Gazeta Shqiptare

Helm në mitingun e PD, 140 vetë në spital

Ministria e Shëndetësi­së: Raste edhe në spitalet e Durrësit dhe Elbasanit. Flasin dëshmitarë­t Mjekët: Intoksikac­ion. Kreu i opozitës, në QSUT me të njëjtat simptoma

-

Një substancë hel muese është hedhur në mitingun e PD- së për çeljen e fushatës elektorale të shtunën pasdite. Deri tani, sipas shifrës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësi­së, janë 140 qytetarë që kanë qenë pjesëmarrë­s në miting, të cilët janë paraqitur në QSUT, mes të cilëve 7 janë shtruar në spital. Edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha qëndroi për disa orë në spital me të njëjtat shenja. "Pas komunikime­ve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetëso­re në vend, raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivi­t si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësi­së. Simptoma e tyre e përbashkët është skuqja dhe djegia e syve, irritim i shprehur i lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrj­e, ndërsa mjekët thonë që bëhet fjalë për helmim ose intoksikac­ion. Një grup ekspertësh të prokuroris­ë, policisë, Gardës së Republikës dhe Forcave të Armatosura po hetojnë për të kuptuar se ç'solucion u hodh në mitingun hapës të fushatës elek- torale të PD- së në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

DËSHMIA

Një prej grave që ka pësuar helmim dje gjatë mitingut të PD- së, thotë se ndodhej në rreshtin e parë, pranë kryedemokr­atit Basha. "Po më dridhet trupi. Unë isha gjysmë metri larg Bashës. Nuk po shihja, kam qenë keq, nuk po prisja që të dilte drita", - tha ajo teksa po linte ambientet e QSUT- së, pasi kishte marrë trajtimin mjekësor. Gruaja tregon se gjatë natës ka ndjerë shqetësime të mëdha, probleme me sytë dhe me frymëmarrj­en. Probleme ka shfaqur edhe burri i saj, dhe për këtë i janë drejtuar QSUTsë. Por sipas tyre, kur ata kanë mbërritur në spital, aty nuk ka pasur asnjë mjek. Një tjetër grua qëndron në të njëjtën dëshmi si të tjerët, madje edhe pse po dilte nga spitali ajo nuk mundte t'i hapte dot sytë. Mes 140 personave Kryetari i PDsë, Lulzim Basha nuk u ndie mirë edhe pas shërbimit që mori në spitalin e ORLsë në QSUT. Sipas burimeve të afërta, ai tentoi të vijonte fushatën elektorale, por e pati të pamundur dhe anuloi 3 takime të parashikua­ra për në Lushnjë.

të helmuar në mitingun e djeshëm të Partisë Demokratik­e janë edhe Flutura Beqiri, Anxhela Bukaçi dhe Barbara Doda, me vendbanim në Tiranë. Në një prononcim për "BalkanËeb" ato tregojnë se kanë qenë të vendosura pranë podiumit ku ka folur kreu i PD- së, Lulzim Basha. Të lënduarat thonë se janë ndjerë keq sapo ka nisur mitingu por nuk kanë kuptuar gjë, ndërsa sot në mëngjes kanë shkuar me urgjencë në spital. "Kemi qenë bashkë me tezen pranë podiumit ku ka Dyshimet e para janë për një pluhur të hedhur në miting. U mendua fillimisht se shkak ishte një solucion i përdorur për të fryrë tullumbace­t, por PDja sqaroi se ato nuk plasën dhe se nuk pati asnjë lëndë tjetër shpërthyes­e në miting. Ndërkaq, mjekët ligjorë po analizojnë të gjithë kampionët e marrë nga të lënduarit që u paraqitën në Urgjencën e QSUT- së.

folur Basha. Jemi ndjerë keq menjëherë sapo ka nisur mitingu, por nuk kuptuam gjë se nga na erdhi. Menduam se ishte nga lodhja ose njerëzit e shumtë. Shkuam në shtëpi dhe në mëngjes ikëm në spital se nuk po rrinim dot më. Sytë i kishim flakë të kuq, na merreshin mendtë, nuk di ç'të them. Nuk e di nga na erdhi. Kur erdhëm këtu, e kuptuam", - u shprehën ato. Ministria e Shëndetësi­së deklaroi se janë 140 raste me simptoma të tilla, por ende nuk është zbuluar shkaku.

 ??  ?? Mitingu i PD- së
Mitingu i PD- së
 ??  ?? Pjesëmarrë­s në miting, të cilët janë paraqitur në QSUT
Pjesëmarrë­s në miting, të cilët janë paraqitur në QSUT
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania