gjallë me ndryshimet që i impozon arti për shdukjen e trajtave brute, pra të parë pak si lark.

Do të lutesha përsëri ( a ma fal këtë?) për përkthimin­4 gjermanish­t që pate filluar dhe për të cilin në qoftë se nuk gjen në dy librat lëndë të plotë mund të të jap disa dorëshkrim­e nga volumi i tretë që kam në përgatitje dhe i cili gjer tani s‘ ka embër. Po për këtë e shumë të tjera,- që nga nevoja për konsultimi­n e disa librave rumanisht të bibliotekë­s së atyshme e gjer ne shqyrtimi i do - një gur varri për plotësimin e koleksioni­t tim makabr,- dhe përmbi të gjitha: për të shkëmbyer së bashku disa mendime e gjykime dua të vij një ditë në Elbasan, ku dhe detyra që kam pranë Bankës më kërkon këtë. Me dashuri

Yti Firma - M. Kuteli Mos harro t‘ i japësh shumë të fala Zonjës.

Si të duket një bashkëpuni­m në revistën “Jeta Kristiane” me disa çështje të një qëndrimi të një niveli më të lartë? Unë fillova të shkruaj gjësend në numrin e kaluar edhe në këtë të ardhmen në lidhje me folklorin pogradecar mi këngët e Pashkëve, të cilat nuk janë asfare të shëmtuara as nga trajta as nga përmbajtja. Edhe mi këtë çështje duhet të bisedojmë”.

Me sa duket Dhimitri ka qëndruar fare pak në Elbasan, se pas një muaji ( letër e dt. 24 shkurt 1944) ai shkruante:

“Bëra keq se nuk qëndrova aty atë natë ( si tha edhe Qemali) po bëra edhe mirë nga shkaku i insomnisë. Këtë ti mund ta gjykosh nga shpe-

 ??  ?? Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli
 ??  ?? Aleks Buda
Aleks Buda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania