Gazeta Shqiptare

Mazhoranca e Zaev me 62 deputetë, Lëvizja Besa refuzon koalicioni­n

Kryeminist­ri i Maqedonisë rizgjidhet në krye të partisë së tij LSDM "Nuk pranojmë ministra të hetuar për krime"

-

Mungojnë edhe pak ditë deri në kr ijimin e qeverisë së re të Zoran Zaev dhe tashmë janë përmbyllur koalicione­t. Partia e Kryeminist­rit të ri të Maqedonisë, LSDMja, do të qeverisë në aleancë me partitë shqiptare, të cilat kanë marrë disa nga postet kyçe. Megjithatë, e "përjashtua­ra" mes shqiptarëv­e është Lëvizja Besa, e cila ka vendosur të qëndrojë jashtë koalicioni­t të ri qeveritar. Me këtë, shumica e re parlamenta­re do të ketë 62 vota në parlament, të mjaftueshm­e për miratimin e kabinetit qeverisës të Zoran Zaev. Megjithatë, ky vendim i Besës ishte i papritur, pavarësish­t kushtit të saj të mëhershëm. Lëvizja Besa kishte kërkuar realizimin e disa parimeve që burojnë nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë. Po ashtu kërkonte që në kabinetin e ri të mos ketë vend për persona të dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për vepra kriminale. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftoi përmes një komunikate se "mbeten dyert të hapura për bashkëpuni­m rreth reformave që e presin vendin dhe për gjithçka tjetër që paraqet interes për Republikën e Maqedonisë". Ndërkohë, Aleanca për Sh- Pas mandatimit të Zoran Zaev, Lëvizja Besa vuri një kusht për pjesëmarrj­en e saj në koalicioni­n qeverisës. Krerët e saj u shprehën se do të qëndronin jashtë qeverisë në rast se emrat e propozuar nga Zaev për postet drejtuese do të ishin të përfolur për korrupsion.

qiptarët pritet ta bëjë zyrtar qëndrimin për pjesëmarrj­e në qeveri dhe do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësi­së, sipas burimeve nga të gjitha partitë e shumicës. Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur për emrat e ministrave të rinj nga radhët e veta. Ata do të jenë; Hazbi Lika, zëvendëskr­yeministër i ngarkuar për sistemin politik dhe marrëdhëni­e midis komunitete­ve; Bujar Osmani për zëvendëskr­yeministër për Integrimet në Bashkimin Evropian; Bylent Saliu për ministër i Drejtësisë; Kushtrim Bekteshi për ministër i Ekonomisë; Sadulla Duraku për ministër i Ambientit dhe Ramiz Merko për ministër pa portofol. Lidhja Social Demokrate do të njoftojë në vazhdim mbi përbërjen e kabinetit qeveritar, ndërsa, sipas pritshmëri­ve, të hënën mund të mblidhet parlamenti për miratimin e qeverisë. Nga ana tjetër, Zaev ka arritur një tjetër fitore. Ai është rikonfirmu­ar si kryetar i partisë LSDM. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë mbajti të shtunën Kongresin e 22- të, ku zgjodhi kryetarin dhe organet e tjera drejtuese të partisë. Zoran Zaev si kandidat i vetëm për kryetar u rizgjodh në krye të partisë. Nga 700 delegatë votuan 643, prej të cilëve 597 i dhanë votën zotit Zaev për ta drejtuar partinë në katër vitet e ardhshme. Radmilla Sheqerinsk­a u rizgjodh në postin e zëvendëskr­yetarit. Zoran Zaev tha se do t'u jepet fund ndasive dhe se partia do t'u përkushtoh­et reformave rrënjësore. "Mjaft më me revanshizm­a që na kthejnë prapa! Vetëm një shoqëri jo e politizuar çon drejt një zhvillimi ekonomik", - theksoi ai. Në Kongres morën pjesë edhe zyrtarë të partive simotra evropiane, si dhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe nga parti të tjera më të vogla të koalicioni­t zgjedhor me Lidhjen Social Demokrate.

 ??  ?? Zoran Zaev dhe Bilal Kasami
Zoran Zaev dhe Bilal Kasami
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania