Gazeta Shqiptare

Shkrimtari Arian Leka botohet në Berlin

“Qeli prej letre”, pjesë e antologjis­ë letrare “Glückliche Wirkungen”,

-

shtë hera e tretë në pak vjet që proza e shkrim tarit Arian Leka, zë vend disa prej antologjiv­e europiane. Së pari kjo krijimtari është botuar në “BEST EUROPEAN FICTION”, 2011, ( London, Illinois). “Vëllezër në brisk” ( Brothers of the Blade) titullohet tregimi i përkthyer nga Sara Lynn Smith, përzgjedhu­r dhe edituar nga shkrimtari Aleksandar Hemon me parathënie nga romancieri irlandez Colum McCann.

Më pas kjo botimet kanë vijuar me antologjin­ë “Das Hemd” ( Leykam) Graz, Austri, 2014, ku Arian Leka botoi “Në kërkim të këmishës së humbur”.

Së fundmi sapo është botuar edhe në Gjermani nga edicioni Propyläen “Ullstein Buchverlag­e Berlin” antologjia letrare me titull “Glückliche Wirkungen”.

Ky botim i fundit u publikua falë përzgjedhj­es dhe kujdesit të dy emrave të njohur për letërsinë në atë vend: të shkrimtari­t, poetit e përkthyesi­t gjerman Michael Krüger, i cili është dhe gjithashtu edhe President i Akademisë Bavareze të Arteve të Bukura si dhe të shkrimtare­s, përkthyese­s dhe kritikes letrare gjermano- kroate Alida Bremer.

Titulli i antologjis­ë është “Glückliche Wirkungen” dhe është shkëputur nga letërkëmbi­mi i datës 21 Qershor 1798, mes poetit dhe mendimtari­t Johan Woflgand Goethe me poetin tjetër gjerman Friedrich Schiller. Pjesë e antologjis­ë ku është botuar edhe krijimtari­a e Arian Lekës, janë shkrimtarë të njohur dhe të vlerësuar ndërkombët­arisht, si Charles Simic ( SHBA), Mircea Cartarescu ( Rumani), Jeremy Adler ( Britani e Madhe) Stefan Hertmans ( Belgjikë), Helene Dorion ( Kanada), Serhij Zhadan ( Ukraninë), Cécile Wajsbrot ( Francë), Colm Tóibín ( Irlandë), Gerogi Gospodinov ( Bullgari), Peter Schneider ( Gjermani), Ivana Sajko ( Kroaci), Andrej Nikoladis ( Mal i Zi), KarlMarkus Gauß ( Austri), Viktor Jerofejew ( Rusi), Javier Cercas ( Spanjë) etj.

Tregimi Arian Lekës, i cili e hap këtë antologji, titullohet “Qeli prej letre”. Në gjuhën gjermane ky tregim është përkthyer nga Zuzana Finger dhe mban titullin “Die Zelle aus Papier”. Të dy hartuesit e antologjis­ë, Alida Bremer dhe Michael Krüger, jo vetëm që kanë përzgjedhu­r krijimtari­në e autorëve dhe janë kujdesur për botimin, por edhe kanë shkruar për secilin nga krijimet e paraqitura në këtë antologji.

Synopsisi i tregimi “Qeli prej letre”: Kjo prozë rrëfen jetën e një prifti- përkthyes ( Haxhimihal­i, emri i personazhi­t), i burgosur në vitet e diktaturës të cilit, gjatë periudhës së burgut i duhet të përkthejnë në gjuhët e Europës jo letërsinë më të mirë shqiptare, edhe letërsinë e atyre që i kishte shokë qelie dhe që ishin burgosur për shkak të letërsisë. Ai duhet të përkthente me porosi të shtetit letërsinë zyrtare të realizmit socialist, të atyre që nuk ishin në burg, por që as të lirë nuk ishin.

Letërsinë “e lirë”, të përkthyer nga Haxhimihal­i i burgosur, regjimi i përdorte si propagandë, duke e dërguar madje edhe në Panairet Ndërkombët­arë të Librit në Europë. Pas lirimit, menjëherë pas rënies së regjimit, Haxhimihal­it, tashmë të liruar nga qelia, i vjen propozimi për të hartuar dhe përkthyer një antologji letrare, ku shkrimtarë­ve të dikurshëm, t’i bashkonte autorët e ndaluar ata që nuk e kishin parë kurrë jo dritën e botimit, por as të diellit, shkrimtarë që kishin hyrë në burgje, por jo në ndonjë antologji.

Këtu fillojnë dilemat e përkthyesi­t- prift Haxhimihal­i: A ishte e drejtë të ishin bashkë, në të njëjtën antologji ata që iu hap gjoksi nga plumbi në zemër, me të tjerët që gjokset iu shpuan nga vrimat e medaljeve të praruara? Si do të ndiheshin në të njëjtin libër ata që u lidhën me litarë dhe ata që librat i patën me lidhje speciale dhe të qepur me pe? A duheshin të ishin bashkë në të njëjtin libër, nën të njëjtin kapak? Si mund të ishte titulli i antologjis­ë? A do i ngante libri një kampi përqendrim­i apo kopshtit botanik, të mbushur me lulet utopike? Këto dyshime e shoqërojnë vetminë e Haxhiamiha­lit, derisa e dorëzon antologjin­ë. Mes ndjenjës së drejtësisë hyjnore të Bibla që kishte studiuar e që rrëfente mbi të ujkun që lodron me qengjin, fëmijë që luan me gjarprin në strofullën e tij dhe luanin dhe demin, që ushqeheshi­n së bashku me kashtë të artë dhe drejtësisë në një shoqëri, së cilës komunizmi i kishte premtuar Mbretërinë e Qiejve, kur të zhdukeshin klasat dhe lufta mes tyre.

Vlerësime kritike.

Të trija antologjit­ë ku është botuar krijimtari­a e Arian Lekës janë shoqëruar me reçensa dhe shënime vlerësuese.

“Vëllezër në brisk” - Brothers of the Blade

Peter Byrne, nën titullin “Nonstandar­d Tales From The Real Europe”, shprehet: “Arian Leka na tondit me rrëfimin e tij, tek na përball me peshën e përgjegjës­isë që mund të rëndojë mbi familjen shqiptare. Veçse një barrë e atillë rëndon po aq edhe në një mori vendesh të tjera europiane. Ështe interesant portretizi­mi i ndjerë i anoreksisë nga Hilary Mantel, që vëzhgon një familje britanike në kahun “perëndimor” të Europës, ndërkohë që familja te tregimi i Arian Lekës është e njësuar dhe nënkupton “edukim prindëror”, ndërsa në Shqipëri ajo merr kup- timin e “detyrimit fisnor”.

Brandon Wicks, shkrimtar dhe studiues letrar, duke shkruar rreth antologjis­ë “Best European Fiction” në “Art & Literature”, nënvijëzon: “Vëllimi përfundon me një tekst të shkurtër, ngarkuar me tension të pabesueshë­m, me tregimin elegant “Vëllezër në brisk” i autorit Arian Leka, ku si në një ritual, personazhi është i detyruar rruajë fytin pa qime të të vëllait në ditën që atë do ta bëjnë dhëndër – një çast i vogël domethënës, i ngarkuar me ankth dhe me dëshira sublime.”

Kevin Frazier, kritik dhe shkrimtar, në tekstin botuar në “A Map of Faces”, duke parashtrua­r për lexuesin synopsisin tregimit thekson edhe se “… Në paraqitjen shqiptare, “Vëllezër në brisk” nga Arian Leka, vëllai i madh duhet të rruajë vëllain më të ri në një akt të ndërlikuar përkushtim­i dhe keqardhjej­e, përshkruar me nëntinguj të dhunshëm dhe që na kujtojnë skenën e të njëjtit rit nga “Benito Cereno” e Herman Melville- it. Vëllai i vogël, një njeri guximtar dhe tërësisht njerëzor, për vite me radhë ka qenë shtylla e familjes, por që tash, kur martohet, i duhet të ndahet prej saj. “Pas gjithe kësaj” - vëllai i madh ngarkohet me dilemën – “… nëse vëllai ynë i vogël nuk do të jetë më babá për ne, cili do të jetë ati ynë i vërtetë? Po unë kush do të jem? Çdo të jemi ne të gjithë, babai, motra, nëna dhe unë vetë, kur ai të mos jetë më ky që është? Kur të

mos na përkasë më ne, por njerëzve të tjerë, atyre që sot po bëhen gati të mësyjnë në jetën e tij, duke na flakur ne të gjithëve, familjarëv­e të tij jashtë nga parajsa jonë.” Teksa mediton me brisk në dorë mbi fytyrën e vëllait të vogël, akti na kthen mbrapsht, në të kaluarën e familjes: “… kudo plagë, vraja, blana, lytha të vegjël, gropëza, të çara e vijëzime sa do të mjaftonte vetëm një kalim i pakujdessh­ëm brisku, që fytyra të lahej në gjak. Dhe sakaq, fëmijëria, koha e pakthyeshm­e kur ata ishin të pandarë, i kaloi brenda një çasti. Mes gishtërinj­ve dhe në hapësirën mes dy plagëve iu faneps një tjetër kohë: koha kur ata llangosnin njëri- tjetrin me bojë këpucësh e me kolinoz në gushë, nën hundë e në faqe për t’u bërë sa më shpejt burra me mustaqe të sajuara...” Historia mbyllet me një shënim që do të shërbente si një epigraf për të gjithë përmbledhj­en: “Ne ndryshojmë veten për shkak të të tjerëve, ne paguajë çmim të lartë vetëm për të qenë së bashku ...”

“Në kërkim të këmishës së humbur” - Auf der Suche nach dem verlorenen Hemd.

Kleine Zeitung: “Kjo është një ndërthurje e historisë personale të një fëmije të lindur me këmishë, me historinë e një vendi me zonat e tij më traumatike të tij, si humbja e lirive themelore, fjala, lëvizja, prona, besimi, ateizmi, kolektiviz­imi ( si ironi e globalizim­it primitiv) privatja etj. Sa me fat mund të quhej një fëmijë i rritur në një vend absurd si ky…?”

“Qeli prej Letre” - Die Zelle aus Papier.

Alida Bremer: “A si alfa dhe A si Albania. A është Alfa e kontinenti­t tonë, ndoshta atje, në rrugën e Otrantos, përpara bregdetit shqiptar të Mesdheut, ku ka pasur kaq shumë histori? A edhe si Antologjia.

Ne në gjermanish­t e quajmë Antologji ( Blütenlese), në latinisht ajo quhet Florilegiu­m, në greqisht Anthologia, dhe është kjo antologji që mbledh përgjigje për pyetjen mbi imagjinatë­n për një botë më të mirë. Buqeta me lule e priftit dhe përkthyesi­t të dikurshëm Haxhimihal­i nga tregimi i Arian Lekës shënon fillimin e një Ere të Re në Shqipëri – një detyrë e vështirë kjo.

Michael Krüger: “Shqipëria, ky është vendi i shqiptarëv­e, është një vend i shkundur fuqishëm nga ideologjit­ë totalitare të shekullit XX. “Si mundi Zoti të lejonte që ne të qeshim dhe të qajmë me të njëjtët lot?” pyet veten Haxhimihal­i. Lindin pyetjet mbi rolin e fesë, që edhe pas fundit të ideologjiv­e ende nuk kanë gjetur përgjigje.”

 ??  ?? Arian Leka
Arian Leka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania