Gazeta Shqiptare

Statuti, si shkarkohet kryetari, Basha: Mora vendim të drejtë

Më 23 korrik i mbaron mandati, deklarata e Topallit për pasardhësi­n e Berishës Përgjigjja për kritikët: Partinë e doni vetëm për karriget

-

Ish- drejtuesit e PD- së, Jozefina Topalli dhe Ar ben Imami kërkuan dje shkarkimin e Lulzim Bashës, por për shkarkimin e kryetarit të PD- së duhet të vendosë Kuvendi Kombëtar. Neni 35 i statutit të Partisë Demokratik­e, në pikën 4 të tij, përcakton mënyrën e shkarkimit. Në të thuhet se Kuvendi vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Statuti i PD- së, në nenin 37, pika D, përcakton se është Këshilli Kombëtar ai që vendos të gjitha kandidatur­at elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD- së, me përjashtim të atyre që ky Statut i parashikon ndryshe. Këshilli Kombëtar përbëhet nga: Kryetari dhe nënkryetar­ët, Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe sekretarët funksional­ë të partisë; ish- presidentë­t, ish- kryeminist­rat dhe ish- kryetarët e partisë që janë anëtarë të saj në momentin e thirrjes së Këshillit Kombëtar; deputetët; kryetari i Bordit Financiar të Partisë; kryetarët e degëve të PD- së; kryetarët e organizata­ve partnere; drejtuesit e Departamen­teve dhe kryetarët e Bashkive dhe të Këshillit të Qarkut, që i përkasin PD- së.

MANDATI

Lulzim Bashës më 23 korrik i përfundon mandati katërvjeça­r në krye të PD- së. Më datë 23 korrik të vitit 2013 ai hyri në selinë e PD- së si kreu i ri i demokratëv­e. Një muaj pas humbjes së zgjedhjeve parlamenta­re katër vite më parë, PD- ja zgjodhi pasardhësi­n e Sali Berishës përmes votimit "një anëtar- një votë". Lulzim Basha përballë të ndjerit Sokol Olldashi fitoi 80.39% të votave. Por, më 23 korrik, Bashës i përfundon mandati dhe ende nuk dihet nëse PDja do të jetë në gjendje të realizojë zgjedhjet e reja për kreun e ri të PD- së. Katër vite më parë, KQZ- ja e PD- së, e ngritur enkas për numërimin e votave, nxori Bashën fitues me 32.371 vota, ndërsa Olldashi mori 7.896 vota. 105.000 anëtarë të PD- së me kartën dixhitale në dorë, shoqëruar me pasaportë biometrike apo kartë identiteti, iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit kryetarin e tyre të ri. Në fjalimin e tij të parë si kryetar i PD- së, Lulzim Basha i garantoi demokratët për ringritjen e shpejtë nëpërmjet një opozite të fortë, që do të ketë në themel respektimi­n e zërit të anëtarëve të saj dhe interesit të qytetarëve. Ishnënkrye­tarja e PD- së, Jozefina Topalli ditën e zgjedhjes së Bashës deklaroi: "Në një moment të vështirë të PD- së, demokratët u ngritën për t'i dalë zot partisë së tyre! Me pjesëmarrj­en e tyre në çdo takim, gjatë dy javëve të fus-

hatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD- së, me qytetarinë dhe emancipimi­n e tyre, demokratët dëshmuan shpirtin e idealeve, mbi të cilat u lind dhe punoi kjo

parti. Të vetëdijshë­m për nevojën e ringritjes, të vendosur për t'i dalë zot asaj në ditë të vështira, të bindur se PD- ja kishte nevojë më shumë se kurrë për Genc Pollo e quan patetike kërkesën e të pakënaqurv­e si Bregu, Topalli, Patozi e Islami, emrat e të cilëve Basha nuk i përfshiu në listat e deputetëve. "Patetike! Përveçse jashtë vendi e kohe", shkruan z. Pollo.

anëtarësin­ë e saj, demokratët e bënë garën një proces emancipues, të veçantë, të civilizuar dhe demokratik. PD- ja ka një kryetar të ri, dhe uroj që ai “Modeli nuk u kundërshtu­a aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshta­rit. Por tani u mërzitën se erdhi radha e tyre. Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSHsë. Ju e shikoni vetë", shprehet z. Minarolli.

Lulzim Basha mbrojti vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij. Nga Lezha, z. Basha iu përgjigj kritikëve të tij brenda partisë, që kulmuan dje me reagimin e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit. Këta kërkuan mbledhjen e forumeve të PD- së për ta shkarkuar atë. Basha ishte në Lezhë, ku prezantoi kandidatët e këtij qarku, ku tha se vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë. "Duhet ndryshim! Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten. Ju pyeta ju, dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017", - theksoi z. Basha. "Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykim­et brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën. Si mendoni, kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki", - deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi. "Me Partinë Demokratik­e nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s'je deputet s'e do partinë?! Po ti s'e paske për partinë, e paske për karrigen", - theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, dje në Lezhë
Kreu i PD- së, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania