Gazeta Shqiptare

Ultimatumi i fundit i KQZ për PD: Sot sillni listat

PD s’plotëson kandidatët, shtyhet afati

-

"Me kolegët kemi ndarë shqetësimi­n e përbashkët se PD- ja, për shkak të udhëheqjes së gabuar, ka rrëshqitur në shtigje të panjohura dhe të rrezikshme, dhe se ajo duhet të kthehet sa më parë në shtratin e saj, prej të cilit, sipas meje, është larguar tmerrësish­t shumë. Ne jemi në fushatë, dhe betejën e vetme e kemi me kundërshta­rin përballë, Ramën." Topalli artikuloi akuza të forta kundër Lulzim Bashës si të përfshirë në një plan me Edi Ramën për shkatërrim­in e PD- së. Topalli e Imami ftuan demokratët e qytetarë të tjerë t'u bashkohen nismës së tyre. Pas kërkesës për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD- së, Imami dhe Topalli u panë në një kafe të njohur në Tiranë, së bashku me Astrit Patozin, Majlinda Bregu, Ridvan Boden, Keltis Krujën dhe Dashnor Sulën. KQZ-

ja shtyu afatin për dorëzimin e listave të kandi datëve të PD- së, ndërsa i bëri thirrje kësaj të fundit që deri ditën e martë në orën 09: 00 të sjellë listat e plota. Shtyrja e afatit u miratua me unanimitet në KQZ. Kreu i Komisionit, Klement Zguri tha se PD- ja ende nuk është paraqitur me listat, duke shkelur afatin 24 orë që i ishte lënë. "Duke kërkuar një mirëkuptim nga përfaqësue­sit e partive politike, por edhe nga kolegët në tavolinë, do të propozoja t'i japim edhe një afat deri nesër ( sot) në orën 09: 00 subjektit në fjalë dhe në 09: 30 të thërrasim mbledhjen e Komisionit", - tha z. Zguri. Të njëjtin shqetësim ndau edhe anëtari i Komisionit Bledar Skënderi, i cili shtroi mendimin se procesi duhet shtyrë duke i vënë afat kohor tjetër PD- së. "Dje ( pardje) na u komunikua që listat duhej të vinin. I dhamë 24 orë kohë për të plotësuar mungesat subjektit zgjedhor. Sot jemi në kushtet që nuk është paraqitur nga subjekti asnjë shtesë për listat, që është i nevojshëm. Të ndodhur në këto kushte, duhet të shtyjmë më tej procesin, të hedhim shortin për fletët e votimit, dhe pastaj presim PD të na dorëzojë listat", - tha Skënderi. Dy ditë më parë KQZ- ja i la PD- së afat 24 orë për të dorëzuar listat, pasi ato nuk kanë qenë të plota dhe nuk ishin të shoqëruara me formularin e dekriminal­izimit.

 ??  ?? Kreu i KQZ, Klement Zguri
Kreu i KQZ, Klement Zguri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania