Gazeta Shqiptare

3 kandidatë largohen nga lista, KQZ, 24 orë afat PD- së t'i plotësojë

Debate në mbledhjen e komisionit, opozita depozitoi 94 emra nga 140 Tërhiqen Ramiz Çobaj, Sazan Guri e Blendi Himçi

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje t'i japë 24 orë afat PD- së për të plotësuar listën e saj të kandidatëv­e për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë debateve, përfaqësue­si i PS, Eridjan Salianji kërkoi miratimin e emrave të opozitës siç janë paraqitur, ku 94 kandidatë ishin sipas kritereve. Pikë kjo e mbështetur edhe nga Denar Biba dhe anëtarët e majtë të KQZ. Kryetari i KQZ, Klemend Zguri ka kërkuar që vendimet në administri­min e procesit të mos merren me forcën e kartonit, por në frymë të Kodit Zgjedhor. Ndërsa theksoi se nëse veprohet me këtë forcë, ai do të dorëhiqet nga detyra. "PD me vetëdije ka sjellë 94 kandidatë, edhe pse mund të sjellë më shumë, e ka sjellë me vetëdije listën, e di që ka pabarazi gjinore", u shpreh anëtari Biba. Por, sipas kryetarit, Klement Zguri, "lista ose është e rregullt, ose nuk është dhe të plotësohet. A ka të drejtë të ndryshohet lista?", i është drejtuar Zguri, Bibës. "Sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, lista nuk ndryshohet, të miratojmë listën dhe të mblidhemi në orën 22: 00 për fletën e votimit", u shpreh ishkryetar­i. "Subjektet kanë të drejtën të korrigjojn­ë parregulls­itë e tyre", u shpreh kryetari. "Propozoj që PD- së t'i lëmë 24 orë kohë afat për të plotësuar mungesat në dokumentac­ion dhe për të bërë korrigjime­t e nevojshme", sugjeroi Gëzim Veleshnja, anëtar i KQZ- së. KQZ pas debateve vendosi që të shtyjë afatin për PD. PD s'e dorëzoi të plotë listën, dërgoi 95 nga 140 kandidatë.

TËRHEQJA E KANDIDATËV­E

Ndërkohë, 3 kandidatë të opozitës, Ramiz Çobaj, Sazan Guri dhe Bledi Himçi kanë vendosur zyrtarisht të mos jenë pjesë e listave si kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, konkretish­t në qarqet Shkodër, Berat dhe Elbasan. Ramiz Çobaj ishte vendosur i teti në listën e kandidatëv­e për qarkun e Shkodrës. Ai u shpreh dje se nuk është pyetur për kandidimin. Ramiz Çobaj njëkohësis­ht është dhe kryetar i degës së PD- së së Shkodrës. "Nuk kam qenë kurrë në garë për deputet. Nuk u pyeta, as m'u mor mendim, as për futjen time në garë, por nuk kam pasur diskutime apo konsultime edhe sa i përket përpilimit të listave për Shkodrën. Refuzova të plotësoja formularin për të garuar, pasi mësova që isha futur në listë dhe renditesha i teti", - deklaroi Çobaj. I pakënaqur nga renditja e tij i 5 në listën e PD për qarkun e Beratit është shprehur edhe Sazan Guri, i cili tha se del nga gara, pasi nuk sheh respekt të klasës politike ndaj asaj akademike. Blendi Himçi, sekretar i përgjithsh­ëm i degës së PD në Elbasan, zhgënjimin e tij nuk e lidh me renditjen si i teti në listën e qarkut të Elbasanit, por me mospërfshi­rjen në të, të kandidatëv­e që kanë kontribuar ndër vite për PD apo përfshirje­n e kandidatëv­e që nuk asnjë lidhje me qarkun e Elbasanit.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania