Gazeta Shqiptare

Bamir Topi thumbon marrëveshj­en: Duan të marrin fitore poshtë tavolinës

-

TIRANE- Partia Fryma e Re Demokratik­e ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë fjalës së tij, kreu i FRD- së, Bamir Topi u shpreh se partia që ai drejton do u përgjigjet të gjitha sfidave dhe do prezantohe­t denjësisht në zgjedhje. Duke komentuar aktualitet­in politik, Topi tha se rrënimi i shtetit nisi më 21 prill 2008, pak ditë pas ' Gërdecit'. Topi komentoi edhe marrëveshj­en Rama- Basha, duke thënë se ata kërkojnë të marrin fitore të pamerituar poshtë tavolinës. "Rrënimi i shtetit filloi më 21 prill të vitit 2008, pak ditë pas ngjarjes së Gërdecit. Unë kam qenë në atë kohë në presidencë. Ne ishim patriotë dhe vizionarë që nuk vendosëm interesin politik. Ata aktorë që ishin atëherë janë prapë sot. Ata që ndërtuan 21 prillin e vitit 2008, ndërtuan marrëveshj­en e dytë që nuk demonstroi gjë tjetër, por krizën e institucio­neve. FRD- ja ka kërkuar që të reformohet Kodi Zgjedhor, të bindur se drejtësia fillon ditën e zgjedhjeve. Ka një lloj dyfytyrësi­e nga politika aktuale. Ata kërkojnë drejtësi dhe të marrin fitore të pamerituar poshtë tavolinës. Ata na vendosën nën presion. Basha që sulmonte FRD- në nga çadra bëri çmos që të dilte nga çadra", - tha Topi.

Ndërkohë, kreu i FRD- së komentoi edhe ngjarjet brenda kampit demokrat si dhe fjalimin e Bashës që e etiketoi FRD- në si parti mercenare. Ai tha se ka dhënë kontributi­n tij në PD, por është zeruar.

"Si mund të jetë një lider demokrat ai që në mënyrë publike e etiketon FRD- në si parti mercenare se kërkon të marrë pjesë në zgjedhje?! Nuk kam pasur merak për ngjarjet në PD, por e kam konsiderua­r PD- në si një aset për demokracin­ë shqiptare. Si një vend ku kemi edhe aksionet tona politike dhe kemi kontribute­t tona që u zeruan", - tha Topi.

 ??  ?? Kreu i FRD- së, Bamir Topi
Kreu i FRD- së, Bamir Topi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania