Gazeta Shqiptare

Kuvendi: Rrogat dhe dietat që morën deputetët e PD- së

90 ditë në çadër, përfitimet e opozitarëv­e

-

e opozitës, të cilët munguan në seancat plenare në Kuvendin e Shqipërisë prej tre muajsh, kanë marrë paga, dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie, shpenzime qiraje. Nisur edhe nga kërkesa të shumta të qytetarëve, të cilët kërkonin të dinin nëse janë paguar apo jo deputetët e çadrës, "Fiks Fare" iu drejtua me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë. I kërkuan informacio­n të plotë për trajtimet ekonomike, në lidhje me dietat, shpenzimet për karburant, për telefonin, për pjesëmarrj­e në aktivitete të Kuvendit, brenda apo jashtë vendit, për pjesëmarrj­e në komisionet parlamenta­re etj. Në muajin shkurt, administra­ta e Kuvendit vijoi të paguajë rregullish­t deputetët e opozitës me paga dhe përfitime financiare, të cilat kanë qenë në kufirin maksimal. Pagat kanë vari- uar nga 107 mijë lekë të reja që ka marrë Flamur Noka, deri në 134 mijë lekë që ka përfituar kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edi Paloka. Ndërkohë, këta deputetë kanë marrë edhe përfitimet financiare, nga 47 mijë lekë që ka marrë Sali Berisha, 137 mijë lekë që ka marrë Jozefina Topalli, deri te 162 mijë lekë që ka futur në xhep Nard Ndoka. Në total, në muajin shkurt, deputetët e opozitës kanë përfituar nga 160 mijë deri në 280 mijë lekë. Në mua- jin mars, deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë asnjë ditë në seancat plenare të Kuvendit apo në komisionet parlamenta­re, megjithatë, ata janë paguar. Në këtë muaj, Fatmir Mediu ka marrë pagën më të ulët, 84 mijë lekë të reja. Edi Paloka ka përfituar një pagë prej 128 mijë lekësh, pa qenë asnjë ditë në dyert e Kuvendit, megjithëse ishte shumë afër. Po kështu, ata kanë vijuar të marrin edhe përfitimet financiare, si karburant, qira shtëpie, dieta, shërbim i telefonisë etj. Sali Berisha ka qenë më i "ndëshkuari", me 47 mijë lekë. Ndërkohë, Vangjel Duke ka përfituar më shumë, plot 201 mijë lekë, i ndjekur nga Nard Ndoka me 157 mijë. Këta deputetë, në muajin mars, kanë shtuar të ardhura, paga dhe përfitime, nga 148 mijë lekë Arben Ristani, deri te 325 mijë lekë që ka marrë Vangjel Dule.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania