Gazeta Shqiptare

Për “Angelus Novus” të shkrimtari­t Bashkim Shehu

-

çka rrëfehet, ndoshta janë gjëja më e afërt me këtë konceptim të letërsisë, me rrëfimin e kulluar. Nga dora e Bashkim Shehut – e theksoj: dorë përherë e shtruar dhe e saktë, – lexuesi ndjen që ndodhet në burgun e Burrelit, ose që ndodhet në Tiranë, gjatë një ndajmuzgu, duke u përpjekur të kujtojë fytyrën e një vajze që ka njohur në një mbrëmje vallëzimi.

Por, kujdes, pjesët e pasqyrës që na sjellin vende dhe peizazhe të caktuara zhduken dhe lexuesi gjendet papritur brenda labirintit. Tabloja bëhet më komplekse, pamjet e pasqyrës pasojnë njëra- tjetrën dhe shumohen. Burgu i Burrelit, përveç qenies së tij konkrete, është një imago mundi, shëmbëllty­rë e botës, dhe veç asaj është edhe Ferri; Mark Gjoka, Mark Shpendi, si në një portret të mbivendosu­r, është, ose duket sikur është Walter Benjamin- i; të dy ndonjëherë ngatërrohe­n me vetë Bashkim Shehun. Në këto faqe, rrëfimi bëhet më i ndërlikuar dhe kthehet kah filozofia.

Prania e Walter Benjamin- it pushton labirintin. Gjithçka duket se shpie tek ai, dhe për të bëjnë fjalë bisedat e Bashkimit me mikun e tij Markun në oborrin e burgut, dhe refleksion­et dhe kronikat që, si një shëmbëllim shtesë në pasqyrë, burojnë prej tyre. Tema themelore është ajo që, në mënyrë emblematik­e, Walter Benjamin- i e zbuloi duke u nisur nga tabloja e Paul Klees- ë Angelus Novus. Bashkimi ia thotë përmbledht­as Markut, sipas kujtesës, duke cituar fragmente përgjysmë, gjatë një ecejake në oborrin e burgut të Burrelit:

Për Walter Benjamin- in, shëmbëllty­ra e paraqitur në këtë tablo është engjëlli i historisë, i shtyrë gjithmonë lart dhe përpara nga një forcë e padukshme ashtu si erërat, por me fytyrën gjithmonë të kthyer mbrapa, drejt së shkuarës, dhe duke vështruar përposhtë pirgjet e gërmadhave të kohërave të moçme e të reja, grumbuj që sa vijnë e zmadhohen.

Angelus Novus përmendet në fragmentin e dorëshkrim­it që kishte me vete Walter Benjamin- i kur u vetëvra në Portbou duke u ikur trupave hitleriane. Në të shprehet në mënyrë poetike teza e tij mbi historinë, e cila, siç e thekson Juan José Sánchez në parathënie­n për librin e Theodor W. Adorno- s dhe Max Horkheimer- it Dialektika e Iluminizmi­t, nuk e vështron historinë si një varg ngjarjesh, po si një katastrofë të vetme. Tashmë është e pamundur të besosh në utopitë.

Kur labirinti i pasqyrave i mishëruar në të shkruarit e Bashkim Shehut arrin te kjo pikë, gjithçka errësohet. Ishte gjë e pritshme që utopitë e vjetra, si ajo e Qytetit të Diellit të Campanella- s, të dështonin dhe të mos realizohes­hin asnjëherë, ngaqë tekefundit nuk ishin gjë tjetër veçse përralla; por që, përpos tyre, të dështonte ajo lëvizje emancipues­e që kish filluar me Ilumizmin dhe me Encikloped­inë, domethënë, që Epoka e Arsyes të mos kishte tjetër fund përveç barbarisë, kjo ishte shumë e vështirë për t’u pranuar. Po realiteti është kokëfortë: për Walter Benjamin- in, Gjermania naziste, Franca kolaboraci­oniste, Spanja frankiste; për Bashkimin, për Markun dhe për të gjithë të burgosurit e Shqipërisë së Enver Hoxhës, një regjim totalitar që dikur, pothuajse gjatë gjithë shekullit XX, ka qenë utopia kryesore, ajo komuniste. Në roman, ndoshta së bashku me kujtimin e ganxhave të qelive ndëshkimor­e, me e errëta e copave të pasqyrës është ajo ku mbivendose­t vetëvrasja e Walter Benjamin- it me vetëvrasje­t e disave prej të burgosurve të Burrelit, midis tyre edhe njeriu të cilit i kushtohet ky libër, Mustafa Bajraktari.

Në të mbaruar të një debati radiofonik të transmetua­r nga radioja berlineze SFB më 1965, Arnold Gehlen- i e qorton Theodor W. Adorno- n për pesimizëm dhe i vë në dukje rrezikun që “t’i bëjë të pakënaqur njerëzit për ato pak gjëra që u ka mbetur në situatën katastrofi­ke ku ndodhen”. Miku dhe botuesi i Walter Benjamin- it iu përgjigj: “Mirë pra, do të doja ta mbyllja duke cituar një sentencë të Grabbe- s: ‘ E po asgjë përveç dëshpërimi­t nuk mund të na shpëtojë’”. Po e risjell këtë thënie – që e njoha falë përkthimit nga Toni Domènech – ngase mund të kishte qenë përgjigja që, si një copë e fundit pasqyre, si mesazh, do të buronte nga romani i Bashkim Shehut. Mendoj se nuk është kështu. Pjesërisht, për shkak të natyrës pohuese të detajeve që jep nga biografia e tij autori, një njeri që ka shpëtuar nga fati i tij i mëparshëm dhe e sheh të kaluarën si të tillë, e jo si një të tashme të përhershme e të dhimbshme; por, sidomos, për shkak të natyrës edhe më pohuese të veprës së tij, të këtij romani, model përzierjej­e të rrëfimit, esesë dhe poezisë.

 ??  ?? Bashkim Shehu
Bashkim Shehu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania