Gazeta Shqiptare

Rama: Demokratët na kanë borxh votat, shpëtuam Lulin e PD- së

Kryeminist­ri bisedon me gratë në Dibër: Rruga e Arbrit, çështje ditësh Listat e opozitës: Janë bërë qesharakë edhe vijnë vërdallë

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u premtoi dje dibranëve se përfundimi i Rrugës së Arbrit është çështje ditësh. Rama e kaloi ditën dje fillimisht me banorë të Klosit. Rama tha se demokratët u kanë një borxh socialistë­ve që i shpëtuan Bashën dhe PD- në. "Më 25 qershor, o do të kapim mat ata që duan të na çojnë prapa, ose do të jetë Shqipëria shah, mat sa herë kanë pas qeverinë. Marrëveshj­a është shumë e qartë. Kush do të humbasë, do të përgëzojë fituesin, se nuk ka çfarë të thotë më: Jo mi vodhi votat. Futi gjithë ato njerëz në qeveri? Përse i futi. I futi deri më datën 25 qershor, më datën 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Zgjedhjet mbaruan dhe shpresoj të jenë të pakontestu­ara", u shpreh Rama në bisedë me banorët. E më pas tha ai, "bashkërish­t më pas, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë, që të ulemi në tavolinën e BE- së dhe të nisim negociatat. Prandaj them që 25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil, por kuq e zi. Se tani na iku Kreshnik Spahiu dhe mund ta themi rehat kuqezi. Se kishim Kreshnikun e na shkatërroi sorra. Na mori simbolin. ( Flet me ironi) E di që jeni mërzit, por sorra ka sa të duash, Shqiponjë një ka, ajo e flamurit". Rama risolli në vëmendje rëndësinë që ka reformimi i drejtësisë në shtetformi­min e vendit. Rama tha se me zbatimin e vetingut në Shqipëri do të vendoset drejtësia dhe se të korruptuar­it do të ndëshkohen. "U futën gjykatësit e plepave, i mori Saliu nga mitingjet edhe 6 muaj me u bë gjykatës. Vetingu sa të fillojë brenda 2- 3 ditësh, po nuk na bëri ndonjë numër tjetër, PD do zgjidhen komisionet, ata do fillojnë punën. Brenda 6 muajsh ju do të shikoni vetë që pavarësish­t se do kërkojë disa vjet, do të shikoni vetë gjykatat", tha Rama. Duke komentuar listën e PD- së, Rama tha: "Janë bërë qesharakë edhe vijnë vërdallë. Ja shiheni Saliun, tentoi të vdiste në fron, si me u bë brend. Shifeni si është katandisur, është katandisur si fanti spathi tek ai grupi parlamenta­r. Ia ' vranë' të gjithë shokët dhe ka mbetur si fant atje". Ndërsa pasdite, Rama ishte me gra e vajza në Peshkopi. Duke ironizuar, Rama tha se që kur ka takuar Bashën edhe ai është bërë demokrat. "Në fund të ditës vota është për të marrë në punë grupin e njerëzve që do të kryejnë më mirë sipas teje punët që ti ke nevojë. Po e marr nga fëmijët, duke menduar për gjithë prindërit që janë demokratë, demokratë jemi të gjithë ne, sidomos pasi takova dhe Lulin edhe unë demokrat jam. Por po flasim për ata që janë me bindje të djathta, që unë nuk e di se çfarë domethënë kjo, por nejse dhe do shkojnë të votojnë", u shpreh Rama. Nga Dibra në një takim elektoral me qytetarët, Edi Rama deklaroi: "Rruga e Arbrit është çështje ditësh. Ministria e Financave do të japë miratimin për hapjen e procedurës së fundit, tani duhet hapur leja dhe besoj se brenda 2 javëve të para të qershorit, do të hapet dhe pas 45 ditësh nis procedura e kontratës. Dhe pas kaq ditësh llafesh, Rruga e Arbrit do të fillojë të rindërtohe­t dhe të krijohet lidhja me Tiranën si me rrugët europiane". Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëkohësis­ht kryesuesi i listës së Partisë Socialiste në Shkodër, ironizoi dje kreun e PDK- së, Nard Ndoka. "Me gjithë respektin që kam për të, e kam të vështirë ta kuptoj republikën e re, me Nard Ndokën. Ai i ka ndryshuar disa flamuj dhe prapë s'ka bërë asgjë për Vaun e Dejës", tha dje Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania