Gazeta Shqiptare

Të kërkosh për asgjë

-

gohej, studentët u afruan t’i bënin fotografi dhe i kërkuan t‘ ju nënshkruan­te autografe. Sytë e saj nxorën shkëndija nga lumturia dhe entuziazmi për të shkruar në rubrikën e saj për këtë eveniment.

Ajo u largua me nxitim nga salla për të shkuar në ambjentet e gazetës për t’i dorëzuar redaktorit artikullin që ajo e kishte shkruar ditën e mëparshme. Shikoi orën.

“Oh, është ora një tashmë, duhet të shkoj në shtëpi sepse mbesa ime do të vijë për drekë sot. Ajo do të jetë aty brenda disa minutash”

Ajo nxitoi për në shtëpi dhe Liza, shërbëtorj­a, i dha asaj listën me njerëzit që e kishin telefonuar.

“A thirri mbesa??” pyeti ajo në ankth.

“Jo, mam, nuk mori.” u përgjigj shërbëtorj­a, “Kam gatuar gjellë të shijshme dhe sallata do të jetë gati tani”

“Faleminder­it Liza. Mos harro të bësh ca lëng të freskët portokalli. E di se Hendi i pëlqen lëngjet e freskëta” “Po, mam” u përgjigj Liza. Loulha shkoi në dhomën e gjumit ndërsa ndjente paksa marrje mendsh. Kishte nevojë të çlodhej për disa minuta për ta marrë Haifa Al Sanousi është një shkrimtare kuvajtjane. Ka kryer doktoratur­ën për letërsi moderne arabe dhe kritikë në Universite­tin e Gllasgout në Skoci, Mbretëri e Bashkuar. Aktualisht punon si Profesore e Asociuar për gjuhë dhe letërsi arabe në Fakultetin e Arteve të Universite­tit të Kuvajtit. Ka botuar një përmbledhj­e me tregime të shkurtra në anglisht të titulluar “Gratë në një shtjellë” ( Women in a Swirl) dhe dy përmbledhj­e të tjera në arabisht përkatësis­ht “Zhurma” dhe “Ikja e detit”. Ka botuar gjithashtu një libër me proza poetike në anglisht të titulluar “Momenti i heshtjes” ( The Moment of Silence). Haifa është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarë­ve të Kuvajtit dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar. veten. “Po për familjen tuaj, a…?’ Kjo ishte njëra nga pyetjet që iu duk si një gjemb i ngulur në zemër. Pse duhej domosdo të ishte e martuar!! Pse nuk e kuptonin ata se ajo ishte ende beqare? Ajo ishte afërsisht 45 vjeçe dhe ende beqare. Ky ishte fati i saj dhe ajo s’mund t’i shmangej. Ajo do të donte të ishte martuar dhe shtëpia e saj të ishte plot me fëmijë por ky ishte një mirazh tani; ajo ishte viktimë e destinit të saj.

Ora po shkonte 2 mbasdite dhe nuk dukej shenjë se Hendi po vinte. “Nuk e di pse ajo po vonohet, ajo është e rregullt gjithnjë në orare” mendonte.

Loulha kujtoi artikullin që do të botohej ditën tjetër. Ishte për ndjenjat e brendshme të njerëzve. Ajo kishte pasqyruar edhe ndjenjat e saj të brendshme gjithashtu. Ajo do të donte që dikush të kishte qenë në dijeni të flakës në kraharorin e saj të shkaktuar nga vetmia. Ëndërronte gjithnjë që një burrë do të vinte dhe ta çlironte nga vuajtja.

Solli ndër mend fëmininë e saj dhe vuajtjet e adoleshenc­ës. Ajo nuk mund të harronte kurrë çfarë i kishte ndodhur në të kaluarën. Fati e kishte vënë atë në një botë brengash dhe trishtimi. Nëna e saj kishte vdekur ditën që ajo kishte lindur. Ajo ishte rritur nga njerka që e urrente atë dhe merrej me të si me një vajzë të dorës së dytë. Babai i saj kishte një personalit­et të paqëndrues­hëm që nuk mund t’i rezistonte ligësisë së gruas së tij. Ai kurrë nuk arriti të mbronte fëmijën e tij.

Ajo ishte larguar nga shtëpia e babait të saj për të shkuar të jetonte me vëllain e saj më të madh Nauaf që ishte dhjetë vjet më i madh. Kjo lëvizje kishte qenë e detyruar pas vdekjes së babait të saj. Nuk ishte shumë e mirëpritur as në banesën e re. Nauaf nuk ishte i kënaqur me këtë gjendje sepse ai e dinte se gruaja e tij nuk e donte Loulhan aty, megjithëse mbesa dhe nipi i saj Hend dhe Helal ishin shumë të gëzuar të kishin dikë që kujdesej dhe kalonte ca kohë me ta. Të dy ishin nën 10 vjeç ndërsa ajo ishte njëzet, në vitin e dytë të kolegjit. Ajo bënte në shtëpi rolin e tezes së dashur dhe të kujdestare­s për fëmijët e vëllait. Nëna e tyre e kalonte shumicën e kohës jashtë.

Ajo kujtonte skenën e tmerrshme që e detyroi të largohej përsëri nga shtëpia. Ajo ishte viktimë e gruas së vëllait të saj Fatima, që kërkonte me insistim divorc nëse Loulha nuk largohej menjëherë. Ajo ishte xheloze me Loulhan sepse ajo ishte shumë e cekët. Ajo ishte dy me trup dhe një me mendje. Kishte dështuar në shkollë dhe nuk kishte gjetur një punë kështu që bënte me faj Loulhan për kompleksin e saj të inferiorit­etit, që e kishte tejkaluar për gjithçka.

Loulha kishte ikur nga shtëpia dhe kishte kaluar disa javë me një kushërirën e saj përpara se të lëviste në banesën e vet. Ishte e detyruar tani të mbështetej në forcat e veta. Ky ishte largimi i dytë që e la atë me plagë në zemër që nuk do të shëroheshi­n kurrë. Ajo lidhej rrallë me vëllain e saj Nauaf por Hend dhe Helal pyesnin vazhdimish­t për të. Helal ishte martuar dhe kishte udhëtuar për të ndjekur studimet në Universite­tin e Hauardit ndërsa Hend u diplomua në Institutin tregtar të Kuvajtit dhe punonte në Bankën Kombëtare.

Ora ishte dy e gjysëm dhe Hendi nuk kishte ardhur akoma. Loulha po bëhej merak për të, ‘ Ok, ku je Hend? Jam vërtet e shqetësuar?’

Ca minuta më vonë Hendi e mori në telefon,

“Hello teze, më vjen me të vërtetë keq. E di se duhet të të kisha telefonuar por isha shumë e zënë dhe harrova fare. Kërkoj falje”

‘ Oh, nuk mund ta besoj që po ta dëgjoj zërin tani. Shyqyr Zotit qenke mirë. Vetëm nxito, jam me të vërtetë e uritur”

“Kam frikë se nuk do të mundem të vij. Nuk kam mbaruar punë akoma. Bosi im thotë se nuk mund të largohemi derisa t’i mbarojmë dosjet kryesore. Më vjen me të vërtetë keq por të premtoj se do të takoj javën tjetër. Kalofsh mirë dhe mirupafshi­m”

“Mirupafshi­m Hend, shihemi javën tjetër” Loulha e uli receptorin duke u ndjerë e mërzitur vetëm.

Ajo la dhomën e gjumit dhe shkoi në zyrë ku po shikonte librat e saj, gazetat dhe artikujt por nuk kishte asgjë që ta gjallëront­e disi. Po meditonte për hallin e saj, “Kush ka nevojë për mua? Kush mendon për mua? Kam qenë e ndruajtur për të hyrë në lidhje me njeri sepse parandjej që gjithnjë do të më lërë në fund. Ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Askush nuk kujdeset për njeri, askush’ po mendonte Loulha.

Ajo preku fytyrën e saj dhe u shikua në pasqyrë në tavolinën e saj të zyrës. ‘ Oh, të gjitha rrudhat ulërijnë për moshën time. E kam humbur jetën time duke e kaluar vetëm megjithëse e rrethuar me njerëz. Askush s’e di tragjedinë time. Ajo vuri kokën mbi tavolinë dhe filloi të qajë. E gëlltiti brengën e saj, u kthye në shtëpi dhe kërkoi në çantë për tabletat. “Duhet t’i ndaloj këto” po mendonte.

Një ndjenjë e çuditshme paniku e shtyu të kërkonte një takim me terapistin, ditën tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania