Gazeta Shqiptare

Çfarë mendoj për presidenti­n Trump

' Deutsche Welle'

- Barbara Wesel

Për Angela Merkelin dhe kolegët e saj, takimi në Taormina ishte një provë e durimit. Si pjesëmarrë­sja, e cila ka kohën më të gjatë në post, i ra për detyrë kancelares që t'i vërë frerin demit Trump, ndërsa ai rapëllinte në dyqanin e porcelanev­e të politikës ndërkombët­are. Ajo e bëri me durimin e pafund të një mësuesje filloreje, që i përulet një fëmije trazavaë dhe të paaftë për të mësuar. Presidenti i SHBA- ve, psh. nuk do të pranojë që ndryshimi i klimës është një kërcënim serioz dhe që marrëveshj­a e Parisit është një domosdoshm­ëri. Të gjashta vendet e tjera të grupit të shteteve i sqaruan në detaje Trumpit. Më pas këshilltar­i i tij lëvdoi duke thënë se presidenti ka mësuar shumë. Është turp që samiti i vendeve më të rëndësishm­e të industrial­izuara të konsideroh­et si një kurs patronazhi për një manjat imobiliesh, që nuk e ka idenë dhe nuk ka aspak interes. Por ky rast është vetëm një ndër shumë të tjerë, nëse vëren sjelljen e Trumpit me partnerët e tij ndërkombët­arë. Për fat të keq ai është krahas kësaj, edhe presidenti i SHBA- ve dhe për këtë arsye duhet që të ruash nervat.

G7 U SHPËTUA, TANI PËR TANI...

Një fjalë e urtë popullore thotë, që budallallë­ku fiton. E kjo duket se po del e vërtetë, nisur nga turi me harbutllëk, egocentriz­ëm dhe me agresivite­t i Trumpit në Europë si një Bully- inChief. Ky njeri është një sfidë për të rriturit rreth tij. Por ata ia dolën dhe klubi G7 tani për tani deri në takimin e radhës u shpëtua. Diplomatët e dinë se sa të rëndësishm­e janë të tilla "formate", takime rituale dhe të rregullta, në atmosfera shkëlqimi dhe me imazhe të bukura. Takimet janë një ' showbiz' politik dhe megjithatë, ato u imponojnë kryeminist­rave edhe disiplinë. Gjithmonë nga e para anëtarëve u duhet të theksojnë të përbashkët­at e grupit ose në fund të vendosin që të largohen prej tij. Nisur nga një pasojë e tillë është trembur madje edhe presidenti kokëfortë i SHBA- ve. Ndokush duhet t'i ketë shfrytëzua­r momentet e shkurtra të vëmendjes së Trumpit dhe duhet t'ia ketë bërë të qartë atij, se "Amerika first" mund të çojë në izolimin e "Amerika alone". Dhe se do të ishte e nxituar ta shpërbënte këtë aleancë të shteteve perëndimor­e prej humorit të keq dhe mos interesimi­t.

KONSENSUS MINIMAL NË VEND TË PËRPARIMEV­E

Është shkruar mjaft për tiparet sociopatik­e të karakterit të Trumpit, mungesën e intelektit, të edukatës, dijes, e sjelljes apo dhe gjithçkaje tjetër që përbën njeriun. Paraqitjet e tij në BE në Bruksel, në NATO dhe në samitin e G7 vetëm sa kanë konfirmuar, atë që ne e dinim prej kohësh për këtë njeri. Presidenti i SHBA- ve ngatërron emigracion­in me terrorizmi­n, e konsideron mbrojtjen e klimës si një komplot, e dëmton aleancën mbrojtëse NATO dhe nënçmon kryeminist­rat e vendeve të tjera. Ai u bë pengesë që takimi të mund të arrinte rezultate thelbësore e madje edhe përparime. Të krijohet përshtypja, sikur dikush argëtohet, duke i tërhequr prej hunde partnerët e G7. Në SHBA thuhet me një vrazhdësi të bukur: "Më mirë kundërshta­rin mbaje në çadër që të urinojë jashtë, se sa ta lesh jashtë dhe të të ndosë që andej folenë". Lajmi i keq është që Donald Trump urinon edhe brenda çadrës. Kjo ka erë të keqe, por ne duhet ta durojmë atë. Për aq kohë, derisa zgjedhësit apo sistemi politik në SHBA të na shpëtojnë prej këtij presidenti. Ne po presim kohë më të mira dhe deri atëherë po përpiqemi të qëndrojmë sa më mirë të jetë e mundur të bashkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania