Gazeta Shqiptare

“Numri zero”, si ironi dhe trandje për gazetarinë

-

Ankthi i përgatitje­s së një pe riodiku të përditshëm ka ngulfatur një nukël njerëzish, që nuk kanë aq shumë lidhje me gazetarinë. Doktor Kolona, personazhi që prezantohe­t nga bosi i tij, si njeri me përvojë të madhe në gazetari duhet të mbulojë gabimet e kolegëve por edhe vështirësi­të e stilit dhe ndikimet e tyre deri më tani. Ngjarjet zhvillohen në një redaksi mediatike e cila përgatitet të nxjerrë një numër ( Numrin zero), që nuk do ta shohë kurrë dritën e botimit. Në formën e një ditari paraqitet aksioni, që narratori i veprës e rrëfen në vetën e parë me shumë kujdes brenda diagramës jetësore të personazhi­t. Romani i afrohet shumë kohës sonë, më mirë të themi epokës ku jetojmë, pasi në vendin fqinj ( Itali) rrotullohe­n ngjarje tragjike siç janë vrasja e gjykatësit Falkone, momenti kur po vjen lulëzimi i Antonio di Petros dhe shumë tollovi të tjera. “Nesër” siç do të njihet organi mediatik dhe që duhet të bjerë me patjetër në sy duhet të përshtatë sa më mirë hamendësim­et, që të mbijetojë sipas organizato­rëve të saj, por duhet të përdorë paq edhe shantazhin dhe shumë gjëra të tjera. Në një farë mënyrë i ngjan një trilli virtual mediatik, që pjell vetëm gënjeshtra.

Autori me stilin e tij të jashtëzako­nshëm e ka mbajtur me kadencën e duhur ritmin dhe për të gjetur detajin që do të grishë për linjën e veprës së vet. Ledia duhet përgëzuar që e ka mbajtur më së miri këtë temp me një shqipe të kuruar. Vetë autori, kohën bazike letrare në këtë libër e mban me përgatitje­n e numrit dhe tollovinë e njerëzve të saj, që e presin këtë botim. Për ata që janë brenda botës së medias ky roman është shumë i afërt, por edhe tregon një pjesë të hapësirës që na rrethon të gjithëve.

“DITURIA” në zgjedhjet e saj fine të viteve të fundit duhet vlerësuar që na e dha këtë botim, që ka disa kohë që është për publikun shqiptar.

Po çdo të bëjë vallë i ashtuquajt­uri numri zero? Për pronarin ai duhet të trandë dhe fillimisht duhet të ç’tensionojë atë që vjen mes parisë dhe atyre që do duhet të përcjellin lajmin.

Në këtë institucio­n të ri, por që në thelb është çdo organ mediatik i kohës ku po jetojmë përgatitet shantazhi dhe gjithçka duhet që ta bëjë sa më të kënaqur pronarin. Teoritë e konspiraci­onit, që e rrethojnë Italinë dhe fantazinë e sëmurë të shumë personazhe­ve ( lexo shumicën e njerëzve tanë), ndërthuren dhe japin atë që duhet të mbahet sa më qartë në qendër të medias.

Redaktori Bragadaço, që autori shpesh e përdor si kundrapesh­ë të qëndrimeve të veta, jep vazhdimish­t idera që e tejkalojnë mendjen e zakonshme duke dhuruar zgjidhje nga më të habitshmet, pasi në fantazinë e tij përfshin rëndom rusët, shërbimet sekrete, patjetër Andreotin e me radhë politikanë­t e kohës dhe mbi të gjitha Musolinin. Këtë të fundit e has kudo. Arketipi i këtij gazetari përbën një personazh tipik të mediave provincial­e që kërkojnë me fantazinë e tyre të çmeritur të tërheqin dhe të tjerët në një vale të frikshme.

Në një farë mënyre ky libër është edhe një traktat kundër gazetarisë së keqe, që autori e mbulon me gjuhën e romanit, ku për t’i dhënë liri stilit përzien me të gjithë detajet e informacio­nit duke përfshirë horoskopin, nekrologji­të dhe parashikim­in e motit ( jo vetëm atmosferik: “Çështja e celularëve nuk mund të zgjasë”, shkruan një gazetar i viteve ’ 90). Edhe pse historia e paraqitur në libër është një histori që i qëndron disi larg në dukje Shqipërisë, botimi afrohet shumë në perceptim me kaosin

Libri e përzien këndshëm sarkazmën, stigmën dhe paradoksin, që është aq i zakonshëm në veprën e tij, me një ligjërim gati linear. Por ne duhet të bëjmë atë që bën një lexues për të perceptuar atë që imagjinata shkon me të vërtetën dhe autori të shoqëron edhe vetë që ti ta kuptosh sa më mirë. “Asgjë nuk mund të na tronditë më në këtë vend. Në fund të fundit, kemi parë pushtimet barbare, grabitjen e Romës, masakrën e Seniglias”, e mbyll diku. Në fakt autori e mbyll shumë mirë me një dashuri, me anë të cilës na fut në rrjedhë normale të jetës sonë të zakonshme. “Jeta është e durueshme, mjafton që të jesh i kënaqur”, na thotë autori ardhur me një punë të mirë të Ledia Dushit e sprovuar edhe në një përkthim tjetër nga Eco. Ky i fundit ardhur gati me të gjithë korpusin e tij, falë “Diturisë”.

 ??  ??
 ??  ?? Titulli: “Numri Zero” Autor: Umberto Eco Botimet: “Dituria” Përkthyes : Ledia Dushi Çmimi: 1.000 Lekë Faqe: 207
Titulli: “Numri Zero” Autor: Umberto Eco Botimet: “Dituria” Përkthyes : Ledia Dushi Çmimi: 1.000 Lekë Faqe: 207

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania