Gazeta Shqiptare

Vetingu, nis dëgjimi i kandidatëv­e, 17 rekomandim­e negative nga ONM

Deri më 24 qershor duhen ngritur institucio­net

-

Komisioni

' ad hoc' për verifikimi­n e kandidatëv­e për institucio­net e vetingut nisën dje seancat dëgjimore me kandidatët që ishin skualifiku­ar nga lista prej 193 emrash. Ndërkohë sot, seanca do të vijojë me pjesën e kandidatëv­e që janë kualifikua­r nga ONM. Lista e tyre do t'u përcillet më pas dy komisionev­e të tjera ' ad- hoc', të cilat do të bëjnë përzgjedhj­en. I gjithë procesi i ngritjes së institucio­neve të vetingut, i parashikua­r në Kushtetutë, duhet të përfundojë brenda datës 24 qershor. Nga lista A, 64 kandidatë kanë përmbushur kriteret ligjore, ndërsa ONM për 17 prej tyre ka vendosur rekomandim­e negative, pasi edhe pse ligjërisht janë në rregull, 8 nuk justifikoj­në pasurinë, njëri me mbiemrin Gjika, ndërsa 9 kanë lidhje nepotike. Deputeti i PD, Bylykbashi u shpreh se kandidatët duhet që të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikua­r. "Në vend të operacioni­t ndërkombët­ar të monitorimi­t na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacion­i i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikua­r". Një ndër kandidatët që nuk përmbush kriteret dhe që është përjashtua­r nga ONM është Krenar Ahmeti, pasi sipas raportit, ka përvojë të pamjaftues­hme dhe sjellje të mëparshme kriminale. Por Ahmeti u shpreh në komisionin ' ad hoc' në Kryesinë e Kuvendit se: "Jam dënuar me gjobë nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Por sipas ligjit jam i rehabilitu­ar". Komisionet e vetingut do të përzgjedhi­n 27 kandidatë, të cilët do të votohen në një seancë parlamenta­re të veçantë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania