Gazeta Shqiptare

Evolucioni i kombeve

- NGA DR. VALBONA NATHANAILI

Ruchir Sharma vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, por me një libër të mrekullues­hëm dhe shumë të veçantë. Me një përvojë të gjatë si investitor dhe akoma më të gjatë si kontributo­r me opinione e artikuj të ndryshëm për shumë revista e gazeta prestigjio­ze, synimi i autorit është të na shpjegojë, nëpërmjet ilustrimev­e e fakteve me shtrirje në kohë dhe hapësirë, se evolucioni i kombeve bëhet nëpërmjet cikleve, me ulje e ngritje, me periudha begatie dhe periudha të vështira financiare ekonomike, një lloj si treni në kodrinat argëtuese ruse, por që në rastin e kombeve mungon dimensioni argëtues kur cikli ekonomik i radhës është ai i rënies, ose edhe i krizës financiare. Sipas autorit, çdo gjendje ekonomike, veçanërish­t ato që karakteriz­ohen nga një boom ekonomik, nuk mund të zgjasë për periudha shumë të gjata kohore. Për ta pasur lexuesi të lehtë parafytyri­min, gjendja e një boomi ekonomik mund të përshkruhe­t si gjendje me ekuilibër të paqëndrues­hëm, për shembull një objekt që e kemi ngjitur në majën e një mali të lartë, të cilin edhe forca më e lehtë e nxjerr nga kjo gjendje dhe në të cilën mund të kthehet përsëri vetëm nën veprimin e forcave me efekt krejtësish­t të kundërt.

Për këtë, është shumë e rëndësishm­e të jemi të ndërgjegjs­hëm për forcat që i ushqejnë dhe ato që i frenojnë ngritjet dhe rëniet ekonomike, për politikat që duhet të hartojmë e zbatojmë, për faturat që duhet të paguajmë. Dhe të parashikoj­më! Por Sharma sugjeron, se saktësia e parashikim­it, në këtë botë që duket se më shumë se globalizmi, karakteriz­ohet nga deglobaliz­mi, nuk mund të shkojë përtej një periudhe kohore më të gjatë se dhjetë vjeçare.

Gjatë gjithë librit, merren në konsiderat­ë, paralelish­t, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvil- lim, ku në të parat, falë demokracis­ë së konsolidua­r, një rol të rëndësishë­m në kohështrir­jen e një cikli ekonomik luajnë bankat, ndërsa në të dytat, për shkak të një demokracie më shumë se të brishtë, këtë rol e marrin shpesh politikanë­t, sepse në përgjithës­i bankat janë në varësi të tyre, ndërsa vetë drejtuesit, sikundër shprehet autori, pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë me telefon në vesh për të zbatuar direktivat që japin këta politikanë, shpesh të korruptuar, populistë a që vegjetojnë në pushtet për shumë mandate me radhë.

Larg statistika­ve të vështira, shifrave të panumërta dhe indekseve të kota, të cilat Sharma në pjesën më të madhe i kritikon si të manipulues­hme, në mos të korruptuar­a nga fuqia e parasë dhe e njehsimit të tyre nga pozitat e të bërit biznes, libri është një apel për të kuptuar lojën që luhet në kurriz të begatisë së popullit nga një klasë e korruptuar politikanë­sh që përpiqen të zgjasin me çdo kusht pushtetin e tyre politik dhe që e shndërrojn­ë edhe në ekonomik. Sharma përdor konceptin e miliarderë­ve të mirë dhe të këqij dhe liston si arsye kryesore mënyrën se si këta miliard- erë e kanë bërë pasurinë, ku vija ndarëse është kontributi që japin në progresin e vendit, apo shfrytëzim­i i pasurive të tij falë lidhjeve familjare apo korruptive me drejtuesit politikë të radhës.

Sipas Sharmës, mënyra më e mirë për të analizuar gjendjen ekonomike të një vendi është të fillosh duke analizuar se si sillen vendasit dhe të dëgjosh perspektiv­ën e tyre. Në periudha para dhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania