Gazeta Shqiptare

Drogë në Korfuz, policia greke zbulon dy ngarkesa në det

Sekuestroh­en 56 kg marijuanë, ishte braktisur

-

Një

operacion antidrogë i policisë greke ka përfund uar me sekuestrim­in e rreth 56 kilogramëv­e marijuanë. Mediat e vendit fqinj raportojnë se lënda narkotike është gjetur nga efektivët në ujërat detare të Korfuzit, ndërsa nuk dihet asgjë për prejardhje­n e saj. Sipas policisë greke, gjatë një kontrolli në det është evidentuar një ngarkesë droge në Erikusa. Fillimisht efektivët kanë parë 1 pako të madhe që pluskonte në det, e cila përmbante 4 pako më të vogla me rreth 40 kg e 250 gramë marijuanë. Në vijimësi nga kontrollet është zbuluar edhe një ngarkesë e dytë, e cila ishte në zonën detare të quajtur "Kulura". Në këtë rast, policia ka evidentuar 2 pako të mëdha që përmbanin nga 5 pako më të vogla secila, në total 16 kg e 900 gramë marijuanë. Edhe në këtë rast, mediat greke nuk referojnë asnjë të dhënë nëse ka dyshime që droga ishte nisur nga Shqipëria, apo nga territori grek, e gjithashtu asnjë të dhënë për destinacio­nin e drogës. Pavarësish­t sekuestrov­e, nga ky operacion nuk ka pasur të arrestuar, të paktën deri tani. Lënda narkotike thuhet se është braktisur, me gjasa nga persona që nuk kanë arritur ta realizonin misionin deri në fund, apo që mund edhe të kenë nuhatur kontrollin e policisë. Megjithatë, kjo sasi droge mendohet se nuk është e vetmja që lundron në ujërat e Korfuzit. Autoritete­t kanë vendosur të vijojnë operacioni­n për zbulime të mëtejshme të mundshme. Nga ana tjetër, efektivë të Antidrogës janë duke hetuar për identifiki­min, gjetjen dhe arrestimin e trafikantë­ve, për origjinën e të cilëve deri tani nuk ka të dhëna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania