Gazeta Shqiptare

Ekuban: A do qëndroj te Partizani? Duhet të flas me Kievon më parë

Sulmuesi është në pikëpyetje sa i takon të ardhmes së tij. Mban hapur një derë për të kuqtë Italo- ganezi mund të përfundojn­ë në Sllovaki

-

7 gola në 33 ndeshje të Superiores, me një me satare më shumë se një gol në dy takime. Vetëm një sfidë e humbur për arsye kartonësh. Këto janë statistika­t sezonale të Kaleb Ekuban, sulmuesit italian me origjine ganeze, që ndoshta ndaj Skënderbeu­t zhvilloi sfidën e fundit me fanellën e kuqe. Nuk e gjeti rrjetën në Korçë, në takimin përmbyllës të kampionati­t me Skënderbeu­n, megjithatë paraqitjen e tij sezonale e vlerëson me nota pozitive. "Po, isha i pafat që nuk shënova, por nuk jam paraqitur në formën time më të mirë. Është e vështirë të luash në një ndeshje të tillë. Jam i kënaqur që shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë në këtë ndeshje të fundit të sezonit, në një përballje klasike, ku duhet të japësh më të mirën, sepse më pas do të ikësh në shtëpi për të pushuar pak. Ishte një ndeshje e bukur, por unë nuk dhashë maksimumin. Gjithsesi, jam i kënaqur për kampionati­n që kam zhvilluar".

Tri barazimet e fundit me Kukësit, Laçin dhe Flamurtari­n e nxorën Partizanin nga lufta për titullin. Disa gabime të njëpasnjës­hme, që në njëfarë mënyrë hodhën poshtë mundin e një sezoni. Por, Ekuban do të kujtojë gjatë një rast të humbur në përballjen direkte me Kukësin. "Sezoni 2016- 2017 mbaroi dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Pen- gu im i madh në këtë sezon me Partizanin është goli që humba ndaj Kukësit. Mendoj se këtë moment do ta mbaj mend gjatë, por do të më forcojë më shumë për sezonin e ardhshëm".

23- vjeçarit i ka përfunduar periudha e huazimit nga Kievo, por ai nuk e përjashton mundësinë e vijimit të bashkëpuni­mit me të kuqtë, sigurisht pasi të bisedojë me drejtuesit e klubit italian. "Për sezonin e ardhshëm më duhet të ulem e të bisedoj me drejtuesit e Kievos. E përsëris, nuk i dihet çfarë mund ta na sjellë e ardhmja, unë i lë gjithmonë dyert e hapura dhe kur vjen më e mira, e zgjedh atë. Partizani mund të jetë një zgjedhje e mirë për mua". Pas

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania