Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

- “Milosao” e këtij numri kishte një intervistë bajagi të gjatë të studiuesit Anastas Kapurani për Ismail Kadarenë. Redaktori e kishte marrë ngacmimin nga libri studimor i autorit “Kadare ose Liria e Fjalës së munguar”, personazh që në vitet e fundit ka dhu

tan të bardhë të hijshëm.

Mund të shoh sytë e vjehrrës së saj që lëshojnë pak zymtësi pastaj buzëqeshin kur më shohin mua që përqëndroh­em tek ajo.

Unë nuk jam aq e lumtur saqe kisha pritur në ditën e saj të martesës por nuk e di pse. Ndoshta sepse do të më mungojë apo mbase është një arsye tjetër që s‘ e kap dot pikërisht tani. Në këtë moment arrij ta kuptoj çfarë do të thotë ndjenja e amësisë dhe e dashurisë gjithashtu.

Gëzimi që përshkëndi­t në sytë e Xhemalit më bën të ndjehem e kënaqur. Mezi marr frymë, kam një shtrëngim në gjoks dhe ndjej një peshë të rëndë që më bën të mos ndihem rehat.

Si në shumicën e dasmave kuvajtjane, ceremonia zyrtare është planifikua­r më herët, para dy muajsh. Unë e vonova martesën derisa ajo të përfundont­e provimet. Ajo ka qenë me të gjatë dy muajve të fundit pas fejesës por në darkë ka fjetur me mua deri këtë ditë. Tani ajo do të shkojë tek shtëpia e saj e re. Unë e ndjej me të vërtetë që po e humbas atë; e di se do të më vijë për vizitë por nuk do të fle më në një shtëpi me të.

“Ai është shumë i pashëm, shikoje” një zë krrokëllue­s më ndërpret mendimet. Është nëna e tij. I jap një buzëqeshje të shtirur që nuk më del nga zemra.

“Unë e dua atë mam” zëri i hollë i Noriyah më kishte gërricur veshët një ditë. Ishim ulur në dhomën e ndjenjës dhe po bisedonim me të. I fola për të dhe i thashë që ajo ishte shumë e re për tu martuar por ajo insistonte për të hyrë në portën e martesës. Ishte hera e parë që vajza ime kishte shprehur lirshëm emocionet e saj në atë mënyrë. “Unë e dua atë” kishte thënë ajo. Nuk doja t’ia thyeja zemrën, kujtoja vuajtjet e saj pas vdekjes së babait të saj dhe fjalët më ngecnin në fyt. “A je e sigurtë?” e pyeta. ‘ Po, mam, të lutem” kishte qenë përgjigjia e saj. Nuk mund të harroj sytë e saj që po më luteshin të bija dakord dhe unë pranova. Me kapluan emocione të papërshkue­shme. Ajo kishte qenë një fëmijë i errësirës, pa një burrë në jetën e saj, kështu që ajo ishte aq e lumtur që dikush kishte rënë në dashuri me të. Unë isha mposhtur nga sytë e saj të bukur. Doja të refuzoja vdekjen e rinisë time pasi u bëra e vé.

Mendimet më bënin të dal nga karakteri si tingulli i një xhami që thyhet duke më shkundur nga kujtimet. Por nuk e di përse ende ndihem në ankth. Dyshoj nëse dikush mund të mposhtë fuqinë e vetmisë time. Të gjithë njerëzit që po ndjekin dasmën më rrethojnë por s’mund të ma heqin këtë vetmi.

‘ Oh, do të doja që kjo gjendje të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania