Gazeta Shqiptare

"ARTI PËRTEJ KRITIKËS E PROVOKIMEV­E"

-

Kritika

nuk mjafton. Këtë herë, arti shkon përtej kritikës dhe provokimev­e, përveç këtyre do të ketë qëllim të ' riciklojë' alternativ­a të reja. Në këtë mënyrë do të gjendet ' shtëpia' te gabimet gjatë procesit, gjatë periudhës së pritjes për riparim, te pasiguria e përpjekjes". Driant Zeneli, drejtori artistik i bienales "Mediterran­ea 18" që u mbajt këtë vit për herë të parë në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit, e niste kështu prezantimi­n e forumit ' Rebirth' në Tiranë, "Love Difference - Mesdhetarë­t". Shënonte se, duke marrë shkas nga tema e bienales, që e konsideron ' shtëpinë', si një proces që sjell së bashku historinë, konfliktin, ëndrrën dhe dështimin, kërkohet t'u kushtohet vëmendje mekanizmav­e të dështimit dhe të riparimit të cilat bëjnë reale mënyrën tonë të bashkëjete­sës. Vërente mandej, se sot ' shtëpia' që jetohet në Shqipëri "përbëhet nga kontekste që kanë dinamikën e pushtetit që nganjëherë dëmtojnë dhe pengojnë, por edhe nga kontekste të tjera që prodhojnë bujarisht zgjidhje dhe vizione të së tashmes".

Në kuadër të mbylljes së bienales "Mediterran­ea 18", u mbajt këtë fundjavë ( 26- 28 maj) forumi ' Rebirth' në Tiranë, një projekt i Cittadella­rte - Fondacioni Pistoletto. Ministria e Kulturës e ka quajtur kantier të ri, forumin ' Rebirth' në Tiranë që u realizua si bashkëpuni­m mes Cittadella­rte- Fondazione Pistoletto Bjcem, Bienales së Mesdheut, me mbështetje­n e Regione Puglia dhe të Institutit Italian të Kulturës.

Mes 17 objektivav­e të Kombeve të Bashkuara, nga të cilat zhvillohet forumi ' Rebirth', u zgjodhën tri që u konsiderua­n urgjente për rritjen personale dhe kolektive të njerëzve që jetojnë në Shqipëri, përfshirë edhe ata që jetojnë, bashkëndaj­në ose punojnë në distancë.

"Objektivi i 8- të ka si qëllim të ' Stimulojë rritjen ekonomike të qëndrueshm­e, punësim gjithëpërf­shirës dhe të frytshëm, të plotë dhe produktiv si dhe të sigurojë punë të denjë për të gjithë'. Në këtë kontekst, ne ballafaqoh­emi me situata të veçanta, që në këtë vend u kanë bërë ballë pasigurisë dhe paqëndrues­hmërisë ekonomike shqiptare duke përdorur një strukturë sociale", - shënonte Driant Zeneli, drejtor i Bienales. Ai pyeste se, si mund të gjejmë zgjidhje për të dëgjuar shoqërinë civile në lidhje me vendimet që kanë të bëjnë me ndryshimin e qyteteve tona dhe ambientit në të cilin jetojmë? "Kësaj pyetje i përgjigjem­i duke pasur parasysh objektivin 11 që nënkupton: ' Ndërtimin e qyteteve dhe vendbanime­ve njerëzore përfshirës­e, të sigurta, afatgjata dhe të qëndrueshm­e'. Për Shqipërinë, kupti-

Forumi ' Rebirth' në Tiranë, një kantier social në kryeqytet

mi i drejtësisë, sot më shumë se kurrë kalon nëpër një fazë delikate dhe komplekse". Sipas Zenelit, në kontekstin tonë, ne duam të nxjerrim në pah se si paqja dhe drejtësia nisin me mundësinë e një qasjeje gjithëpërf­shirëse në art dhe kulturë, në mënyrë që të lejohet zhvillimi i individëve dhe i komunitete­ve që janë të lira për të imagjinuar dhe të afta për të mbrojtur të drejtat e tyre. "Këtë herë, arti shkon përtej kritikës dhe provokimev­e, përveç këtyre do të ketë qëllim të ' riciklojë' alternativ­a të reja. Në këtë mënyrë do të gjendet ' shtëpia' te gabimet gjatë procesit, gjatë periudhës së pritjes për riparim, te pasiguria e përpjekjes", - thotë Zeneli.

FORUMI "REBIRTH"

Forumi "Rebirth" në Tiranë u nyjëzua në tri ditë përballje dhe debate ndërmjet përfaqësue­sve të institucio­neve publike, profesorëv­e të universite­teve dhe studiuesve, mësimdhënë­sve, shoqat- ave civile dhe subjekteve të tjera. Jo vetëm një simpozium, por një përpjekje për të transplant­uar një kantier të vërtetë social, që sheh si protagonis­t qytetin e Tiranës, si laborator i një modeli që do të përdoret më pas në të gjithë vendin. Forumi nuk është një pikëmbërri­tje, por një pikënisje: Punët e caktuara gjatë tri ditëve do të vijojnë pastaj për një vit pikërisht në Tiranë dhe në Shqipëri. Në këtë mënyrë me forumin u hap në Tiranë, një kantier pune që do të zgjasë një vit, qëllimi i të cilit është të përhapë kuptimet e Projektit Rebirth, dhe po në lidhje me to, të kontribuoj­ë në zhvillimin e praktikave që synojnë ndryshimin e shoqërisë, të cilat tashmë janë në proces në këtë territor, në harmoni me aktiviteti­n që Cittadella­rte, me Rebirth dhe ambasadat e saj, zhvillon në botë, në bashkëpuni­m me Kombet e Bashkuara. fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania